Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Tingull i bukur” në programin e larmishëm të koncertit “Eufonia”

БНР Новини
Nga e majta në të djathtë: Mario Angjellov, Cvetan Trojanski dhe Ognjan Veskov
Foto: akriv personal

Një muzikë nga kohërat dhe stilet e ndryshme, të interpretuar në një instrument, emri i të cilit do të thotë “tingull i bukur” do të dëgjojmë më 31 tetor në Studion Numër Një të Radios Kombëtare Bullgare. Ideja për projektin është e Cvetan Trojanskit, i cili ka një përvojë të pasur me instrumentet frymore prej bakri. Takimi i tij i parë me to është në një moshë relativisht të re, në orkestrën e shkollës me bas flugelhornin e tij të parë. Më vonë në Shkollën e Arteve të qytetit Pleven  dhe në Akademinë e Muzikës,  Vallëzimit dhe të Arteve të Bukura në Plovdiv vegla e tij ka qenë tromboni. Një farë kohe ka ekzekutuar në Orkestrën Frymore në Sofje, kur vegla e tij ka qenë horni /një instrument frymor prej bakri nga familja e saksofonave/.

Cvetan është trombonist në Big Band-in e Radios Kombëtare Bullgare që nga viti 1996, por për këtë program e ka zgjedhur instrumentin pak të njohur eufonium. Nga i njëjti orkestër janë dhe partnerët e tij Ognjan Veskov-kitarë dhe Stefan Kuzhuharov-perkusione. Bashkë me ta në skenë do të jetë dhe Mario Angjellov-pianist, producent i Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Siç u bë e qartë, në qendër është eufoniumi - një instrument i ngjashëm me tubin, i cili ekzekuton në një regjistër më të lartë. Pavarësisht se ai nuk është shumë i njohur në Bullgari, nëpër botë mund ta dëgjojmë në ansamble të ndryshme instrumentale dhe frymore. I tërhequr nga timbri i tij i bukur, Cvetan përpara kohe blen një instrument të tillë dhe fillon të ekzekutojë në të si hobi, siç ai vetë shpjegon.




Eufoniumi përdoret kryesisht në të ashtuquajturat "marching bands" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në disa vende në Azi, në Britaninë e Madhe... – tregon ekzekutuesi. Merr pjesë dhe në partitura simfonike - për shembull ”Planetët” të Gustav Holst-it. Emri vjen nga greqishtja dhe do të thotë “tingull të bukur”. Jo rastësisht zgjodha një repertor, i cili është shumë i larmishëm sa i përket stilit. Dua të tregoj se, ky instrument mund të përdoret në gjini të ndryshme - në muzikën klasikë, tangon argjentinase, rok , çardash. Doja që të ketë dhe një krijim bullgar, prandaj në program gjeti vend dhe një valle. Disa nga pijesat, të cilat do ti interpretojmë, janë në aranzhim për eufonium, të bëra prej muzikantëve të ndryshëm. Të tjerë i bëra unë. Pavarësisht nga fakti se projekti është i imi, pianisti Mario Angjellov menjëherë e përkrahu idenë dhe krejtësisht u dashurua pas timbrit të bukur të instrumentit. Ognjan Veskov dhe Stefan Kozhuharov po kështu kanë një rol të pazëvendësueshëm. Stefani u përfshi në një etapë pak më të vonë dhe prandaj nuk do ta shikoni në afishe. Falënderimet tona më të mëdha janë për Maja Rajkovën - ajo është producente muzikore në radio, si dhe për ekipin e “Shtëpisë muzikore”- pranë Radios Kombëtare Bullgare, i cili përkrahu idenë dhe realizimin e saj."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD
Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD
Kori i Radios për Fëmijë me dirigjente Venecia Karamanova

"Nata e Shenjtë" - Kori i Fëmijëve i BNR-së na ngroh zemrat para Krishtlindjeve

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..

botuar më 24-12-17 6.35.PD