Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkivat shtetërore – koleksionues të fragmenteve nga e kaluara

БНР Новини
Docenti Mihaill Gruev
Foto: dnevnik.bg

Nga data 1 janar Bullgaria merr përsipër presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian. Në kuadrin e 6 muajve ajo do të jetë iniciator i një sërë forumeve, të cilat janë me një interes të përgjithshëm për vendet nga Bashkimi Evropian. Një shfaqje e tillë është takimi, i përgatitur nga Agjencia Shtetërore “Arkiva” të shefave të arkivave të shteteve nga Bashkimi Evropian të planifikuar për 5 dhe 6 qershor 2018.

Posaçërisht për forumin mikpritësit po përgatisin disa botime luksoze me dokumentet më të vlefshme nga arkivat e shtetit. Botimet do t'u shpërndahen përfaqësuesve të institucioneve të arkivave nga Bashkimi Evropian. Është punuar dhe një video me dokumente dhe fotografi, të cilat ruhen në Agjenci. Në të tingëllon zëri i këngëtares së njohur popullore Valja Ballkanska. “Mendoj se kjo është një kartëvizitë e mirë për Agjencinë dhe për vendin tonë” – shënon docenti Mihaill Gruev, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Arkiva”.

Mes aksentëve në takim janë mbrojtja e të dhënave personale dhe shqyrtimi i kodit etik për punonjësit e arkivave, i cili të mund të garantojë interesat e personave të tretë. Docenti Gruev vuri në dukje se, ky është një problem botëror dhe me qenë se arkivat nëpër botë grumbullojnë një informacion të madh për nga vëllimi dhe kjo natyrisht që krijon mundësi për shpërdorim me të dhënat personale. Një aksent tjetër i rëndësishëm është arkivimi elektronik:

Kjo është një sfidë e madhe për të gjitha arkivat në botë. Duhet të pohoj se, sistemet më të zhvilluara arkivore kanë shkuar shumë më përpara prej nesh. Arkivimi elektronik nuk është vetëm një problem bullgar.  Në një farë kuptimi ai është evropian dhe botëror. Bashkërisht me agjencinë shtetërore për administrimin elektronik po punojmë për kalimin në etapa të funksionimit të institucioneve shtetërore në mënyrë elektronike. Ka një vendim të qeverisë nga nëntori i vitit 2018 ,që të gjitha të dhënat në shtet të paraqiten në mënyrë elektronike. Kjo automatikisht ve në rend të ditës çështjen se çfarë të bëhet me dokumentet, të cilat dalin nga përdorimi i tanishëm dhe duhet të arkivohen. Këtu është vendi të ndajmë digjitalizimin nga arkivimi elektronik. Digjitalizimi përfshin dokumente, origjinalet e të cilave janë në letër, kurse arkivimi elektronik është i dokumenteve, të cilat në të ardhmen do të krijohen mbi mbartës elektronik dhe fare nuk do të kalojnë përmes një ekuivalenti në letër. Ato do të arkivohen në pamjen në të cilën janë krijuar. Përmes digjitalizimit po mundohemi të mbrojmë dokumentet, duke pakësuar përdorimin e origjinaleve në letër dhe që këtu e tutje pas digjitalizimit të një dokumenti ai do të përdoret vetëm gjatë botimeve fototipi ose për ekspozita.

Letra e konsideruar deri vonë si e humbur e Hristo Botevit drejtuar Hristo Sjarovit, dhuruar agjencisë nga trashëgimtarët e fabrikantit.    Foto: archives.government.bg

Mes blerjeve të reja në fondet e Agjencisë Shtetërore janë dokumente nga studiuesi i poetit Hristo Botev – Ivan Klinçarov, të dhuruar nga nipërit e tij Suzana Klinçarova dhe Ivan Klinçarov. Midis tyre janë origjinali i letrës së Hristo Botevit  dhe kartëvizita e kapitenit të anijes “Radecki” Dagobert Englender.

Pasaporta bullgare e profesorit mbi studimet kozmike Viden Tabakov.     Foto: desebg.com

Një gjetje tjetër e vlefshme janë dokumentet e profesorit Viden Tabakov – profesor i studimeve kozmike në universitetin në Sinsinati, Shtetet e Bashkuara. Sipas fjalëve të docentit Gruev, profesori është një personalitet jashtëzakonisht interesant, për të cilin nuk dimë bile se ka marrë pjesë gjatë përgatitjes së fluturimit historik kozmik deri në Hënë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD
Foto: Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve

Një lajm i mirë – pelikani i parë i sezonit u çel pranë Tutrakanit

Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..

botuar më 25-02-15 7.25.PD