Mirosllav Ivanov (kitarë, vokal, kijbord), Grisha Georgiev (vokal dhe bas) dhe Dejan Dragiev (bateri) – ata djem formojnë grupin rok “Sain Electrics”. Brenda viteve ata tri muzikantë punuan me formacione të ndryshme. Mirosllav Ivanovi edhe incizoi një album instrumental prej autori. Grupin “Sain Electrics” e fromoi në vitin 2008, por mezi në vitin 2014 arriti të realizojë atë drejt së cilës synonte – një rok modern bashkëkohor. Gjatë kësaj pranvere emri i grupit u dëgjua pasi në Konkursin e Radios Kombëtare Bullgare për Rok dhe Pop “Pranvera 2017” fitoi çmimin e madh – një koncert me vete në Festivalin në Grjoningen të Holandës.
Tashmë është fakt albumi i debutimit i formacionit “Keep Me Calm”. Incizimi u realizua në qytetin Harmanli, gjë për të cilën Grisha Georgiev rrëfen:
“Harmanli është qyteti im i lindjes. Incizuam këngët në studion e vatrës së kulturës në qytet. Muzikantët e grupit “Sllavjani”, në të cilin im at është kitarist krijuan këtë studio. Kënga “Locked in this town” nga albumi i debutimit rikrijon pikërisht këtë histori, se si kur është i vogël njeriu ëndërron të udhëtojë dhe të zbulojë botën, por vjen një moment, kur ai fillon të ndjejë një nostalgji që të kthehet në shtëpi.”
Pas dekoratës së fituar të konkursit të Radios Kombëtare Bullgare “Pranvera 2017” grupi Sain Electrics realizon koncerte në mbarë vendin. Tri muzikantët dhanë dy koncerte edhe në qytetin Harmanli. Duke pritur promovimin e albumit të debutimit Miro Ivanov tha:
“Më 27 tetor, kur do të prezantojmë albumin bashkë me ne në skenë do të jetë edhe muzikanti blus Vasko Krëpkata. Me fizarmonikën e tij ai u përfshi në njërën prej këngëve të incizuara. Secili, që do të vijë në koncert bashkë me biletën do të marrë diskun më të ri të grupit Sain Elecrics.”
Ambicia e tri muzikantëve – Mirosllav Ivanov, Grisha Georgiev dhe Dejan Dragiev është, që albumi i tyre të debutimit “Keep me Calm” të arrijë edhe te dëgjuesit e huaj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..
I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..
Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai..