Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Saint Electrics me albumin e debutimit Keep Me Calm

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Mirosllav Ivanov (kitarë, vokal, kijbord), Grisha Georgiev (vokal dhe bas) dhe Dejan Dragiev (bateri) – ata djem formojnë grupin rok “Sain Electrics”. Brenda viteve ata tri muzikantë punuan me formacione të ndryshme. Mirosllav Ivanovi edhe incizoi një album instrumental prej autori. Grupin “Sain Electrics” e fromoi në vitin 2008, por mezi në vitin 2014 arriti të realizojë atë drejt së cilës synonte – një rok modern bashkëkohor. Gjatë kësaj pranvere emri i grupit u dëgjua pasi në Konkursin e Radios Kombëtare Bullgare për Rok dhe Pop “Pranvera 2017” fitoi çmimin e madh – një koncert me vete në Festivalin në Grjoningen të Holandës.

Tashmë është fakt albumi i debutimit i formacionit “Keep Me Calm”. Incizimi u realizua në qytetin Harmanli, gjë për të cilën Grisha Georgiev rrëfen:

Harmanli është qyteti im i lindjes. Incizuam këngët në studion e vatrës së kulturës në qytet. Muzikantët e grupit “Sllavjani”, në të cilin im at është kitarist krijuan këtë studio. Kënga “Locked in this town” nga albumi i debutimit rikrijon pikërisht këtë histori, se si kur është i vogël njeriu ëndërron të udhëtojë dhe të zbulojë botën, por vjen një moment, kur ai fillon të ndjejë një nostalgji që të kthehet në shtëpi.

Albumi u incizua nga Konstantin Rajdovski – një koleg nga Radioja Kombëtare Bullgare. Ai përmban 10 kompozime rok. Pranë dy prej tyre ka video. Tri djemtë rrëfejnë se së bashku krijojnë këngët – njeri jep idetë, tjetri shkruan tekstin, treti kompozon, ndërsa aranzhimet i bëjnë gjatë interpretimit. Është fakt, se grupe të tilla rok në Bullgari nuk ka.




Pas dekoratës së fituar të konkursit të Radios Kombëtare Bullgare “Pranvera 2017” grupi Sain Electrics realizon koncerte në mbarë vendin. Tri muzikantët dhanë dy koncerte edhe në qytetin Harmanli. Duke pritur promovimin e albumit të debutimit Miro Ivanov tha:

Më 27 tetor, kur do të prezantojmë albumin bashkë me ne në skenë do të jetë edhe muzikanti blus Vasko Krëpkata. Me fizarmonikën e tij ai u përfshi në njërën prej këngëve të incizuara. Secili, që do të vijë në koncert bashkë me biletën do të marrë diskun më të ri të grupit Sain Elecrics.




Ambicia e tri muzikantëve – Mirosllav Ivanov, Grisha Georgiev dhe Dejan Dragiev është, që albumi i tyre të debutimit “Keep me Calm” të arrijë edhe te dëgjuesit e huaj.




Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD

Irina Florin dhe kënga e saj “Ngjyra vjollce”

Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe..

botuar më 24-08-19 2.05.MD

“Kohë për dashuri” - koncerte të këngëtares Toni Dimitrova

Toni Dimitrova – këngëtarja me zë karakteristik, e cila është kthyer në një nga simbolet artistike të qytetit bregdetar Burgas – prezanton koncertin e saj solo “Kohë për dashuri” nën qiellin e hapur. Ai është pjesë e turneut të saj kombëtar, duke..

botuar më 24-08-16 7.05.PD