Sofja qe mikpritëse e Forumit Ndërkombëtar kushtuar një problemi të konsiderueshëm botëror - trafikut të njerëzve dhe mundësive për evitimin e tij. Organizator i ngjarjes qe Komisioni Kombëtar për Luftimin e Trafikut të Qenieve Njerëzore dhe fondacioni “Hanns Seidel”, bashkërisht me Ambasadën e Britanisë së Madhe në Sofje.
Kundërvënia e këtij krimi është mes prioriteteve të kryesisë bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian . Në këtë aspekt vendi ynë do të bashkëpunojë me fqinjët e vet nga Ballkani Perëndimor, vuri në dukje zëvendësministri i punëve të jashtme Jurij Shterk dhe shtoi:
“Trafiku i qenieve njerëzore është një nga krimet më të rënda kundër personalitetit dhe dinjitetit. Bashkë me trafikun e armëve dhe të narkotikëve, ai mbetet një nga format më fitimprurëse të kriminalitetit të organizuar me një çmim të lart ekonomik dhe social. Për shkak të karakterit trans-kombëtar të krimit, asnjë shtet nuk është në gjendje vetë t’i kundërvihet atij në mënyrë efektive. Persekutimi dhe ndjekja e trafikantëve kërkojnë përpjekjet e bashkuara të institucioneve të ndryshme dhe këmbimin e informacionit në të gjitha nivelet.”
Nuk mund të flasim për një profil të posaçëm të njeriut, i cili bëhet viktimë e trafikut. Në fakt askush nuk është siguruar. Mirëpo mund të flasim për grupet më të kërcënuara, sqaroi Kamelija Dimitrova – sekretarja e Komisionit Kombëtar për Luftimin e Trafikut të Qenieve Njerëzore:
„Gjithnjë e më shpesh në kurthin e trafikimit bien konsumatorët e shërbimeve online. Trafikantët më shpesh përdorin agjenci ndërkombëtare ose reklame me premtime për të ardhura të larta dhe të garantuara. Gjithashtu drejtpërsëdrejti gjejnë viktimat e tyre në hapësira online për bisedime (chat). Shpesh ata i përdorin mediat sociale dhe sajtet për kërkim pune. Interneti përdoret gjithashtu për lehtësimin e eksploatimit të drejtpërdrejtë dhe për krijimin e formave të reja të eksploatimit."
Sipas fjalëve të Ambasadores së Britanisë së Madhe tek ne Emma Hopkins trafikantët dhe viktimat e tyre lënë gjurma në internet dhe atje ata mund të gjurmohen. Për zbulimin e krimeve të tilla ka nevojë për bashkëpunim të thelluar mes organeve të hetimit dhe përfaqësuesve të sektorit privat. Gjithashtu ka nevojë edhe për një fushatë të gjerë informative, e cila do t’iu shpjegojë përdoruesve të internetit rreziqet, të cilat i kërcënojnë gjatë komunikimit në hapësirën online.
Sipas Kamelija Dimitrovës një mënyrë e lehtë për të kuptuar se komunikojmë me punëdhënës jo të rregullte është verifikimi në listën e firmave të regjistruara. Të gjithë firmat që mund të ndërmjetësojnë në kërkimin e punës janë regjistruar dhe mund t’i gjeni në sajtin e Agjencisë së Punësimit. Përveç kësaj mund të orientohemi për nga shuma e ofruar për shpërblimin e punës – në se ajo është shumë herë më e lartë në krahasim me pagën e mesme për shtetin konkret, ose kur nuk na ofrojnë kontratë në gjuhën tonë.
Një studim i Qendrës për Studimin e Demokracisë tregon se trafiku i qenieve njerëzore me qëllim eksploatimin e tyre seksual punon në tri mënyra kryesore. Në vend të parë – me lidhjen e martesës fiktive. Në vend të dytë – përmes ofertave të rreme për punë. Mënyra e tretë është përdorimi grave, të cilat tashmë prostituojnë – kjo është varianti më i lehtë për trafikantët dhe bile po të zhvillohet hetim dhe pastaj – proces gjyqësor, mundësitë për ndëshkimin e trafikantëve janë të vogla.
Tema tjetër e diskutimit ishte mënyra e hetimit të trafikut në internet. Mbi të folën përfaqësuesit e organeve kompetente – Europolit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuar, kështu edhe të rrjeteve sociale. Sipas drejtoreshës së “Politikave Publike” të kompanisë Facebook – Gabriela Çeh, detyra kryesore e rrjeteve sociale përsa i përket trafikimit të njerëzve, është kundërvënia e eksploatimit të fëmijëve për qëllime pornografike. Sipas të dhënave të policisë së Britanisë së Madhe, të ofruara nga këshilltari në fushën e sigurisë kibernetike David Rich, aktualisht atje punohet mbi më se 400 çështje të lidghura me trafikimin e qenieve njerëzore. Në 170 prej tyre bëhet fjalë për eksploatim seksual. Mirëpo në fakt rastet janë më shumë, sepse të dhënat janë vetëm për krimet e regjistruara. Problemi tek ne gjithashtu është i madh dhe nuk duhet nënvlerësuar. Bisedimet për komunikimin në internet dhe për rreziqet e mundshme atje duhet të fillojnë sa më parë me fëmijët – në një moshë shumë të re.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e..