Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vizita e ministrit ushtarak të Maqedonisë në Bullgari dërgoi mesazhe të forta politike

БНР Новини
Foto: BGNES

Zëvendës kryeministrja dhe ministre e mbrojtjes e Maqedonisë Radmilla Shekerinska bisedoi dje në Sofje me homologun e saj bullgar Krasimir Karakaçanov. Vizita u ndoq me vëmendje të madhe. Kjo jo vetëm për arsye, se ishte e para e një ministri maqedonas të mbrojtjes në Bullgari pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë në fillim të gushtit. Përveç pozitave të forta në pushtetin ekzekutiv të fqinjës perëndimore, si zëvendës kryetare e Bashkimit Socialdemokratik të Maqedonisë, Shekerinska ka pozita të fuqishme edhe në forcat e reja drejtuese të vendit. Një shkas suplementar për interesin e rritur ishte edhe fakti, se bashkëbiseduesi kryesor i saj në Sofje - Krasimir Karakaçanov, përveç se është ministër i mbrojtjes, është edhe lider i formacionit nacionalist VMRO. Formacion ky i cili njihet si një njohës i mirë, por shpesh herë edhe kritik, i fqinjës sonë perëndimore.

Rezultati i drejtpërdrejt i vizitës për sferën ushtarake është nënshkrimi i të dy protokolleve – për zhvillimin e bashkëpunimit midis forcave ushtarako ajrore dhe për bashkëpunim në analizat laboratorike të karburanteve, të lubrifikanteve dhe të lëngjeve speciale. Në shikim të parë përmbajtja e kontratave është e thjeshtë, por tregon, se bashkëpunimi ushtarak depërton në një fushë konkrete. Ministrat biseduan edhe për stërvitjen e ushtarakëve maqedonas në shkolla ushtarake bullgare, gjë që është një shenje për mirëbesimin e rritur reciprok. U bë fjalë edhe për stërvitje dhe trajnime të përbashkëta, si dhe për shkëmbimin e përvojës në reformat mbrojtëse dhe në proceset e integrimit evroatlantik. Sipas ministres Shekerinska, bashkëpunimi me Bullgarinë e afron Maqedoninë me standardet e NATO-së.

Në një moment, kur Shkupi insiston për shpejtimin e integrimit evroatlantik, ministri Karakaçanov deklaroi kategorikisht, se qeveria bullgare jo vetëm përkrah aderimin e Maqedonisë me NATO-në dhe BE-në, por do të vazhdojë të paraqesë si kandidatura më e mirë e Ballkanit Perëndimor. Ai tha, se pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë Bullgaria nuk ka çështje të diskutueshme me Maqedoninë dhe shtoi, se që nga gushti e këtej në marrëdhëniet dypalëshe ka ndryshim cilësor.

Mirëpo, nga deklaratat e ministrit Krasimir Karakaçanov nënkuptohet, se ndoshta ka ndryshim edhe në marrëdhëniet e Sofjes ndaj problemit me emrin e Maqedonisë. Në dialogun midis Shkupit dhe Athinës mbi këtë çështje në muajit e ardhshëm pritet ndonjë avancim. Me deklaratën kategorike, se “për ne problemi me emrin e Republikës së Maqedonisë nuk ekziston”, ministri bëri që disa të mendojnë, a nuk ka hequr dorë Sofja nga rezervat e saj ndaj emrit eventual të Maqedonisë, i cili të përmbajë caktim gjeografik dhe kështu në mënyrë të tërthortë të supozojë pretendime territoriale ndaj Bullgarisë. Në se gjykohet nga fjalët e ministrit Karakaçanov, Bullgaria ka gjithashtu mundësi ta ndihmojë zgjidhjen e problemit. Mirëpo, ai nuk shënoi se si mund të ndodhë kjo. Kjo është e kuptueshme duke marrë parasysh fshehtësinë rreth dialogut për emrin që prej kohe.

Mund të presim, që disa prej anonsave të bëra gjatë vizitës së ministrit maqedonas të mbrojtjes në Sofje, të konkretizohen vetëm pas dy javëve në mbledhjen e përbashkët të qeverive të të dy shteteve, e cila do të mbahet në qytetin maqedonas Strumica më 23 nëntor. Bisedimet e djeshme midis ministrave të mbrojtjes në Sofje mund të pranohen edhe si një pjesë prej kësaj veprimtarie. 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..

botuar më 24-09-07 8.15.PD
Prof. i Asociuar Spas Tashev

Një shoqatë bullgare ka shpërndarë një letër të rëndësishme drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..

botuar më 24-09-02 7.45.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...

botuar më 24-08-31 10.40.PD