Pas studimeve aktive arkeologjike në vazhdim të pesë muajve, studiuesit nga ekipi i prof. Vasill Nikollov tashmë janë të bindur se kanë gërmuar mbeturinat jo vetëm të qendrës së parë për prodhimin e kripës në Evropë, por edhe të qendrës së parë historike, ku e ka filluar historinë e vet qytetërimi i sotëm.
Kompleksi i vjetër historik Provadia – Kriporja ndodhet shumë afër qytetit modern Provadia. Mbeturinat janë nga viti 5500 – 4250 para Krishtit. Atje ndodhet qendra për prodhimin e kripës dhe një vend kulti, i krijuar rreth 4700 vjet para Krishtit, me mure të trasha prej guri dhe me një qendër të pastudiuar tani për tani për prodhim qeramike. Krijimi dhe zhvillimi i kompleksit janë lidhur drejtpërsëdrejti me qendrën e vetme dhe më të madhe për prodhimin e kripës së gurit në Ballkanin Lindor. Sipas shkencëtarëve, vendbanimi dhe kriporja afër Provadisë janë ndër objektet më të rëndësishme arkeologjike në Evropën Juglinodre, Në këtë sipërfaqe prej 300 dynymësh, arkeologët kanë zbuluar mbeturina prej enësh prej qeramike, që peshojnë disa tonë. Atje njerëzit e lashtë e kanë zier ujin e kripur të burimeve vendase. Tani për tani mbetet enigmë se ku ka qenë qendra për prodhimin në masë të enëve prej qeramike. Akoma më tepër së në atë kohë njerëzit nuk e kanë përdorur çarkun e poçarit. Megjithatë janë zbuluar mbeturina prej enësh me diametër dhe lartësi rreth 70 centimetra.
“Kjo flet për një prodhim të gjithanshëm në kuadrin e këtij kompleksi qytetar dhe na jep arsye neve, shkencëtarëve, të mendojmë se e kemi zbuluar vendin ku është krijuar prodhimi i parë i specializuar, në kuadrin e një ekonomie bujqësore gjatë mijëvjeçarit të pestë para Krishtit” – thotë prof. Vasill Nikollov dhe vazhdon:
“Qendra për prodhimin e kripës afër Provadisë është më e vjetra në Evropë. Fillimi i saj është rreth 5500 vjet para Krishtit. Ajo ka ekzistuar dhe funksionuar deri në vitin 4250 para Krishtit. Gjatë kësaj periudhe trojet bullgare kanë qenë në qendër të qytetërimit evropian. Një prej shkaqeve për këtë janë burimet kripore, të shndërruara në qendër për prodhim kripe në Provadi. Sot, për bashkëkohorët tanë, kripa nuk është me rëndësi të madhe, madje mendojmë se ajo është e dëmshme, por në fakt nuk është kështu. Pa kripën e gjellës jeta e njeriut është e pamundshme, si dhe jeta e kafshëve në përgjithësi. Mirëpo, për bujqit dhe blegtorët e lashtë prodhimi i kripës ka qenë një problem i stërmadh."
“Në mes të mijëvjeçarit të gjashtë popullsia e Evropës u rrit dhe problemi u ashpërsua. Një grup njerëzish nga Bullgaria e sotme Jugore kaluan përmes malit Stara Pllanina dhe u vendosën afër burimeve kripore te Provadia. Në atë kohë nuk kishte një burim të tillë mbi një territor kaq të madh – që nga Karpatet e gjer të Deti Mesdhe. Njerëzit u vendosën rreth këtyre burimeve, që të prodhojnë kripë. Në fillim ata e zienin kripën e burimeve kripore. Teknologjia është e para e këtij lloji në Evropë. U zbulua këtu nga njerëzit e parë, që u vendosën në këto troje. Ata përdornin enë prej qeramike, të cilët i vendosnin në furra. Kemi studiuar një banesë të tillë, të ndërtuar rreth 5500 vjet para Krishtit. Një furrë e tillë ka siguruar jo më shumë se 25 kg kripë të thatë në kuadrin e një mbushjeje të furrës. Rreth 300 vjet më vonë pasi domosdoshmëria për kripën u rrit njerëzit e lashtë sajuan një pajisje të re dhe e transportuan prodhimin pranë burimeve kripore. Ato përbënin pajisje ovale në tokë, si korridore të ngutshme. Atje i varnin enët prej qeramike me substancë kripore. Nën to kishte zjarr të pandërprerë. Kështu, në varësi të madhësisë së pajisjes, njerëzit e lashtë merrnin rreth 200 kg kripë në kuadrin e një mbushjeje të furrës. Teknologjia përsosej vazhdimisht deri në momentin kur kripa filloi të piqet në furra deri në marrjen e një trupi të ngurtë kripor. Faktikisht këto lingote kripe kanë qenë paratë e para të këmbyera në Evropë kundrejt mallrave dhe shërbimeve. Mund të themi pa turpëruar se Provadia e sotme ka qenë punishtja e parë e prerjes së monedhave në Evropë.”
Pasuria e banorëve sipërmarrës në kohërat parahistorike u bënte përshtypje armiqve. Vendbanimet e tyre ishin objekt shumë sulmesh armiqësore, gjë që imponoi ndërtimin e një muri të trashë prej guri, gjë me të cilën Provadia në fakt e vuri fillimin e ndërtimit të pajisjeve mbrojtëse. Ja më shumë hollësi nga prof. Nikollovi:
“Pajisja e parë mbrojtëse u ndërtua këtu diku rreth 4700 vjet para Krishtit. Ajo përbën një mur prej guri me gjerësi rreth 1.2 metra, por dy tërmete me radhë e asgjësuan. Në vend të saj u ndërtua një pajisje e re mbrojtëse, një mur i gjerë 6 metra. Bën përshtypje të madhe se muri është ndërtuar sipas parimeve të ndërtimit të së ardhmes. Kjo na bën për të konkluzuar se pikërisht këtu kanë lindur parimet e ndërtimit të kështjellave. Lartësia e murit ka qenë rreth 5-6 metra, gjë që flet se njerëzit kanë disponuar pasuri dhe muri ka qenë i domosdoshëm për ta mbrojtur. Përveç kësaj, siç duket ata kanë pasur mjete, me të cilat të paguajnë për ndërtimin e saj. Në vendbanim kanë banuar rreth 500 veta dhe kanë pasur shtëpi prej dy katesh. Vendasit janë marrë vetëm me prodhim dhe përhapje kripe, një veprimtari shumë e vështirë. Mirëpo, në saje të kripës ata kanë pasur mundësinë të emërojnë ndërtues nga jashtë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personal
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..