Kordelja bojë roze – është simboli i cili lidhet me fushatën e luftimit të sëmundjes më të tmerrshme të grave – kancerit të gjirit. Ky simbol u sjell shpresë qindra bullgareve të prekura nga kjo sëmundje, se ajo mund të mjekohet, në se do të zbulohet me kohë. Kontrollimet profilaktike për këtë sëmundje në Bullgari janë falas dhe kryhen gjatë tërë vitit në kabinetet e specializuara pranë klinikave të mëdha. Tetori është muaji, në të cilin një nga kompanitë e mëdha kozmetike na sugjeron, se shëndeti është dhurata më e çmueshme, për të cilën duhet të kujdesemi. Kjo është periudha gjatë së cilës zhvillohet edhe një fushatë informative.
Për 16 vitet, që pas realizimit të veprimtarisë së parë, në kuadrin e fushatës “Nga dashuria ndaj jetës” u dhuruan përafërsisht 1 500 000 leva, u bënë kontrollime mjekësore të më se 30 000 bullgareve në mbarë vendin dhe u siguruan ekografë për 7 spitale. Për fat të keq çdo vit regjistrohen përafërsisht 3 800 raste të reja të kësaj sëmundjeje. Aktualisht të sëmurët tek ne janë më se 46 000 veta.
“Përpjekjet e fushatës bamirëse për Bullgarinë deri tashti drejtoheshin te profilaksia” – shpjegon Cvetelina Goçeva – menaxhere e firmës kozmetike nismëtare. Sivjet organizohet një koncert të madh bamirës me pjesëmarrjen e interpretuesve në zë bullgarë pop. Radioja Kombëtare Bullgare sivjet është partnere mediatike e nismës.
“Mendoj, se fushata jonë ka popullaritet në shoqëri. Gëzohem gjithashtu, se arrijmë të gjejmë një përkrahje të gjerë si ndër njerëzit e zakonshëm, ashtu edhe ndër partnerët tanë biznes” – thekson Cvetelina Goçeva dhe vazhdon: “Kemi dëshirë, që gratë të ndjejnë veten më të lumtur, më të sigurt, më të shëndosh, më të bukur me përkrahjen tonë. Gratë e prekura nga kanceri i gjirit kanë shumë frika, edhe të shkojnë në kontrollimet profilaktike. Mirëpo, njerëzit duhet të jenë të informuar, se kanceri mjekohet. Gjatë të gjitha këtyre viteve, brenda të cilëve zhvillojmë fushatën tonë, bëjmë përpjekje të shpjegojmë me sa rëndësi është profilaksia. Zbulimi i problemit me kohë mund të shpëtojë jetën e njeriut. Prandaj ne u drejtohemi jo vetëm grave, por edhe burrave, sepse ata kanë nënë, bashkëshorte, vajza... Mesazhi ynë është ndaj mbarë shoqërisë, se të gjithë t’i kushtojmë vëmendje këtij problemi, të sillemi me përgjegjësi në radhë të parë ndaj shëndetit tonë, ndërsa kjo do të thotë edhe përgjegjësi ndaj të afërmve tanë.”
Sivjet u krijua edhe sajti special – thankyou.bg, në të cilin secili mund të mësojë se si të përkrahë fushatën, të lexojë këshilla dhe rekomandime për parandalimin dhe profilaksinë. Edhe sivjet mjetet e grumbulluara do t’i dorëzohen Fondacionit “Njëra prej 8”, themeluese e të cilit është drejtuesja televizive Nana Glladuish. Ajo qëndroj sy më sy me këtë sëmundje të tmerrshme dhe zhvillon luftën e vet me kancerin. Nëpërmjet këtij fondacioni mijëra gra në Bullgari kanë shansin të përfitojnë nga ndihma falas praktike, juridike dhe morale, gjë që do të lehtësojë vuajtjet dhe do t’u ndihmojë të vazhdojnë jetën e tyre me dinjitet.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej..
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena,..