Nga 4 deri më 6 tetor, Plovdiv do të bëhet kryeqyteti i kitarës. Kjo për shkak të festivalit GuitART, i cili për të nëntin vit radhazi do të na ofrojë një takim me kitaristë me famë botërore dhe grupe të reja me muzikantë të talentuar nga vende të ndryshme. Përveç koncerteve, festivali përfshin edhe klasa master, leksione, një konkurs ndërkombëtar të kitarës klasike dhe seminare muzikore. Ngjarja realizohet me mbështetjen financiare të Komunës së Plovdivit dhe është pjesë e Kalendarit Kulturor të qytetit për vitin 2024.
Adhuruesit e artit të kitarës do të kenë mundësinë të shijojnë një gamë shumëngjyrëshe stilesh - flamenko, tango argjentinase, xhaz, funk, muzikë klasike dhe shumë të tjera. Interpretuesit janë nga Spanja, Austria, Italia, Turqia dhe Bullgaria. Figura kryesore në organizimin e festivalit është kitaristi Hristo Kolikov - Kristo, i njohur nga grupi Del Padre. Në muzikën e saj, Banda Del Padre shpesh e takon folklorin bullgar me flamenkon.
"Ideja e parë ishte ta përfaqësonim kitarën në të gjitha format dhe "ngjyrat" e saj, si dhe instrumentet me tela që kanë të bëjnë me të, për shembull mandolina, kitara bas, kitara country, kitara havaiane, etj. Kjo fushë është kaq e gjerë se për nëntë vjet nuk mund të prezantojmë gjysmën e instrumenteve dhe stileve që lidhen me kitarën. Në këtë kuptim, festivali është shumë i ngjyrshëm dhe interesant”, thotë Kristo.
Foto: guitart.bg, facebook.com/bandadelpadre, Pixabay
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Maria Mateev prezanton grupin e saj KOYANGI dhe këngën e tyre të parë "E vetmuar". Kënga flet për betejat me veten dhe frikën që secili prej nesh përjeton në një fazë të caktuar të jetës. Pas më shumë se një dekade në Korenë e Jugut, Maria..
Në fund nuk mund të lë pa përmendur projektin e tij të famshëm për dixhitalizimin e materialeve muzikore - Enote . Që disa vite më parë shpërtheu lajmi se po krijohej diçka kaq inovative dhe se një bullgar ishte në themel të saj...
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..