Përfaqësia e Komisionit Evropian në Sofje ishte mikpritëse e një konference me temë: “E ardhmja e Evropës dhe perspektiva bullgare”. Në të morën pjesë Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, Ministrja për Kryesinë bullgare të këshillit të BE-së Liljana Pavllova , drejtori i Institutit për ekonomi dhe marrëdhënie ndërkombëtare Ljubomir Kjuçukov etj. Mysafiri i posaçëm i forumit ishte ish-Kryeministri i Italisë Mario Monti. Ai përkrahi një nga prioritetet kryesore të Kryesisë sonë – gatishmërinë për të qenë zërin e fqinjëve tanë nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sipas tij Bullgaria mund të dërgojë një mesazh të rëndësishëm ndaj Evropës nëpërmjet takimit të parashikuar për perspektivat për anëtarësi të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Ky takim do të zhvillohet në kuadrin e kryesisë sonë të BE-së gjatë gjysmës së parë të vitit 2018. E ardhmja e Eurozonës dhe anëtarësia jonë në Hapësirën e Shengenit, kështu edhe problemet e migracionit gjithashtu ishin ndër temat e forumit.
Ljubomir Kjuçukov nënvizoi se anëtarësia jonë në Shengen dhe ajo në bashkimin valutor janë me rëndësi të madhe për këtë nëse Bullgaria do të vazhdojë të qëndrojë në periferinë e BE-së, apo do të bëhet pjesë e qendrës së tij. Aplikimi ynë për anëtarësi në Eurozonë duhet të bëhet pas një seri analizash shumë të sakta – ekonomike, financiare, sociale. Ato do të japin informacion si do ta ndikojë shtetin tonë një vendim i tillë. Mirëpo për kryerjen e të gjitha analizave ka nevojë për kohë. Deri atëherë duhet të përqendrohemi mbi kryesinë tonë të Këshillit të Bashkimit Evropian, sepse deri në fillimin e saj mbeten vetëm 2 muaj e gjysmë. Lidhur me të fjalimi i Zëvendëspresidentes Ilijana Jotova ishte i rëndësishëm, sepse përvijoi problemet kryesore evropiane që do t’i hasë shteti ynë:
“Bashkimi Evropian i sotëm është ëndrra e realizuar e shumë njerëzve, por për fat të keq ne, brezi i shekullit të 21-të, nuk u përgjigjemi ideve të tyre, as ambicieve të tyre nga vitet e 60-të të shekullit të kaluar. Pakënaqësi provokon fakti se s’kemi vizion për të ardhmen e bashkimit dhe njëkohësisht mungon diskutimi për zhvillimin e tij. Një studim i Eurostat-it i bërë para pak kohe tregoi se 80% të qytetarëve evropianë presin nga Evropa më shumë në fushën e luftimit të terrorizmit. Mirëpo duke përqendruar vetëm mbi temën për sigurinë, nuk e marrim në konsideratë faktin se pothuaj aq shumë njerëz insistojnë edhe për përballimin e sfidave të tjera – papunësisë, pabarazisë sociale, mbrojtjes së mjedisit, mashtrimeve tatimore. Në këto fusha njerëzit dëshirojnë ta ndiejnë rëndësinë e projektit evropian. Dhe në se politikanët refuzojnë t’i kënaqin pritjet e qytetarëve, euroskeptikët do të bëhen akoma më të fortë.”
Skepticizmi evropian në të vërtetë është rezultat nga humnerat e stërmëdha që ekzistojnë në shoqëritë evropiane. Një pjesë e madhe prej njerëzve janë margjinalizuar dhe të injoruar dhe kjo shkakton përjashtimin e tyre të plotë nga shoqëria. Mungesa e perspektivës për zhvillimin e jetës normale provokon radikalizmin e këtyre njerëzve dhe ata kthehen në një lloj të ri terroristësh, të cilët veprojnë vetë. Mbas tyre nuk qëndrojnë organizata terroriste. Prandaj parandalimi i sulmeve, të kryera nga njerëz të tillë është shumë i vështirë, bile i pamundur. Po të dëshirojmë t’i bëjmë ballë terrorizmit, duhet ta fillojmë betejën e vonuar kundër pabarazisë në të gjitha kombet evropiane. Liderët evropian nga ana e tyre duhet të rishikojnë bindjen se kursi politik i tyre është pa gabime dhe duhet të fillojnë të udhëheqin si liderë të vërtetë në interes të qytetarëve evropianë, duke u kujdesur për sigurinë dhe prosperitetin e tyre.
Zëvendëspresidentja tha gjithashtu se diskutimi rreth kornizës shumëvjeçare financiare akoma nuk është filluar dhe sipas saj ky është një gabim i madh, sepse pa vizion të afatgjatë për buxhetin, me të cilin disponon Bashkimi Evropian, nuk mund të zhvillohen politika të qëndrueshme. Mungesën e këtij debati shtetet anëtare e arsyetojnë me Brexit-in dhe me të ardhmen e paqartë të bashkimit pas daljes së Britanisë së Madhe. Jotova shprehi shpresë se në muajt nga janari deri në qershorin e vitit të ardhshëm ky debat më në fund do të zhvillohet.
Shteti ynë do të kryesojë Bashkimin Evropian në një situatë të ndërlikuar dhe të pasigurt, mirëpo pikërisht në momente të tilla vihen në pah aftësitë e liderit, të cilat secili shtet i zotëron.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Përmbledhja e ngjarjeve të një viti të tërë në pak rreshta është padyshim një sfidë, veçanërisht nëse bëjmë një përmbledhje politike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat edhe këtë vit janë bërë traditë në vendin tonë, ishin një rast që..
Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së - Rumania dhe Greqia. Cila është ngjarja përcaktuese në marrëdhëniet..
Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..
Përmbledhja e ngjarjeve të një viti të tërë në pak rreshta është padyshim një sfidë, veçanërisht nëse bëjmë një përmbledhje politike. Zgjedhjet e..