Orkestra frymore e Sofjes me dirigjent Hristofor Radanov do të ketë një koncert më 1 nëntor në Shtëpinë e Kulturës “Iskar” në orën 18.30. Koncerti i është kushtuar Ditës së Iluministëve. Në program janë përfshirë vetëm vepra dhe orkestrime të zotit Radanov, i cili është një nga emrat e njohur në fushën e interpretimit të trashëgimisë tradicionale muzikore. Ai është kompozitor, dirigjent, klarinetist dhe ka punuar me disa orkestra bullgare. Pas mbarimit të Akademisë Muzikore Kombëtare në Sofje ai u bë pjesë e Orkestrës Frymore të Sofjes, ku punoi 20 vjet. Më aktivist ai kompozoi në periudhën, kur ishte udhëheqës i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare – 1990-2011. Incizimet e bëra nga ai si dirigjent i kësaj orkestre janë më se 2000, qindra janë pjesët e kompozuara nga ai dhe përpunimet e veprave të ndryshme të bëra për orkestrën e radios. Për veprimtarinë e tij ai është dekoruar shumë herë.
"Derisa punoja në Radion Kombëtare Bullgare kompozova shumë kryesisht në stil folklorik, për disa formacione të fëmijëve krijova këngë dhe pjesë zbavitëse – tregoi Hristofor Radanovi – Me këtë koncert do të përpiqem të tregoj fytyrën time muzikore në të gjitha zhanret, në të cilat kam punuar. Programi është i pasur dhe i larmishëm. Do të fillojmë me marshin “Impulsi i rinisë”, do të vazhdojmë me pjesën “Muzikë në ambient të hapur” – të lehtë, të shumëngjyrëshe, të këndshme. Zakonisht orkestrat frymore ekzekutojnë jashtë sallave – në parqe dhe kopshte dhe shpeshherë kjo është pasqyruar në titujt e veprave të tyre. Kam përfshirë dhe një pjesë të kushtuar klarinetistit të madh dhe pedagogut profesor Petko Radev – ai ishte profesori im në Akademinë Muzikore. Solist do të jetë Naum Gruevski – një nga studentët e tjerë të profesorit Radev. Do të tingëllojë dhe vepra, për të cilën mendoj se është ajo “më serioze” në krijimtarinë time – rapsodia “Rodopet”. Në vitin 2015 ajo fitoi çmimin e parë në konkursin për vepra simfonike në 7/8. Ftuam gjithashtu formacionin e fëmijëve “Talasëmçe” me udhëheqës Dimitër Konstancaliev. Një nga këngët që ata do t’i interpretojnë është me tekst të shkrimtarit dhe poetit të madh bullgar Ivan Vazov. Me padurim pres reagimet e publikut. Natyrisht nuk mund të bëj koncert pa “Folk Suing”-un (kjo është pjesa ime më e ekzekutuar) dhe pa vallet bullgare, që më japin një fortësi të jashtëzakonshme."
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..