Përfaqësues të Korporatës Atomike Ruse “Rosatom” këto ditë ishin në Sofje për të zhvilluar bisedime rreth furnizimit të impianteve të prodhuara për Centralin e dytë Bërthamor në Belene, realizimi i së cilës u ngri në vitin 2012. Bisedimet u paraprin nga pyetjet e deputetëve të së majtës drejtuara ministres së energjetikës Temenuzhka Petkova. Ata deshën të dinë se ku janë reaktorët për Centralin Atomik Elektrik “Belene”, për të cilët Bullgaria i pagoi Rusisë 1.2 miliard leva. Lidhur me këtë disa media komentuan, se “misteri” me furnizimin e të dy reaktorëve vazhdon tashmë vitin e dytë.
Delegacioni rus u prit edhe personalisht nga kryeministri Bojko Borisov. Ky nivel i lartë i takimit vjen të sugjerojë, se përveç sqarimit të aspekteve tregtare dhe teknike, qeveria ka për qëllim të parandalojë spekulimet politike rreth projektit bërthamor. Ky nivel i lartë i takimeve dhe bisedimeve, madje është edhe shenje për ndryshim politik ndaj fatit të këtij centrali. Pak para bisedimeve vet kryeministri Borisov komentoi, se do të bëhet gjithçka e mundshme për të përvetësuar paratë e harxhuara deri tashti për këtë projekt, të cilat arrijnë 3 miliard leva. Kohët e fundit interes ndaj tij shfaqi investitori i madh kinez “Çajna Xhenerall Njukliër Korporejshën” (China General Nuclear Corporation - CGN), i cili sipas ministres së energjetikës Temenuzhka Petkova tashmë bën analiza dhe zbërthime të veta. Nga bisedimet e zhvilluara gjatë kësaj jave me Korporatën “Rosatom” u bë e qartë, se Bullgaria nuk përjashton asnjë variant dhe mund të ftojë investitor edhe koncernin shtetëror rus. Para shtatë vitesh vet “Rosatom”-i bënte oferta të bëhet investitor. Mirëpo, bisedime rreth kësaj nuk u zhvilluan. Deri në qershor të këtij viti korporata ruse shfaqte interes vetëm si ndërtues.
Për ndryshimin e pozitës ndaj projektit “Belene” mund të gjykojmë edhe nga deklaratat e ministres energjetike Temenuzhka Petkova, se deri në fund të këtij viti do të ketë një koncept të qartë se çfarë do të bëhet me impiantet për Centralin Atomik Elektrik “Belene”. Ajo refuzoi të shpallë hollësi me argumentin, se akoma nuk është gati analiza e Akademisë Bullgare të Shkencave për domosdoshmërinë e një kapaciteti të ri bërthamor në vend. Dokumenti në fjalë përmban një parashikim, se deri në vitin 2035 do të ketë deficit të kapaciteteve të reja jo vetëm në Bullgari, por edhe në mbarë rajonin tonë. Kjo është në kundërshtim të qëndrimit, se Bullgaria nuk ka nevojë për centralin e dytë bërthamor.
Ministrja energjetike shpalli gjithashtu, se ka mundësi reale, që deri në fund të vitit 2017 ose në fillim të vitit 2018 të hapet procedura për privatizimin e projektit. Kushtet e qeverisë për rimëkëmbjen e tij janë që realizimi të bëhet pa garanci shtetërore, pa financim shtetëror dhe pa kontratë me investitorin për blerjen e rrymës elektrike prodhuar nga kapaciteti i ri. Vallë, a do të zbulohet ndonjë investitor strategjik në ato kushte, akoma nuk është e qartë, por përpjekjet për rimëkëmbjen e projektit vazhdojnë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit..