19 tetor është Dita e qytetit bullgar Pernik. Në këtë datë kremtojmë kujtimin e Shenjtorit Ivan Rillski, mbrojtësit të popullit tonë, të cilin e quajmë “engjëll tokësor dhe mbrojtës qiellor”. Gjatë jetës së tij të shenjtë ai gjithmonë ka ndihmuar njerëzit, të cilët kanë ardhur tek ai në vendin e shkretë ku ka jetuar në malin Rilla. Çudibërësi nga mali Rilla është mbrojtës i minatorëve. Prandaj banorët e Pernikut e pranojnë për mbrojtësin e qytetit të tyre.
Për shkak të rezervave të pasura të qymyrit të zezë në rajon Perniku është “qyteti i arit të zezë”. Atje në vitin 1891 është hapur miniera e parë , kurse që nga viti 1903 minatorët e pranojnë datën 19 tetor për festën e tyre profesionale.. Në vitin 1994 ajo është shpallur për ditën e qytetit Pernik.
Sipas traditës programi festiv është i pasur, me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve artistike të qytetit: ansamblit “Rinia e Graovos” (Graovo qyhet krahina, në të cilën ndodhet qyteti Pernik), orkestrës për muzikë dhome “Orfeu”, orkestrës frymore dhe solistëve të tyre. Të gjithë ata janë të shqyar me sukseset e tyre profesionale tek ne dhe në botë.
Më shumë për festimet na tregoi zonja Vjara Cerovska – kryebashkiakja e Pernikut.
“Kjo është një festë, për të cilën flasim me kënaqësi. Përpiqemi t’u përgjigjemi kërkesave dhe pritjeve të qytetarëve dhe mysafirëve të bashkisë sonë. Si zakonisht dita festive do të fillojë me një liturgji solemne në kishën “Shën Ivan Rillski”, e cila ndodhet në qendrën e qytetit. Pastaj vazhdojmë në kopshtin e fëmijëve “Burimi”, i cili është rinovuar në kuadrin e programit “Regjionet në rritje” – atëherë do të zhvillohet inaugurimi i tij zyrtar. Pastaj është parashikuar një program festiv në sheshin qendror, ku do të dorëzojmë shumë dekorata – për ndërtuesin më të mirë, për gazetarin më të mirë e kështu me radhë. Do t’i përshëndesim të gjithë ata, të cilët në vazhdim të shumë viteve kanë punuar për zhvillimin e Pernikut, për përmirësimin jetës publike në këtë qytet. Në program janë përfshirë të gjitha ansamblet e qytetit. Do të dëgjojmë muzikanten e re Nikoleta Stanojkova dhe këngëtaret popullore Iva Davidova dhe Sorina Bogomillova, të cilat vazhdojnë traditat në qytetin tonë. Kemi organizuar një takim me bullgarë nga Serbia Lindore. Ata do të prezantojnë një koncert për të na provuar se janë pjesë e hapësirës sonë kombëtare. Koncerti i tyre do të fillojë në orën 16.00 dhe do të vazhdojë deri në orën 18.00. Presim gjithashtu interpretimet e këngëtarit Krisko dhe grupit “Signall”.”
Zonja Cerovska beson se atmosfera festive do të tërheqë shumë mysafirë nga qytetet dhe fshatrat e afërta.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan..