Diskutimi para një publiku të madh provokon frikë te shumë njerëz. Kur njeriu, i cili para disa sekondash ishte i qetë dhe i balancuar, duhet të qëndrojë para shumë njerëzve shikimet e të cilëve janë të ngulur te ai, tërë siguria e tij sikur zhduket, ndërsa fjalët nuk dalin nga goja. Ndoshta secili prej nesh e ka përjetuar një situatë të tillë, por me kalimin e kohës shqetësimet sikur zvogëlohen dhe pas kësaj edhe zhduken. Që të jemi të sigurt dhe të qetë kur duhet të flasim para një auditori të madh, nevojitemi praktikë dhe komunikacione. Të rinjve një ndihmë të tillë u jep sajti Pixelmedia.bg dhe “Asociacioni Debate”. Ata janë ambasadorët e kauzës për një brez të ri inteligjent dhe aktiv. Ata organizuan garën e parë u kushtuar debateve. Edicioni i parë u përqendrua mbi teknologjitë e reja. Veprimtaria e quajtur “Debate për të ardhmen” tërhoqi ekipe të studentëve dhe të nxënësve. Në kuadrin e saj pjesëmarrësit kanë mundësi të diskutojnë tema të ndryshme, të shqyrtojnë kazuse, të paraqesin pikëpamjet e tyre, të hyjnë në debate me ata që kanë ide të kundërta. Qëllimi është të grumbullohet përvojë dhe folësi të bëhet më i sigurt, të mos shqetësohet kur paraqes mendimet në diskutimin me të tjerët. Rumjana Peneva, e cila është nga Këshilli Drejtues i “Asociacionit Debate”, sjell më shumë hollësi:
“Kauza jonë, është që të mësojmë të rinjtë të flasin qetë para publikut. E realizojmë këtë nëpërmjet lojës së diskutimit. Organizojmë mësime për t’u treguar nxënësve se si të sendëzojnë argumente të mira, si të mendojnë në mënyrë kritike mbi tema me rëndësi të madhe shoqërore. Në kuadrin e garës lojë ekipet diskutojnë tema të larmishme të lidhura me politikën, ekonominë, filozofinë dhe teknologjitë e reja.”
Në këtë garë lojë përfshihen të rinj nga mbarë Bullgaria. Interes më të madh shihet ndër të rinjtë në Sofja, Pllovdiv, Burgas dhe Pazarxhik. Gara e parë “Debate për të ardhmen” iu kushtua teknologjive të reja dhe tendencave futuriste. Pjesëmarrësit diskutuan në ç’mënyrë teknologjitë moderne ndërrojnë jetën tonë dhe si mund të përfitojmë prej tyre, kështu që ata të na ndihmojnë në çdo aspekt të ditës sonë.
“Pikërisht të rinjtë janë ata, të cilët interesohen më shumë për teknologjitë e reja dhe më lehtë arrijnë të gjejnë aplikimin e tyre në jet. Teknologjitë, për të cilat flasim, akoma nuk janë depërtuar në përditshmen tonë – robotë, intelekti artificial, automobila që vetëdrejtohen.”
Rumjana Peneva sjellë më shumë hollësi çfarë dobi u sjellin të rinjve ato debate dhe se si ata mund të aplikojnë dituritë e grumbulluara në jetën e tyre:
“Në radhë të parë të rinjtë mësojnë të flasin lirisht dhe bindëse para publikut. Mësojnë gjithashtu të punojnë në ekip. Zbulojmë gjithashtu, se ata fillojnë të mendojnë dhe të diskutojnë mbi tema, të cilat nuk mund të shqyrtojnë me familjen dhe me miqtë. Ne u japin atyre mundësi të përmirësojnë dituritë dhe mundësitë e tyre, përderisa debatojnë.”
Organizatorët janë të bindur, se “Debate për të ardhmen” mirëpritet nga pjesëmarrësit dhe me siguri në të ardhmen do të ketë edicione të tjera të kësaj gare lojë. Kjo për arsye, se ato debate u japin të rinjve siguri dhe u garantojnë atyre dituri dhe aftësi të reja.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: “Asociacioni Debate”
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..