Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pllovdiv Xhaz Fest 2017

БНР Новини
Xhejsën Moran, Doni Makkaslin dhe Xhoshua Redman
Foto: arkiv personal

Vitin e tretë me radhë “Pllovdiv Xhaz Fest” organizohet nga këngëtarja xhaz Mirosllava Kacarova dhe kompania e saj “Blu Em”. Veprimtaria është pjesë e afishes të qytetit si Kryeqytet Evropian i Kulturës gjatë vitit 2019. Edhe sivjet programi i festivalit do të prezantojë tendencat më moderne të xhazit. Çfarë të presim gjatë këtyre katër ditëve të festivalit tregon vet Mirosllava Kacarova:

СнимкаNga 1 deri më 4 nëntor çdo mbrëmje do të ketë nga dy koncerte. Mbrëmjen e parë do të prezantohet Xhejsën Moran – pianist, kompozitor, aranzhues, pedagog, drejtor artistik i veprimtarive xhaz në Kennedy Center. Krahas kësaj ai është edhe artis i mrekullueshëm. Instalime të tij u prezantuan në bianalenë e Venecies, kështu që shpresojmë se ai do të realizojë një koncert-shfaqje. Ai do të përpiqet të rikrijojë një koncert historik nga viti 1959 të muzikantit Telloniës Monk. Sivjet mbushen 100 vjet nga lindja e tij. Moran me grupin e tij do të rikrijojë koncertin e Monkut nga epoka e tij, në të cilën ai konsiderohej novator – dhjetë muzikantë të dalin së bashku në skenë me vegla jo standarde. Në sfondin e muzikës do të ketë edhe një instalim artistik video vepër të vet Moranit. Sivjet mbushen edhe 100 vjet nga lindja e Ella Fixherallid. Në kuadrin e aktivitetit “Pllovdiv Xhaz Fest” Hillda Kazasjan do të interpretojë këngët e kësaj muzikante të madhe të xhazit. “Me buzëqeshje për Ellën” titullohet koncerti. Krahas kësaj këngëtarja Hillda Kazasjan bashkë me pianistin Zhivko Petrov – JP3 dhe trumbetarin Mihaill Josifov do të interpretojnë këngë të reja të padëgjuara deri tashti.

Mbrëmjen e parë, më 1 nëntor, në kuadrin e Festivalit “Pllovdiv xhaz fest” do të hapet edhe ekspozita e saksofonistit bullgar Mishell Nahabedjan. Në të prezantohen fotografi nga momente interesante të koncerteve të artistëve xhaz të mbarë botës. Për ditën e dytë të festivalit Mirosllava Kacarova vazhdon:

Mirosllava KacarovaKjo është mbrëmja në të cilën admiruesit e xhazit do të dëgjojnë projektin më të ri të muzikantit Hristo Jocov – perkusione – Jazz Cats. Pas tij në skenë do të dalë Doni Makkaslin me orkestrën e tij. Më bëri përshtypje stili i tij i interpretimit të xhazit, fryma prej novatori në veprat e tij.”

Mbrëmjen e tretë Antoni Donçev do të prezantojë një projekt të ri me trumbetarin Rosen Zahariev – Roko dhe solistin Pavell Terzijski. Pas tyre në skenë do të dalin Orlin Pavllov, dhe Pavell Terzijski, Svillen Noev dhe Stefan Vëlldobrev me “Oktet për Plovdivin” të cilët do të paraqesin projektin “Katër zotërinj këndojnë xhaz”. Aranzhimet i bëri pianisti Mirosllav Turijski.


Katër këngëtarët do të interpretojnë këngë nga repertorët e veta, por në versione xhaz. Mbrëmjen e katërt një koncert do të japë Xhoshua Redman dhe trioja e tij. Ky është një muzikant atraktiv dhe virtuoz, i cili e ndryshon muzikën dhe bën një lexim të ri të xhazit. Herën e dytë “Pllovdiv Xhaz Fest” do të dorëzojë çmimin e vet për kontribut të tërësishëm në muzikën xhaz. Kush do të jetë mbajtësi i sivjetshëm do të bëhet e qartë në prag të veprimtarisë muzikore.



Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Interpretues nga 18 vende në skenën e "Bansko Jazz Festival"

Nga data 3 deri më 10 gusht, Bansko do të jetë xhaz për herë të 27-të. Bansko Jazz Festival do t'i kthejë sheshet, rrugët, parqet dhe restorantet në qytetin malor në një skenë të madhe live. Programi i pasur përfshin 135 interpretues nga..

botuar më 24-08-02 7.10.PD

Festivali i nëntë "Opera në maja" në Bellogradçik do të nderojë Giacomo Puccini

Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes...

botuar më 24-08-02 6.05.PD

Big Bendi i BNR-së dhe këngëtarët Vasill Petrov dhe Valeria Stojanova hapin festivalin ndërkombëtar të xhazit në Borovec

Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi muzikor është tashmë një traditë në kalendarin kulturor të resortit tonë malor. Sipas drejtoreshës së..

botuar më 24-08-01 6.15.PD