Manastiri i Etropolesë – një shekull veprimtari letrare

БНР Новини

Manastiri i Etropolesë “Sveta Trocia” (“Triada e Shenjtë”) i quajtur gjithashtu “Varovitec”, ruan faqe të shkruara nga kaligrafët e lashtë dhe të pikturuara nga piktorët e dikurshëm. Në këtë vend para qindra vitesh është zhvilluar dhe lulëzuar një prej shkollave më produktive letrare në tempujt bullgarë. I fshehur në mal, jo larg qytetit Etropole, ai edhe sot e kësaj dite është një qendër tërheqëse për të gjithë besimtarët.

Manastiret në Bullgari gjatë Mesjetës dhe Rilindjes së hershme kanë luajtur një funksion kulturor dhe iluminist. Ato janë kështjella të shpirtit bullgar dhe të shkollave letrare” – vë në dukje doc. dr. Hristo Temellski nga Instituti Kishtar-Historik dhe Arkivor. Ai na tregoi më shumë hollësi për krijimin e manastirit dhe për shkollën letrare dhe kaligrafike pranë tij.

Снимка

Mbizotëron mendimi se Manastiri i Etropolesë është themeluar rreth vitit 1158. Sipas të dhënave të murgut Hrisant, të paraqitura para studiuesit Aleksandër Tacov, gjatë ndërtimit të kishës në vitin 1858 janë gjetur dy pllaka për krijimin e tij para 700 vitesh. Shkolla letrare është themeluar në fund të shekullit të XVI dhe ka arritur lulëzimin e saj më të madhe gjatë gjysmës së parë të shekullit të XVII.

Снимка

СнимкаNë atë kohë qyteti i afërt Etropole u bë një vendbanim minatorësh dhe popullsia grumbullonte mjete për manastirin. Në shkollë punonin letrarë, kaligrafë, kopjues, ilustrues, libralidhës. Më i njohuri prej tyre është Danaill Etropollski. Ka 13 dorëshkrime të tij të datuara dhe për mbi 20 të tjera që nuk janë datuar supozohet se janë shkruar nga ai. Një kopjues tjetër i rangut të tij është murgu Rafaill. Janë ruajtur 4-5 dorëshkrime të datuara. Lidhja e librave gjithashtu është një veprimtari artistike – janë bërë mbulesa librash prej druri me zbukurim reliefi.

Docenti Temellski thotë: “Shkolla Letrare e Etropolesë ka një stil të vet. Atje mbizotëron kryqi, gjarpri, shpendi, fytyra e njeriut, koka e njeriut me flokë të mbledhura lart.

Për tekstet e shkruara në skriptorium ai shpjegon se këta janë “kryesisht libra teologjikë, të domosdoshëm për kishën. Shumë prej tyre janë humbur, shumë të tjerë janë asgjësuar.” Prapëseprapë më shumë se 80 dorëshkrime janë ruajtur. Ndër to është “një dorëshkrim i vlershëm i Gramatik Joanit, i datuar në vitin në 1658. Ai është i veshur me argjend dhe është me ornamente prej ari. Është interesant një prolog i tij prej vjershash që nga viti 1636, i shkruar nga Gramatik Joani me rastin e kthimit të lipsanave të Shon Joan Rillskit nga Tërnovo në Manastirin e Rillës në vitin 1469.

Снимка

СнимкаPër fatin e Manastirit gjatë zgjedhës turke doc. Temellski thotë:

Manastiri i Mesjetës që nga viti 1158 u shkatërrua gjatë sundimit të Bullgarisë nga turqit. Siç duket manastiri është rimëkëmbur që gjatë shekullit tjetër me ndihmën e popullsisë. Ka pasur probleme edhe gjatë sulmeve të kërxhallinjve, kur u sulmua dhe u grabit. Në përgjithësi manastiri është ruajtur dhe është rimëkëmbur disa herë, në saje të banorëve më të pasur të Etropolesë me ndikim më të madh.

Kisha e sotme është nga viti 1858. Si në kushtet e sundimit osman u ndërtua një tempull kaq madhështor?

