Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studentët modelojnë Bullgarinë, mirëpo pa korrupsion, arsim në ngecje dhe shëndetësi të sëmurë

БНР Новини

Jo një shabllon për diskutim, por një etalon për dialog të dobishëm. Me këtë pritje filloi Konferenca Ndërkombëtare me moto “Rimodelo Bullgarinë, rimodelo Evropën”. Me të organizatorët nga fondacioni gjerman “Friedrich Naumann” u dhanë mundësi bullgarëve të rinj që të shtrojnë pyetje konkrete para liderëve politik dhe deputetëve nga Legjislatura aktuale e Kuvendit bullgar.  Ky diskutim u realizua në bazë të një rezolute të hartuar nga 1000 studentë bullgarë, e cila përcaktoi problemet më të dhimbshme të shoqërisë sonë dhe shumë të tjera, që rrjedhin nga ato. Në vend të parë ishin vendosur problemet në fushën e drejtësisë, korrupsioni, kriza në sistemin e arsimit dhe në atë të shëndetësisë dhe jo në vend të fundit – apatia dhe mosbesimi ndaj politikanëve.

Pa dyshim vendin prijës të diskutimit e zuri korrupsioni. Dukuria u definua si një shpërdorim i pushtetit, në të cilin njerëzit nga administrata marrin përfitime, kryesish financiare, për shërbime të ndryshme për firmat dhe qytetarët.

Arritëm tek konkluzioni se korrupsioni në shtet është përhapur kudo dhe s’ka asnjë sektor publik, i cili nuk është prekur nga ai”, tha 23-vjeçarja Joana Dermenxhieva, e cila para pak kohe u diplomua në Gjermani. Si shkaku i korrupsionit i identifikuam të ardhurat e ulëta të njerëzve, mënyrën e mendimit se me para mund të zgjidhjet secili problem – ajo është trashëguar nga e kaluara. Për fat të kaq korrupsioni tashmë shumë vite me radhë mbetet i padënuar dhe krijon efektin e dominosë. Rastet e korrupsionit pasqyrohen në mediat dhe shoqëria mbetet me përshtypjen se po të jetë i pranueshëm për ça njerëz, mund të justifikohet edhe për të gjithët. Dhe pasi korrupsioni haset kudo në shtet, logjikisht vjen pyetja a mund të flasim këtu për një shtet të së drejtës? Bile në sistemin e drejtësisë janë përhapur praktika të tilla. Ai shpesh vepron nën ndikimin e korrupsionit, në vend që t’i vihet përballë atij. Për njerëzit drejtësia nuk është garantuar. Një pjesë a madhe e proceseve gjyqësore vonohen qëllimisht dhe kjo padrejtësi është pengesë për shumë investitorë. Nga ana tjetër ajo i motivon të rinjtë të kërkojnë mundësi për realizim jashtë shtetit. Tri janë sferat, në të cilat Bullgaria shpejt duhet të “rimodelohet” – drejtësia (dhe më konkretisht korrupsioni), shëndetësia dhe arsimi. Prej këtyre tri temave rrjedh një problem tjetër të madh – apatia dhe kriza demografike.

Foto: Friedrich Naumann Foundation

Në skuadrën e politikanëve kishte përfaqësues të tri formacioneve më të mëdha politike, të cilat prej kohësh marrin pjesë në qeverisjen e shtetit. Partia GERB ishte prezantuar nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Georg Georgiev. Përfaqësuesja e së majtës ishte Denica Zllateva - zëvendëskryetarja e Partisë Socialiste Bullgare për politikën e jashtme, kurse liberalët nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë u përfaqësuan nga Zëvendëskryetarja e Parlamentit Nigjar Xhafer.

Jo tërë Bullgaria ka nevojë për rimodelim, kjo duhet bërë kryesisht në sferat e përmendura nga të rinjtë – tha Georg Georgiev nga partia politike GERB. Dhe shtoi: Për mua është shumë e vështirë të flas para të rinjve sepse ata janë pragmatik dhe nuk i durojnë dot fjalët e kota. Sipas meje kyçi për formimin e sedrës sonë është, në vend të parë, vlerësimi i drejtë i vetvetes dhe në vend të dytë – t’i pranojmë  gabimet që i kemi. Aktualisht shteti ynë është ndër pesë shtetet e para në Evropë për nga disiplina financiare. Gjatë 27 vitet e fundit të gjithë ne kemi punuar për anëtarësinë e Bullgarisë në BE dhe NATO.”

Duhet të edukohemi me ndenjen për vazhdimësi dhe qëndrueshmëri në shoqërinë tonë – tha Denica Zllateva nga Partia Socialiste Bullgare dhe shtoi: Jemi mësuar me këtë se kur ndryshohet qeveria ndryshohen dhe njerëzit, që kryesojnë pushtetet e tjera – atë legjislative, atë ekzekutive dhe atë gjyqësore. Gabimi kryesor i politikanëve është se fillojmë reforma në përputhje me pikëpamjet tona partiake, mirëpo nuk mund të garantojmë vazhdimësi dhe qëndrueshmëri.

Ju përshëndes për aksentët e përcaktuara në rezolutën tuaj dhe më shumë për të pestin prej tyre – apatinë në shoqërinë bullgare – tha Nigjar Xhafer, Zëvendëskryetarja e Kuvendit Popullor nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Krizën kryesore, të cilën e përjetojmë sot, është ajo demografike. Të rinjtë ikin nga shteti për shkak të mungesës së reformave dhe për shkak të mungesë së perspektivave të mira për të ardhmen këtu. Mirëpo po ndodhemi dhe në një krizë të thellë të vlerave, të marrëdhënieve ndërmjet njerëzve, të gjuhës së urrejtjes, sepse gjuha e urrejtjes sot dëgjohet kudo – ne mediat, mes liderëve dhe njerëzve.”

Përgatiti në shqip: Jordnaka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD