Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Gjendje e jashtëzakonshme në ishullin Samotraki

Foto: greece.greekreporter.com

Stuhi të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në ishullin grek Samotraki. Atje u mblodhën ekipe të zjarrfikësve dhe nga rajone të tjera të Greqisë. Ushtria gjithashtu ndihmon vendasit në këtë situatë emergjence. Katet e para të shtëpive, hoteleve dhe dyqaneve është nën ujë. Njerëzit përdorin thasë me rërë, mirëpo edhe ato nuk ndihmojnë për shpëtimin e pronës së tyre nga uji. Krejtësisht e rrëzuar është qendra mjekësore në ishull. Turistët tashmë ikën nga Samotraki, kurse u shtua numri i trageteve që qarkullojnë për të ndihmuar vendasit, informoi korrespondentja e Radios Kombëtare bullgare në Greqi Katja Peeva.


Turqia ndalon tragetet, që e lidhin atë me ishujt grekë në Detin Egje

Foto: BGNES

Vendimi për ndalimin e trageteve që lidhin Turqinë me ishujt grekë është marrë nga qeveria turke dhe pritet se do të hyjë në fuqi brenda disa ditësh. Kështu do të ndërpritet fluksi i turistëve turk në ishujt e prekur nga kriza e refugjatëve. Sivjet gjatë muajve të verës vetëm “turqit shpëtuan sezonin”, komentojnë grekët që punojnë në fushën e turizmit atje. Këto tragete përdoren edhe nga shumë turistë evropianë, të cilët pushojnë në Turqi dhe për shkak të distancës së vogël vizitojnë për një ditë Greqinë. Arsyeja për këtë vendim të qeverisë turke sipas mediave janë gjobat e vendosura nga ana e Greqisë ndaj anijeve turke për mosrespektimin e kërkesave për sigurinë e udhëtuesve.


“Agrokor” – punëdhënësi më i madh në Kroaci është duke falimentuar

Foto: BGNES

“Agrokor” – kompania më e madhe kroate për shitjen e produkteve ushqimore dhe punëdhënësi më i madh në shtet, i cili siguron bukën e gojës të 60 mijë nëpunësve është në rrezik nga falimentimi. Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha se mundësia e vetme për zgjidhjen e krizës është në kërkimin e kornizës së drejtë institucionale  dhe ligjore, e cila do ta pengojë falimentimin. Të ardhurat e grupit tregtar me seli në Zagreb janë 6,7 mlrd. euro dhe përbëjnë 15% prej Produktit të Brendshëm Bruto. Mirëpo të dhënat për muajin shtator tregojnë se borxhi i gjigantit është për 6 mlrd. euro. Për shkak të krizës së borxhit të “Agrokor”-it gjatë marsit të këtij viti Kuvendi pranoi një ligj për mbrojtjen e ekonomisë kombëtare në rast të falimentimit të firmave kyçe. Ky ligj i lejon qeverisë të emërojë një person përgjegjës, i cili do të udhëheqë procesin e restaurimit. Gjashtë bankat kredidhënëse të kompanisë po punojnë fortë për sigurimin e financimit suplementar për “Agrokor”. Kreditorët kryesorë janë bankat shtetërore ruse Sberbank dhe VTB. 


Sllovenët përkrahën projektin për një linje hekurudhore për miliard euro

Foto: slo-zeleznice.si

Projekti më i madh i investimit i qeverisë sllovene mori përkrahje në referendum. Ai është për ndërtimin e linjës hekurudhore deri në portin slloven Koper në bregun adriatik. 53% prej pjesëmarrësve në referendum e përkrahin këtë projekt, derisa kundër tij janë 46,5%. Pjesëmarrja e votuesve në referendum është 20,5%. Sipas qeverisë lidhja hekurudhore me gjatësi 27 kilometra mes Koperit dhe qytetit Divaça do të lehtësojë trafikun e mallrave ndaj portit të vetëm slloven dhe do të rrisë konkurrueshmërinë e tij. Qeveria mori 44.3 miliona euro nga BE për këtë projekt, kurse Hungaria është gati të investojë akoma 200 miliona euro, sepse gjithashtu e përdor portin e Koperit.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Biblioteka në Jamboll me fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë"

Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..

botuar më 25-02-09 7.30.PD

Kostumet autentike nga filmi i paharrueshëm "Kapedani Petko Vojvoda" janë ekspozuar në Varna

Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..

botuar më 25-02-08 8.30.PD

Qendra e Trajnimit në Aeroportin e Sofjes do të trajnojë specialistë nga e gjithë bota

Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..

botuar më 25-02-08 7.30.PD