Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kundërvënia e trafikimit të qenieve njerëzore kërkon një bashkëpunim të thelluar ndërkombëtar

БНР Новини
Foto: Joan Kolev

Sofja qe mikpritëse e Forumit Ndërkombëtar kushtuar një problemi të konsiderueshëm botëror - trafikut të njerëzve dhe mundësive për evitimin e tij. Organizator i ngjarjes qe Komisioni Kombëtar për Luftimin e Trafikut të Qenieve Njerëzore dhe fondacioni “Hanns Seidel”, bashkërisht me Ambasadën e Britanisë së Madhe në Sofje.

Kundërvënia e këtij krimi është mes prioriteteve të kryesisë bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian . Në këtë aspekt vendi ynë do të bashkëpunojë me fqinjët e vet nga Ballkani Perëndimor, vuri në dukje zëvendësministri i punëve të jashtme Jurij Shterk dhe shtoi:

Trafiku i qenieve njerëzore është një nga krimet më të rënda kundër personalitetit dhe dinjitetit. Bashkë me trafikun e armëve dhe të narkotikëve, ai mbetet një nga format më fitimprurëse të kriminalitetit të organizuar me një çmim të lart ekonomik dhe social. Për shkak të karakterit trans-kombëtar të krimit, asnjë shtet nuk është në gjendje vetë t’i kundërvihet atij në mënyrë efektive. Persekutimi dhe ndjekja e  trafikantëve kërkojnë përpjekjet e bashkuara të institucioneve të ndryshme dhe këmbimin e informacionit në të gjitha nivelet.”

Nuk mund të flasim për një profil të posaçëm të njeriut, i cili bëhet viktimë e trafikut.  Në fakt askush nuk është siguruar. Mirëpo mund të flasim për grupet më të kërcënuara, sqaroi Kamelija Dimitrova – sekretarja e Komisionit Kombëtar për Luftimin e Trafikut të Qenieve Njerëzore:

Gjithnjë e më shpesh në kurthin e trafikimit bien konsumatorët e shërbimeve online. Trafikantët më shpesh përdorin agjenci ndërkombëtare ose reklame me premtime për të ardhura të larta dhe të garantuara. Gjithashtu drejtpërsëdrejti gjejnë viktimat e tyre në hapësira online për bisedime (chat). Shpesh ata i përdorin mediat sociale dhe sajtet për kërkim pune. Interneti përdoret gjithashtu për lehtësimin e eksploatimit të drejtpërdrejtë dhe për krijimin e formave të reja të eksploatimit."

Sipas fjalëve të Ambasadores së Britanisë së Madhe tek ne Emma Hopkins trafikantët dhe viktimat e tyre lënë gjurma në internet dhe atje ata mund të gjurmohen. Për zbulimin e krimeve të tilla ka nevojë për bashkëpunim të thelluar mes organeve të hetimit dhe përfaqësuesve të sektorit privat. Gjithashtu ka nevojë edhe për një fushatë të gjerë informative, e cila do t’iu shpjegojë përdoruesve të internetit rreziqet, të cilat i kërcënojnë gjatë komunikimit në hapësirën online.

Sipas Kamelija Dimitrovës një mënyrë e lehtë për të kuptuar se komunikojmë me punëdhënës jo të rregullte është verifikimi në listën e firmave të regjistruara. Të gjithë firmat që mund të ndërmjetësojnë në kërkimin e punës janë regjistruar dhe mund t’i gjeni në sajtin e Agjencisë së Punësimit. Përveç kësaj mund të orientohemi për nga shuma e ofruar për shpërblimin e punës – në se ajo është shumë herë më e lartë në krahasim me pagën e mesme për shtetin konkret, ose kur nuk na ofrojnë kontratë në gjuhën tonë.

Një studim i Qendrës për Studimin e Demokracisë tregon se trafiku i qenieve njerëzore me qëllim eksploatimin e tyre seksual punon në tri mënyra kryesore. Në vend të parë – me lidhjen e martesës fiktive. Në vend të dytë – përmes ofertave të rreme për punë. Mënyra e tretë është përdorimi grave, të cilat tashmë prostituojnë – kjo është varianti më i lehtë për trafikantët dhe bile po të zhvillohet hetim dhe pastaj – proces gjyqësor, mundësitë për ndëshkimin e trafikantëve janë të vogla.

Tema tjetër e diskutimit ishte mënyra e hetimit të trafikut në internet. Mbi të folën përfaqësuesit e organeve kompetente – Europolit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuar, kështu edhe të rrjeteve sociale. Sipas drejtoreshës së “Politikave Publike” të kompanisë Facebook – Gabriela Çeh, detyra kryesore e rrjeteve sociale përsa i përket trafikimit të njerëzve, është kundërvënia e eksploatimit të fëmijëve për qëllime pornografike. Sipas të dhënave të policisë së Britanisë së Madhe, të ofruara nga këshilltari në fushën e sigurisë kibernetike David Rich, aktualisht atje punohet mbi më se 400 çështje të lidghura me trafikimin e qenieve njerëzore. Në 170 prej tyre bëhet fjalë për eksploatim seksual. Mirëpo në fakt rastet janë më shumë, sepse të dhënat janë vetëm për krimet e regjistruara. Problemi tek ne gjithashtu është i madh dhe nuk duhet nënvlerësuar. Bisedimet për komunikimin në internet dhe për rreziqet e mundshme atje duhet të fillojnë sa më parë me fëmijët – në një moshë shumë të re.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi dhe Maria janë emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024

Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..

botuar më 25-01-03 1.51.MD
Foto: Shoqata e Ekipeve të Shkencave Olimpike

91 medalje në shkencat natyrore fituan nxënësit në vitin 2024

Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..

botuar më 25-01-03 6.55.PD

Çmimet e reja për dokumentet bullgare hyjnë në fuqi nga 1 janari

Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..

botuar më 25-01-01 4.59.MD