Koreja e Veriut është një nga vendet më të mbyllura në botë. Atje nuk mund të gjendeni rastësisht dhe duhet t’u përgjigjeni shumë kërkesave. Kushti më i rëndësishëm është që të mos jeni gazetar as në media private, as në media elektronike. Që në aeroport do të merrni një deklaratë, me të cilën ndalohet tregimi dhe përhapja e fotografive nga udhëtimi juaj për një periudhë të veçantë. Përveç kësaj nuk duhet të jeni shtetas amerikan, sepse nga 1 shtatori i këtij viti është ndaluar vizita e amerikanëve në këtë vend. Nga turistët evropianë me përparësi janë shtetasit nga Blloku Lindor, sepse shteti ka pasur marrëdhënie të mira me to që para ndryshimeve.
Shteti lindor aziatik filloi politikë të tërheqjes së turistëve të huaj pasi Kim Çen Un e mori pushtetin gjatë dhjetorit të vitit 2011. Në vend u përgatitën pako turistike, të cilat u sigurojnë vizituesve përjetime të ndryshme. Nuk mungon interes ndaj një ekskursioni të tillë edhe në Bullgari. Ju takojmë me bashkatdhetarin tonë Veselin Drobenov, i cili para një viti e vizitoi vendin, i tërhequr nga regjimi atje. Koreja e Veriut është një ëndërr për shumë njerëz, të cilët janë adhurues të udhëtimeve plotë sfida. Ja se çfarë ndodh, pasi ata gjenden atje:
“Mendimi im i parë ishte se jam kthyer 35 vjet në të kaluarën, sepse gjithçka atje ngjan shumë me Bullgarinë nga fëmijëria ime. Pas kësaj ishte frika, sepse menjëherë pasi njeriu e kalon pikëkalimin kufitar takohet me udhërrëfyesit dhe ata të kërkojnë të dhënat personale. Duhet t’ua dorëzosh atyre, pas kësaj ata i vendosin në një zarf, i cili mbyllet, të gjithë nënshkruhen atje dhe të thonë se do t’i marrësh prapë dokumentet, pasi të dalësh nga Koreja e Veriut. Pa pasur dokumente personale, ti bëhesh pronë e tyre. Brenda gjashtë ditëve ne zhvilluam një paranojë të vërtetë, se na ndjekin, na përgjojnë dhe syri i “vëllait të madh” na shikon gjatë tërë kohës.”
Pas shokut të parë, pas marrjes së dokumenteve, bullgarët kuptojnë se nuk do të ketë kontrollim policor, në qoftë se lëvizin bashkë me udhërrëfyesit e tyre. Kjo është kështu, sepse ata zënë një pozitë më të lartë nga policët në hierarkinë administrative. Udhërrëfyesit do të lëvizin bashkë me ta kudo, sepse turistët nuk duhet të vizitojnë vende jashtë atyre të miratuara nga shteti.
Përveç kryeqytetit Fenian, bullgarët mund të vizitojnë qytetin e vetëm të vjetër, i cili është ruajtur pas Luftës Koreane – Kasong, malin Mjonjang, ku ka sanatoriume balneare, si dhe Muzeun e Miqësisë. Atje janë grumbulluar dhuratat e marra nga të gjithë liderët e shteteve të tjera gjatë viteve të kaluara.
“Ndoshta në vend ka rreth 22 mln banues, por numri i tyre real është i panjohur” – thotë Veselin dhe vazhdon të na tregojë përshtypjet e tij nga jeta e banorëve të Koresë së Veriut.
“Një pjesë e madhe e njerëzve atje marrin pjesë në ushtri. Duhet të saktësojmë se ajo përfshin jo vetëm nënrepartet ushtarake, por edhe policinë, tërë administratën bashkiake. Çfarë pjesë e ushtrisë është e armatosur, është një çështje tjetër. Ne nuk pamë shumë nëpunës me uniforma. Për vendasit të jesh në ushtri – kjo është njëfarë shpëtimi, sepse në Korenë e Veriut është në fuqi rregulla –“ Ushtria – e para!” dhe kjo do të thotë se të gjitha pasuritë, të cilat i merr shteti, shkojnë së pari në ushtri. Pasi ajo ushqehet, kjo që mbetet, shkon te popullsia civile. Kjo është shkaku për pamje jo shumë të këndshme. Në fillim të dimrit, kur ne ishim atje, pamë shumë njerëz të kequshqyer.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Veselin Drobenov
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..