Shumë bullgarë të mençur kanë kontribuuar për progresin e njerëzimit në fusha më të ndryshme. Shumë prej tyre kanë banuar jashtë vendit, por sot të gjithë i përmendim emrat e tyre me krenari. Vetëm mund të supozojmë se çfarë kanë paguar të gjithë ata për largimin e tyre nga atdheu.
Një prej këtyre truve ka lindur në vitin 1919 në një fshat të vogël në Bullgarinë Veriperëndimore. Para pak kohe agjencia shtetërore “Arkivat” mori disa dokumente personale të profesorit bullgar Viden Tabakov, i cili ka kontribuuar me punën e vet në kuadrin e programit amerikan për dërgimin e njeriut të parë në Hënë.
Sfida, që duhej të përballonte prof. Viden Tabakov, që të ishte i suksesshëm misioni deri në Hënë, ishte lidhur me temperaturat e larta në atmosferë. Për shkak të tyre kishte rrezik nga shpërthimi i raketave, por shkencëtari bullgar gjeti zgjidhje të problemit, duke sajuar mbulesë metalurgjike të disa pjesëve të motorëve. Kështu “Apolo” 11 e zbatoi qëllimin e vet dhe zbriti në Hënë.
Sipas Auatef Hamedit, profesor i teknikës aerokozmike dhe udhëheqës i laboratorit universitar në Sinsinati, të krijuar nga prof. Viden Tabakov, arritjet e bullgarit janë në fusha të ndryshme të shkencës – në energjetikë, avio-inxinieri, shumë prej teknologjive në aviacion janë përpunuar nga ai. Toka, ajri dhe uji – për të gjithë ata ai ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm. Në ajër ka nevojë për avio-motorë, në ujë janë motorët e dizelit për anijet. Ai i ka bërë motorët më ekonomikë, më të lirë dhe më të sigurt, ata lëshojnë më pak emisione të dëmshme.
Për shkak të meritave të konsiderueshme, gjatë vitit 2012 Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane e shpalli prof. Viden Tabakov profesor nderi – ky është një titull, të cilin e kanë shumë pak të huaj. Pasi u kthye në Bullgari pas ndryshimeve demokratike, bashkësia akademike nuk e përshëndeti, kurse burrat e shtetit nuk e ftonin në takimet zyrtare, që ta fshehin aureolën e tij. Megjithatë profesori ishte tërhequr nga vendlindja dhe megjithë sëmundjen e Alzheimerit gjatë viteve të fundit të jetës së tij ai arriti të kujtojë shumë ngjarje nga jeta e tij e hershme në Bullgari. Plot shumë dhimbje janë fjalët e tij të shprehura para një bahskëfshatari të tij – prof. Borisllav Toshev: Në qoftë se isha kthyer do të më dërgonin në kamp dhe pastaj pas disa vitesh ndoshta do të bëhesha kryeinxhinier i Kooperativës Bujqësore në fshatin Stakevci. Ka pak të ngjarë që të më lejonin të punoja në Bellogradçik.
Arkivi i një bullgari të madh tashmë ndodhet në atdhe, por ende nuk ka interes nga ana e shkencëtarëve, thotë Mihaill Gruev. Shtëpia e lindjes e profesorit është shkatërruar. Dhe meqenëse shteti nuk interesohet për kujtesën e gjenive bullgarë, një qytetar ka marrë përsipër ta kthejë shtëpinë e tij në muze. Prof. Viden Tabakov ka mbajtur me vete sende të ndryshme nga Bullgaria që nga fëmijëria e tij në Gjermani, Argjentinë, SHBA. Shpresojme se së shpejti ato do të dërgohen këtu.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nxënësit më të mirë bullgarë në fushën e kimisë u paraqitën shkëlqyeshëm në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë (IChO), duke fituar gjithsej katër medalje: një të artë, një të argjendtë dhe dy të bronzta, njofton Shoqata e Ekipeve Olimpike në Shkencat..
Rreth njëqind pjesëmarrës do të marrin pjesë në seminarin e 48-të Ndërkombëtar Veror për gjuhën dhe kulturën bullgare në Universitetin e Veliko Tërnovos, njoftuan organizatorët. Seminari hapet më 14 korrik dhe do të zgjasë deri më 3 gusht...
Më 11 korrik në qytetin e Samokov u hap edicioni i dhjetë i Festivalit të Mjedrëz, i cili vazhdon edhe më 12 korrik. Ngjarja është konsoliduar gjatë viteve si një simbol i rajonit dhe një platformë për promovimin e prodhimit lokal të mjedrave. Sheshi..
Bullgaria u shfaq në një klasifikim të botimit italian Il Messaggero, i cili rekomandon 10 nga destinacionet bregdetare më të përballueshme dhe me buxhet..
Ndryshimet klimatike ndikojnë fuqishëm në bujqësinë në Bullgari, përfshirë edhe prodhimin e duhanit. Prandaj kërkohen lloje që janë në gjendje të..