Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filmi “Roza Damascena” – pamja modern e ëndrrës bullgare

БНР Новини
Neda Spasova në një skenë nga filmi

Vitet e fundit, kinemaja bullgare përjeton rilindjen e shumëpritur. U xhiruan shumë filma të rinj me subjekte emocionuese, të cilët tërheqin vëmendjen e publikut. Mirëpo, skenarët e shumicës prej tyre rikrijojnë të vërtetën bullgare në formën e saj më të errët. Mashtrimet, vrasjet, vjedhjet, narkotikët janë armiku të cilin shoqëria has çdo ditë. Prandaj të gjitha ato asistojnë në historinë e heronjve, ndërsa secila prej tyre ka fundin e vet të parashikueshëm. Filmi “Roza Damascena” i regjisorit Todor Anastasov ndryshohet. Ky është një film krijuar sipas një rasti të vërtetë. Ai rikrijon ëndrrën bullgare të jetojmë ndryshe – më mirë, në mënyrë më të rregulluar dhe të jemi njerëz të suksesshëm. Emri nuk u zgjodh rastësisht. Kjo sepse vendi ynë që prej kohe njihet në botë me prodhimin e dy kulturave emblematike. Që prej kohe në trojet tona rritin duhani dhe trëndafili.

Filmi rikrijon 50 vjet nga jeta e një djali të zakonshëm i cili zbuloi parajsën e vet në Luginën e Trëndafilave. I magjepsur nga bukuria ai ëndërron të mbetet përgjithmonë aty duke krijuar një distileri të vajit të trëndafilave.  Peripecitë, të cilat ai kapërcen, zgjedhjet, të cilat është i detyruar të bëjë dhe përpjekjet të mbijetojë megjithë padrejtësitë dhe presionin, formojnë pamjen e bullgarit të zakonshëm sot. Kështu që shumë njerëz mund të zbulojnë dramën e vet personale jetike duke vështruar filmin. Dhe në se te spektatori del pyetja pse ëndrra është bullgare, jo evropiane ose amerikane, përgjigja është e thjeshtë. Ajo frymëzohet nga historia, traditat dhe mendësia, me të cilat kemi rritur dhe kemi lidhje të forta rrënjësore. Një nga rolet kryesore, ajo e Mbretëreshës së Trëndafilave, rikrijohet nga artistja Neda Spasova, e cila bën debutimin e vet në kinema. Si ajo u zgjodh për të dhe çfarë i pëlqen asaj në profesionin e artistit, shpjegon vet ajo:

СнимкаGushtin e vitit 2015 mora pjesë në një konkurs për rolin e Mauglit në një film tjetër. Kjo megjithëqë ky rol ishte tepër i huaj i natyrës sime prej artisteje. Edhe regjisori e zbuloi këtë dhe prandaj më dha shansin dhe tetë muaj më vonë më kërkoi të luaj në filmin “Roza Damascena”.”

Mirëpo, se si Neda Spasova vendosi të bëhet artiste:

Isha 12 vjeçare, kur në shkollë  erdhën që të na informojnë për një konkurs për një grup teatror në qytetin Vraca. Të gjithë bashkënxënësit vendosën se do të prezantohen në të. Vetëm unë u inatosa në fillim, por në fund të fundit edhe unë shkova. Kjo për arsye, se që nga mosha e adoleshencës desha të mësoj psikologji, që të bëhem psikoterapeute, të punoj me njerëzit, t’i frymëzoj, të zgjidh problemet e tyre, të ndryshoj jetën e tyre. Mirëpo, e gjithë kjo mbeti vetëm si ëndërr rinore, pasi më pranuan në Akademinë Kombëtare të Atit Teatror dhe të Filmave.

Neda Spasova dhe regjisori Todor Atanasov

Filmi u xhirua më se një vit. Në skenat masive marrin pjesë më se 1300 veta, gjë që e bën atë një nga më të mëdhatë të xhiruara vitet e fundit tek ne. Kompozitor i muzikës është Rumen Bojaxhiev – bir, ndërsa skenariste – poetesha Marija Llalleva. Premiera do të jetë në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit të këtij viti.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD