Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

U mbyllën akoma 17 media në Turqi

Foto: BGNES

Këshilli i Lartë për Radio dhe Televizion në Turqi hoqi të drejtat e 17 mediave. Në një letër zyrtare këshilli paralajmëroi, se në se do të vazhdojnë të transmetojnë programe në frekuencat e tyre, këshillat e tyre drejtuese dhe drejtorët do të ndëshkohen me nga dy vjet burg dhe gjobë në të holla. Ndërkohë shtetasit gjermanë të arrestuar “për shkaqe politike” në Turqi mbetën vetëm nëntë, pasi nga burgu u çlirua mbrojtësi i të drejtave të njeriut Shtojtner. Ditën e premte u bë e qartë, se u çliruan edhe dy të tjerë, emrat e të cilëve nuk përmenden. Mediat gjermane komentuan, se nuk duhet të ketë iluzione, se me çlirimin e disa shtetasve gjermanë në Turqi diçka ndryshohet, sepse ata që mendojnë ndryshe vazhdon të persekutohen.


Beogradi insiston për një konferencë të re për Kosovën

Foto: BGNES

Disa botime në gjuhën shqipe njoftuan, se ministri serb i punëve të jashtme Ivica Daçiç kërkoi të organizohet një konferencë e re për fatin e Kosovës, në të cilën mund të marrin pjesë BE-ja, SHBA-ja dhe Rusia. Propozimi u hodh poshtë nga të gjitha partitë politike në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë së kësaj ish province serbe, shkurtin e vitit 2008, e deri më sot ajo u njoh nga më se 110 shtete, duke përfshirë edhe Bullgarinë.


Sanxhaku kërkoi autonomi në suazat e Serbisë

en.wikipedia.org

Kryetari i Këshillit Kombëtar të boshnjakëve në Serbi Suljeman Ugljanin kërkoi, që autoritetet në Beograd dhe në BE-në të organizojnë “zgjedhje për formimin e një autonomie territoriale në krahinën serbe Sanxhak”, populluar kryesisht me boshnjakë. Ugljanini, i cili është lider i Partisë për Veprim Demokratik, tha, se kërkesa për zgjedhje iu bazohet rezultateve të referendumit për autonomi nga viti 1991, i cili nuk pranohet nga autoritetet e Beogradit. Politikani kërkoi që të caktohet data për “tërheqjen e policisë, ushtrisë dhe dikastereve të hetimit serb, duke përfshirë edhe pushtetin gjyqësor, nga Sanxhaku”. Ministri serb i mbrojtjes Aleksandër Vulin caktoi deklaratën si “provokacion” qëllimi i të cilit është të shkaktojë çrregullime.


Rama: Në se Serbia do të njohë Kosovën do të heqë barrën e së kaluarës

Foto: BGNES

Në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri shqiptar Edi Rama shprehu bindjen, se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit, do të çlirojë Serbinë nga barra e së kaluarës dhe do të jetë një hap përpara. Ky do të jetë një moment historik për rajon, i cili ka nevojë për përfundimin e procesit të bashkimit me BE-në. Nën komentet kryeministri shqiptar botoi një fotografi të vet me kryeministren serbe Ana Bërbabiç, nga pjesëmarrja në Konferencën e Politikës Botërore në Marrakesh të Marokut.


Kryeministri maqedonas pret fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendin në BE-në

Foto: BGNES

Në një intervistë për televizionin shtetëror kryeministri Zoran Zaev tha, se gjatë vitit të ardhshëm pret të fillojnë negociatat për anëtarësimin e republikës së Maqedonisë në BE-në. Ai shprehu shpresë, që deri në fund të këtij muaji do të mbahen takime me ndërmjetësin ndërkombëtar për diskutimet për emrin e Maqedonisë – Matju Nimic. Sipas kryeministrit në rajon ka një klimë të favorshëm, nga e cila Maqedonia duhet të përfitojë për krijimin e miqësive me të gjithë në interes të ekonomisë, stabilitetit dhe sigurisë së vendit dhe të rajonit.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Viza Shengen bullgare nuk garanton hyrjen në zonën e përbashkët

Bullgaria lëshon viza Shengen vetëm për qëndrime afatshkurtra. Deri në fund të korrikut, ato janë mbi 35 000, sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me publikimet në media për vizat Shengen të lëshuara nga Bullgaria për..

botuar më 24-08-13 9.54.PD
Foto: Shkolla bullgare

Një shkollë bullgare në Gjenevë feston 40 vjetorin me konkursin "Përralla për jogurtin"

Ideja kryesore e konkursit është të stimulojë potencialin krijues të të gjithë bullgarëve patriotë të moshës shkollore dhe parashkollore, të ruajë kujtimin e Dr. Stamen Grigorov - mikrobiologut dhe mjekut bullgar që përshkroi bakterin Lactobacillus..

botuar më 24-08-10 8.15.PD

Shkaba egjiptiane po kthehet në Bullgari

Shkaba egjiptiane, ose Kali i Qyqes,/ Neophron percnopterus/ po kthehet pasi ishte në prag të zhdukjes, njofton Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Ata kanë konstatuar një numër rekord prej 35 territoresh ku bën fole shkaba egjiptiane,..

botuar më 24-08-09 5.31.MD