СнимкаPas Traktatit të Paqes të Edrenesë që nga viti 1829 filloi era e Tanzimatit, domethënë e reformave në Perandorinë Osmane. U lëshuan dy akte të mëdha reformuese. Njëri është Hatisherifi i Gjulhanit. Ai i jep të drejta të mjaftueshme popullsisë së krishterë dhe ajo merr leje për t’i rimëkëmbur kishat dhe manastiret. E tillë është situata edhe sa i përket Manastirit të Etropolesë, që u rimëkëmb në vitin 1858. Igumeni, ati Emill, gjeti dy dokumente osmane. Njëri është një ferman osman nga viti 1858, me të cilin jepet leje që popullsia e Etropolesë ta rimëkëmbë manastirin. Në dokumentin tjetër janë shënuar tri leje për rimëkëmbjen e pjesshme gjatë vitit 1832 – 33.

Снимка

СнимкаDoc. Temellski vazhdon me disa hollësi për enët e ndryshme kishtare, të cilat ruhen edhe sot e kësaj dite:

Nga kisha e vjetër, për të cilën supozohet se është nga viti 1158, kur u themelua manastiri, ka dy kryqe të argjendta me mbishkrime të dhuruesve të panjohur. I pari është punuar në vitin 1492 në Vraca nga mjeshtri Ivan Janov dhe i është dhuruar manastirit nga priti Stojan nga fshati Hërlec. I dyti është bërë në fund të shekullit të XVI dhe është si ai i parë nga mjeshtri Mavrodia Dragolinov nga fshati Kameno Pole. Ruhet gjithashtu një hirore e bërë nga mjeshtri Bojço nga Etropole në vitin 1753. Ajo është lyer me ar nga esnafi vendas dhe e ka mbishkrimin “Në arkivol ruhen lipsanat e Shenjtorëve Kozma dhe Damjan”. Nuk përmendet asgjë për potirin e ruajtur prej argjendi. Ai është nga viti 1786 dhe është vepër e një mjeshtri të panjohur. Është ruajtur dera e altarit të ikonostasit të vjetër dhe ikona e tempullit “Triada e Dhiatës së Vjetër” që nga viti 1538. Zografi është Nedjallko nga Lloveçi. Ajo ruhet në ekspozitën e Muzeut Qendror Historik-Arkeologjik në Sofje. Kisha nga viti 1858 nuk ka pasur mbishkrime murale. Në vitin 2007 manastiri u meremetua krejtësisht. Tempulli u pikturua sipas projektit të doc. Sasho Rangellov nga Fakulteti i Artit Figurativ i Universitetit të Veliko Tërnovos.

Снимка

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Svetllana Dimitrova dhe etropolskimanastir.etropolebg.com

Më shumë nga rubrika

Qendra muzeore “Arti trak në Rodopet Lindore” mbushi 10 vjet

Gjatë vitit 2000 arkeologu dr. Georgi Kitov dhe ekipi i tij zbuluan kodërvarrin Roshava Çuka afër fshatit Aleksandrovsko të rrethit të Haskovos, një varrezë trake nga shekulli i V para Krishtit, e cila bën përshtypje me arkitekturën e jashtëzakonshme..

botuar më 19-05-19 12.15.MD

Qyteti antik Herakleja Sintika zbulon sekretet e tij

Herakleja Sintika ishte një vendbanim kozmopolit në të cilin bashkëjetuan fise, etnose dhe popuj të ndryshëm. Ai ndodhet në territorin e bashkisë së qytetit Petriç dhe më saktë në rajonin e fshatit Rupite, në afërsi të vullkanit të shuar Kozhuh...

rinovuar më 18-06-11 12.21.MD

Restaurimi i Tombul Xhamisë, ose një histori e shkurtër për tempullin, kohën dhe njerëzit

Shumeni është një qytet i njohur si një nga qendrat e Rilindjes bullgare, të jetës kulturore dhe shpirtërore, ku ende mund të ndihet shpirti i kësaj kohe. Në qoftë se shëtitni në rrugën e kalldrëmit  “Mbreti i Çlirimit” dhe ecni drejt Tombul..

botuar më 18-03-10 10.15.PD