Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në shkollën më progresive për vitin 2017 të gjithë nxënësit janë nga pakicat

БНР Новини

Në shkollën më përparuese bullgare  klasat e mësimdhënies janë të hapura dhe në ditët e pushimit, nxënësit nuk ikin menjëherë pasi kanë dëgjuar zilen e fundit shkollore, por u drejtohen aktiviteteve të dashura dhe të preferuara prej tyre, prindërit qëndrojnë pranë, të gatshëm për të ndihmuar. Shkolla më progresive për vitin 2017 gjendet në lagjen e qytetit Burgas “Gorno Ezerovo” dhe çdo një mëngjes në bankat e saj shkollore  ulen 480 fëmijë romë.

Снимка

Shkolla fillore “Vasill Levski” në qytetin Burgas gëzon jo një dekoratë, por mbase më e shtrenjtë është dekorata e fundit-për shkollën më progresive. Çmimi është për një përparim më të madh në maturat pas klasës së shtatë dhe në sajë të tij do të pajiset një klasë shkollore virtuale, me informacion të pasur arsimues.

Снимка

Nxënësit tanë janë të angazhuar jo vetëm gjatë javës, por dhe gjatë ditëve të pushimit, që do të thotë një punë të përhershme dhe këmbëngulëse në shkollë - tregon drejtoresha Venelina Andreeva. Për ne kjo është shumë e rëndësishme, sepse mendojmë se fëmijët duhet të jenë të angazhuar maksimalisht me pjesëmarrje të ndryshme në procesin mësimor dhe jashtë tij, që të mund të ushtrojnë dhe të përdorin më mirë  gjuhën bullgare në çdo një situatë. Dhe me qenë se fjalori i tyre është mjaft i varfër, detyra jonë bazë është ta pasurojmë vazhdimisht në sferat e ndryshme të procesit arsimues.”

Снимка

Pavarësisht se të gjithë nxënësit janë nga pakicat, ata shkojnë në shkollë rregullisht. Mësuesit shpesh vizitojnë geton e romëve në lagje dhe përpiqen t'i bindin prindërit për t'i arsimuar fëmijët e tyre.

Снимка

"Mosinteresimi është mjaft i lartë mes grupeve të pakicave, por ka zgjidhje në këtë drejtim - më tepër  në lëndët jashtë shkollore - thotë drejtoresha. Prandaj interesohemi se çfarë interesash kanë fëmijët dhe u japim mundësi të zgjedhin. Shkolla është me një bazë të shkëlqyer materiale, bile në këtë moment po ndërtojmë një godinë suplementaredhe një sallon fizkulture. Në parim, kur ka një godinë të përshtatshme, me metoda inter aktive për punë, fëmijët tregojnë interes të madh. Çdo një klasë e kemi pajisur me një protektor multimedial, kompjuter portativ për mësuesin dhe një dërrasë inter aktive. Kudo në shkollë ka WiFi, kolegët prej viteve punojnë me librat elektronikë të shtëpive botuese dhe ata me të vërtetë janë atraktivë. Kurse për fëmijët është shumë interesante të dëgjojnë tingullin, të shikojnë heronjtë-ata vetë marrin pjesë, dhe nuk janë vetëm vëzhgues. Bile fëmijët pesëvjeçar mund të shkruajnë me stilografin inter aktiv dhe mund t'i dallojnë elementet sipas detyrës. Në klasat inovative në klasën e parë, të cilat startuan që nga ky vit shkollor, mendojmë të aplikojmë gjithashtu mësimdhënie me tableta.

Снимка

Venelina Andreeva pohon se metodat moderne të arsimit mbërrijnë me mjete buxhetore, përveç kësaj punohet mbi projekte të shumta, të cilat jo gjithmonë janë të financuara. Përveç drejtimit të mirë të mjeteve, komunikimi me shkollat në të gjithë vendin, që të mos të mbeten problemet vetëm në një nivel vendas, por dhe me prindërit, është me rëndësi të madhe për suksesin e shkollës.

Снимка

Komunikimi i mirë me prindërit jep rezultate shumë pozitive - është e bindur Venelina Andreeva. Kur i qetëson, që të mos të jenë agresivë dhe të mos e akuzojnë shkollën për çdo një mossukses të fëmijës së tyre, ata janë të aftë të të besojnë, garantojnë besimin e vet dhe e ndihmojnë veprimtarinë. Në çdo një klasë mund të punohet me një grup të caktuar prindërish në dobi të shkollës . Ne duam që ata të përfshihen në aktivitetet e ndryshme të nxënësve-më në veçanti në iniciativat e përgjithshme shkollore, në festa. Në to prindërit nuk na janë të domosdoshëm vetëm si spektatorë, por i përdorim dhe si pjesëmarrës aktivë dhe ata kanë suksese në këtë drejtim”.

Снимка

Pasi të përfundojnë klasën e shtatë, një pjesë e madhe e nxënësve në shkollën fillore “Vasill Levski” po e vazhdojnë arsimin e vet-kryesisht në gjimnaze profesionale. Dhimbja e madhe e drejtoreshës janë vajzat, të cilat martohen shumë herët dhe nuk shkojnë më në shkollë. Dhe prapë së prapi ajo shpreson që pak nga pak të ndryshohet mënyra e të menduarit në bashkësinë rome mbi këtë çështje. “Por në asnjë rast nuk duhet të mundohemi t'i bëjmë më të ndryshëm, por duhet t'i ruajmë traditat e tyre kulturore dhe të mos krijojmë konflikte mbi një bazë etnike. Mendoj se ka ndryshim në këtë drejtim”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në festë morën pjesë ansamblet folklorike bullgare nga Milano -Ritmika, Nashenci dhe Veselie

Bullgarët në Italinë Veriore popullarizojnë historinë vendase dhe kontributin e fisit Sllavejkov

Më 22 dhe 23 shtator, bullgarët, kryesisht nga Italia Veriore, u mblodhën në qytetin e bukur italian Brunate mbi liqenin e Komos, në sfondin e Alpeve madhështore dhe pamjen e të gjithë luginës së Lombardisë. Për dy ditë me rradhë ata nderuan jo vetëm..

botuar më 24-10-08 7.30.PD

U hap shkolla e parë bullgare e së dielës në Trebisht

Më 5 tetor 2024 u hap shkolla e parë bullgare e së dielës në fshatin Trebisht të Gollobordës, Shqipëri. Shkolla mban emrin e festës më të bukur bullgare - “24 Maj” - dita në të cilën nderojmë veprën e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij, shkrimin dhe..

botuar më 24-10-07 8.00.MD
Motra Meri Grejs

BNR Shumen tregoi për ditën e punës së motrës Meri Grejs, e cila erdhi nga Tanzania në Bullgari

Motra Meri Grejs është një nga 7 murgeshat në manastirin benediktin në fshatin Carev Brod, Bullgaria Verilindore. Ajo është 27 vjeçe dhe është nga Tanzania. Gjashtë motrat e tjera në manastir janë nga Gjermania, Koreja, Filipinet dhe Bullgaria...

botuar më 24-10-06 9.50.PD