Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria – mediator në marrëdhëniet mes vendeve-anëtare të BE-së

БНР Новини
Andrej Kovaçev dhe Petër Korumbashev
Foto: BTA

Selia e Komisionit Evropian në Bullgari ishte mikpritëse e debatit për sfidat , me të cilat vendi ynë do të ndeshet pasi merr kryesinë e BE-së nga  data 1 janar 2018. Organizatorët  janë Lëvizja Evropiane dhe Bashkimi i Federalistëve Evropianë.

Stina e re politike evropiane me siguri nuk do të jetë e lehtë dhe e parashikueshme. Problemet janë shumë, kurse vendi ynë duhet të luajë rolin e vështirë të mediatorit, i cili të bashkëpunojë për zgjidhjen e tyre. Në forum morën pjesë eurodeputetët Andrej Kovaçev dhe Petër Kurumbashev. Një video-fjalim dërgoi edhe kolegu i tyre Svetosllav Malinov. Atje ai theksoi suksesin e arritur nga ana e BE-së me zgjidhjen e një krize, e cila rrezikonte unitetin dhe të ardhmen e tij. 

Desha të them diçka për të cilën askush nuk flet dhe kjo është se siç duket BE-ja nuk arriti ta lehtësojë krizën e refugjatëve dhe të migrantëve. Para një viti e gjysmë çdo një fjalim fillonte me këtë. Marrëveshja me Turqinë funksiononte. Pozita e kundërshtimit të saj, kur ajo lidhej, ishte e papërgjegjshme. Ajo ishte e mirë për Bullgarinë dhe ishte një prej instrumenteve kryesore të politikës evropiane. Gjatë disa muajve të fundit politikanët evropianë janë duke përgatitur një marrëveshje me disa shtete të Afrikës së Veriut, që të parandalohen valat e ardhshme të refugjatëve dhe migrantëve dhe presioni mbi BE.”

Sa u përket bisedimeve për Brexitin, nën hijen e të cilit do të kalojnë muajit e ardhshëm, Malinov shprehu shpresë se disa prej vendimeve më të vështira do të merren deri në fund të vitit. Kështu Bullgaria do të ketë kohën dhe mundësinë për të provuar të realizojë disa prej qëllimeve të saj si kryetare.

Prioriteti “Ballkani Perëndimor” përsëri ishte ndër temat, të cilat shkaktuan interes më të madh. Sipas Andrej Kovaçevit, fakti se vendi ynë do të jetë zëri i fqinjëve të tij perëndimorë, nuk duhet të ngarkohet me pritje jorealiste. Bullgaria nuk mund të angazhohet me një datë konkrete për aderimin e tyre në familjen evropiane. Ajo vetëm mund të iniciojë debate dhe të kërkojë konsensus me shtetet e tjera anëtare mbi këtë temë. Një takim i tillë do të mbahet në maj. Deputeti shtoi se për fqinjët tanë është me rëndësi të madhe që shtetasit evropianë të mos ndahen në kategori të parë dhe në kategori të dytë dhe vetë Bashkimi të mos ndahet në qendër dhe periferi. Politika e përbashkët politike dhe politika e sigurisë nga ana tjetër do t’i lejonin qytetarët për të jetuar më lirisht edhe në plan fizik, edhe në plan social. 

Kovaçev i kushtoi vëmendje një problemi tjetër dhe pikërisht – nivelit të euroskepticizmit në BE. Sipas tij në shoqëri vazhdon të ketë mosbesim ndaj BE-së. Çështja për se është e nevojshme anëtarësia atje, vazhdon t’i kundërvërë  njerëzit, kurse nga ky debat nuk ka aspak dobi. Njerëzit e zakonshëm mendojnë se ai na thotë se si të jetojmë dhe çfarë rregullash të respektojmë. Ky është një paragjykim, i cili provokohet nga organizatat antievropiane. Ato, megjithë përqindjen e lartë të optimizmit te ne ndaj anëtarësisë në BE, arrijnë të inspirojnë se vendi ynë ka vetëm negativa nga anëtarësia evropiane.

Petër Kurumbashev deklaroi nga ana e vet se sa i përket Shengenit do të ketë një takim të organizuar mes eurodeputetëve bullgarë dhe atyre rumunë gjatë muajit nëntor. Në të, përveç aderimit të deklaratës së përbashkët për anëtarësim, e cila do të përfshijë edhe Kroacinë, do të shqyrtohen edhe problemet në lidhje me dërgimin e punonjësve nga dhe drejt shteteve të ndryshme anëtare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filluan konsultimet me presidentin për formimin e qeverisë

Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..

botuar më 24-12-10 1.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..

botuar më 24-12-07 8.30.PD

Deputetët zgjodhën 7 nënkryetarë të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor

Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të  të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..

rinovuar më 24-12-06 3.07.MD