Në program është përfshiri dhe kryevepra “Vallëzime nga Galanta” të kompozitorit hungarez Zolltan Kodaj. Gjatë vitit 2017 bota shënon 50 vjet nga vdekja e tij. Ajo është krijuar gjatë vitit 1933, në lidhje me 80 vjetorin nga themelimi i Budapest Philharmonic Society. Dihet se Zolltan Kodaj me dashuri dhe dedikim i përkushtohet mbledhjes dhe ruajtjes së muzikës folklorike. Dashuria e tij ndaj traditave të popujve dhe etnoseve të ndryshme le një shenjë të qartë dhe mbi krijimtarinë e tij. Në fëmijëri, kompozitori për një farë kohe jeton në krahinën Galanta/ sot një pjesë nga Sllovakia/, ku dëgjon orkestra cigane. Pas kohe zbulon një koleksion prej valleve popullore hungareze, të botuar në një varg përmbledhjesh gjatë vitit 1800 në Vjenë. Në “Vallëzime nga Galanta” ai përdor tema, të marra nga ciganët e Galantës dhe të cituara në këto përmbledhje. Në afishe janë dhe “Vallëzimet sllave” të Antonin Dvorzhakut - po kështu mes krijimeve më të njohura dhe të preferuara të këtij përfaqësuesi të shkollës kombëtare çeke.
Koncerti i Orkestrës Simfonike do të fillojë me premierën e “Koncertit për fyell, klarinetë dhe orkestër” nga Teodosij Spasovi. Ai do të ekzekutojë në partneritet me klarinetistin Iljan Iliev, i cili e ka mbaruar Akademinë Kombëtare Muzikore tek profesori Petko Radev. Ai është klarinetist i muzikës klasike, por akoma si fëmijë ekzekuton me të njëjtin sukses dhe muzikë popullore. Mund të thuhet se bashkëpunimi i tij me Teodosin është "i natyrshëm". Babai i Iljanit-Nikolla Ilievit, një virtuoz i klarinetës është themeluesi dhe drejtues i Оrkestrës Popullore të fshatit Konush. Gjatë vitit 2000 qe botuar dhe një album të Teodosij Spasovit të quajtur “Në tryezë”, në të cilin fyelltari me një famë botërore është në një farë “muhabeti në tryezë” me Nikollën. Ky album, ka mbledhur dialogët e tij më të mira muzikore, të regjistruara aty për aty, fitoi një vlerësim të lartë nga specialistët dhe adhuruesit e artit të folklorit. Teodosij Spasov tregon se afro 20 vjet mendon për këtë krijim.”Muzikë për tu dëgjuar dhe për gëzim - për ne vetë dhe për publikun. Kështu e prezanton ai albumin e tij. Kuptohet, muzika ime përmban dhe shkëndija nga folklori – të cilin unë e dua, me të cilin jam rritur, të cilin e kam mësuar. Dhe mendoj se është shumë mire që këto emlemente të jenë të pranishëm gjithmonë në muzikën, e cila krijohet këtu nën qiellin e Bullgarisë, në tokën e Bullgarisë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..
Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..
Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim..
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes..