Luftimi i kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit është një temë aktuale që nga fillimi i tranzicionit. Ajo ka qenë objekt shumë debatesh dhe forumesh, por rezultatet tregojnë se vendi ynë nuk ka qenë në gjendje të kundërvihet në një mënyrë efektive. Në konferencën e shtypit në Agjencinë Telegrafike Bullgare, Forumi civil “Bashkimi Evropian – Rusia” bashkë me rrjetin për veprim civil “BluLink” paraqitën theksat e tryezës së rrumbullakët “Perspektivat për bashkëpunim mes organeve legjislative të BE-së dhe grupeve hetuese civile për luftimin e korrupsionit politik transkufitar”. Në të morën pjesë prokurorë dhe hetues nga vendet-anëtare të BE-së, si dhe nga Rusia dhe Ukraina. Qëllimi ishte sqarimi i mekanizmave, në kuadrin e të cilave shoqëria civile dhe gazetarët mund ta ndihmojnë punën e prokurorisë, duke dhënë sinjale dhe informacion të ndryshëm për parregullsitë, si dhe shqyrtimi i modeleve të mira dhe i problemeve, me të cilat ndeshen prokurorët në luftimin e korrupsionit në të gjitha nivelet e pushtetit. Cilat janë përfundimet e tryezës së rrumbullakët, më shumë hollësi na solli Pavell Antonov – përfaqësues i “BluLink” – Bullgaria:
“Një prej tyre ishte për rëndësinë e madhe të transparencës së bashkëpunimit mes prokurorëve dhe organeve për luftimin e korrupsionit në vendet e ndryshme. Vetë prokurorët e deklaruan këtë, se sa rëndësishëm është që shoqëria të dijë në çfarë mënyre ata bashkëpunojnë. U nënvizua roli i mediave dhe i organizatave civile për marrjen e përkrahjes ndaj punës së tyre, sepse ata ndeshen me forma të ndryshme presioni. Një përfundim tjetër i rëndësishëm ishte domosdoshmëria për hallka të koordinuara në çdo një prej vendeve-anëtare të BE-së, të cilat të luftojnë kundër korrupsionit. Kjo është diçka që shqyrtohet në Bullgari, kurse tashmë funksionon me sukses edhe në Spanjë dhe Itali.”
I ashtuquajturi organ kundër korrupsionit te ne ende nuk është miratuar nga Parlamenti, por madje të fillojë së funksionuari, ka rrezik që ai të shndërrohet në strukturën e radhës shtetërore me buxhet të madh dhe pa dobi reale për qytetarët, ose për luftimin e korrupsionit. Antonov shprehu dëshpërimin e vet për mungesën e interesit nga ana e institucioneve, që përgjigjen për sektorët “Siguria” dhe “Luftimi i Kriminalitetit të Organizuar”.
“Për fat të keq ftesat për institucionet bullgare, të cilat merren me luftimin e korrupsionit, u refuzuan në mënyrë të sjellshme, ose nuk morën përgjigje. Keqardhja ime është krejtësisht e sinqertë, sepse mendoj se dëgjuam shumë gjëra të dobishme për të gjithë që luftojnë me korrupsionin.”
Pjesëmarrësit ishin kategorikë se bashkëpunimi mes Bullgarisë dhe Rusisë dhe vendeve-anëtare të BE-së në fushën e aplikimit të ligjit është me rëndësi të madhe. Sa i përket bashkëpunimit mes vendeve nga BE-ja, prokurorët mendojnë se shtetet duhet të bëjnë përpjekje që të pengojnë shfajësimin e përfaqësuesve të kriminalitetit të organizuar dhe pjesëmarrësve në skemat e korrupsionit për shkak të disa të metave të ligjit. Vizita e Kryeprokurorit rus Jurij Çajka te ne, gjithashtu u shqyrtua në një tryezë të rrumbullakët. Mungesa e informacionit për marrëveshjet e lidhura dhe vendimet, të cilat u morën gjatë takimit të tij me Kryeprokurorin bullgar Sotir Cacarov, shkaktojnë disa shqetësime, sepse ato ende nuk janë shpallur publikisht, kurse ky është një kusht i rëndësishëm për transparencën në udhëheqje, për të cilën ngulin këmbë të gjitha institucionet, të paktën me fjalë goje, janë të mendimit pjesëmarrësit.
Hari Humel – drejtor i “Politikave” në Komitetin Holandez të Helsinkit, deklaroi se luftimi i korrupsionit dhe luftimi për të drejtat e njeriut duhet të zhvillohen së bashku, por kjo nuk ndodh, për shkak të refuzimit të disa shteteve-anëtare për t’i ndihmuar hetuesit, që punojnë mbi hetimin e disa aferave të mëdha kriminale ndërshtetërore. Ka nevojë për një kontroll më të rreptë sa i përket financimit të projekteve të ndryshme nga Rusia dhe vendet e treta në territorin e BE-së, sepse ka të dhëna për larje të parave të pista nga oligarkët rusë në shtete të ndryshme evropiane.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BTA, arkiv
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej..
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena,..