Një pjesë e madhe e bullgarëve pranojnë se jetojnë në atdheun e tyre si një fakt të dhënë, bile si një farë dënimi, për shkak të problemeve, të cilat kanë përmbushur jetën e tyre. Prandaj, gjithmonë është një kënaqësi kur gjen një njeri me një këndvështrim më të ndryshëm për gjërat, mendimi i të cilit është jashtë klisheve dhe kufizimeve. I rritur mes Amerikës, Kanadasë dhe Holandës, bashkatdhetari ynë Martin Grahovski është i lumtur gjithmonë kur kthehet tek ne dhe mendon se Bullgaria është një parajsë, për të cilën të huajt dëshirojnë të mësojnë sa më shumë. Prandaj pavarësisht se ka vizituar dhjetëra shtete, mes të cilave dhe Japoninë, Nepalin dhe Kamboxhinë, ai vendos të xhirojë një seri filmash të shkurtër, të kushtuar natyrës, kulturës dhe traditave të vendit tonë. Cikli mban emrin “Bullgaria në 3 minuta”. Më shumë për të na tregoi vetë Martini:
“Isha 16 vjeç dhe u ktheva në Bullgari, ku vendosa të xhiroj një film dokumentar me titull “Mirë se erdhët në qytetin Sevlievo”. Ideja e këtij filmi qe që të bëj intervista me njerëz, miq dhe shokë dhe familje. Duhej të jetë rreth 20 minuta, por u bë 1 orë e gjysmë. Që aty më lindi ideja, për një udhëtim më të madh nëpër Bullgari. Deri tani kemi bërë 27 seri nga Bullgaria Perëndimore, Lindore, Jugore dhe Veriore. Ky projekt është lidhur me kulturën, qytetet dhe natyrën. Ai nuk është objektiv, në të janë përfshirë vende, të cilat për mua janë interesante dhe do të doja ta tregoja përpara të huajve. Kam filma për majën Musalla, Vihren si dhe për shpella. Ideja ime për këtë projekt është që ai të mos të jetë komercial, nuk kam dëshirë që ta shes dhe të nxjerr para prej tij. Me qëllim e financoj unë vetë, kështu nuk varem prej askujt, udhëtoj atje ku dëshiroj unë dhe i bëj gjërat kështu, siç më pëlqen mua."
Videot të cilat Martini i bën janë nga 3 minuta, me qenë se ky është varianti më i mirë, në qoftë se ato shikohen në rrjetet sociale. Koha është krejtësisht e mjaftueshme, që të mund të tërhiqet interesi i konsumatorëve dhe dëshira e tyre për të provuar diçka të re dhe të ndryshme. Ky është shkaku që faqja e tij në facebook të grumbullojë një popullaritet të madh. Deri në këtë moment, ajo ndiqet prej mbi 24 000 vetave, të cilët çdo natë zbulojnë nga një pjesë e re nga atdheu ynë. Martini e vazhdon udhëtimin e tij dhe ka ndërmend ta përfundojë me një seri ekskursionesh në Bullgarinë Qendrore. Thotë se e le këtë regjion për në fund, me qenë se kujtimet nga fëmijëria dhe verat e tij këtu në qytetin Sevlievo dhe regjioni akoma nuk janë zbehur dhe e njeh këtë pjesë të vendit më mirë. Gjuhën bullgare ai e zotëron në sajë të të afërmve të tij në atdhe dhe kohës së kaluar me ta.
I riu është krenar me miqtë e vet nga India, Franca dhe Holanda, të cilët dashurohen pas vendit tonë akoma pas shëtitjes së tyre të parë nëpër të. I thonë atij se kurrë nuk kanë ditë më parë sa vend i shkëlqyer është Bullgaria dhe se me siguri do të kthehen këtu përsëri. Fakti, se po e bën projektin vetë, pa asnjë financim nga shteti dhe pa një qëllim që të fitojë prej tij, dëshmon se është i sinqertë dhe se për të vendi ynë është një frymëzim i pashtershëm. Mbetet vetëm t’i urojmë sukses dhe të shpresojmë se do të dëgjojmë emrin e tij akoma gjatë, krahas emrave të të rinjve, që kanë ide të shumta sesi ta bëjnë Bullgarinë një vend më të mirë dhe më të preferuar për të jetuar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej..
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena,..