Komuniteti katolik në Belene, i udhëhequr nga ati Paolo Kortezi, organizoi në fund të javës së kaluar një përulje me rastin e përvjetorit të 65-të sakrificës së shenjtë të katër priftërinjve me një liturgji në katedralen e kryeqytetit “Shën Josif” dhe me lutje dhe vendosje kurorash në Varrezat Qendrore të Sofjes (deri tani nuk dihet se kur janë varret e tyre) dhe te Memoriali i Viktimave të Komunizmit në kryeqytet. “Ne u japim nder atyre, sepse ndër ta ka një bir nga Belene – imzoti Evgenij Bosillkov. Mirëpo, para se të jenë figura të shenjta për ne, katolikët, ata janë bij të mirë të Bullgarisë, njerëz të mençur, figura iluministe të kombit, të cilët kanë jetuar vetëm sipas fesë së krishterë dhe kanë bërë vepra të mira”, thotë Ati Paolo Kortezi.
Evgenij Bosillkov lindi në vitin 1990 dhe u pagëzua që ditën e lindjes. Një ditë, duke luajtur në bregun e lumit Danub, ai ra dhe uji e grabit. U shpëtua pasi nëna e tij kërkoi lutje nga Zoti dhe si shenjë mirënjohjeje premtoi se do ta dërgojë për të shërbyer në Kishë. Kështu që në moshën 11 vjeçe ai u dërgua në Seminarin Katolik të Konviktorëve në fshatin Oresh, kurse disa vite më vonë u dërgua në Belgjikë, Holandë dhe Italisë. Pas një përgatitjeje të mirë jashtë ai u kthye në atdhe dhe në vitin 1926 u shpall prift.
Në vitin 1947 Papa Pij e emëroi Evgenij Bosillkovin si peshkop i Peshkopatës së Nikopolit. Ndërkaq, dosja e tij në Sigurinë e Shtetit arriti 8000 faqe, kurse udhëheqësi komunist Georgi Dimitrov e thirri bashkë me akoma dy figura të lartë kishtare dhe u urdhëroi atyre që t’i ndërpresin lidhjet me kishën katolike në Romë. Dhe kur ata e refuzuan kategorikisht këtë urdhër, ishin persekutuar, arrestuar, dhunuar dhe në fund u ekzekutuan.
Jizu Krishti ka thënë: “Në rast se dikush do që të vijë pas meje, le të heqë dorë nga vetvetja dhe le ta mbajë me veten kryqin e vet!” Kështu ai i ka parashikuar provat e vështira për shkak të fesë. Dhe meqenëse sot jeta e shumicës së figurave shpirtërore të mos jetë kërcënuar në kuptimin e vërtetë të fjalës, sot shumë prej tyre ndeshen me urrejtjen, moskuptimin, zilinë. Kështu për shkak të dëshirës së tij të mirë për të strehuar një familje refugjatësh sirianë në Belene ati Paolo Kortezi u ndesh me agresionin e nacionalistëve dhe u detyrua të largohet nga Bullgaria.
“Ky nuk ishte gjest imi, por i bashkësisë vendase katolike – tha para pak kohe prifti i kthyer. – Unë nuk mund të kuptoj se si një vepër e mirë dhe e ligjshme mund të shkaktojë kaq shumë urrejtje. Këta refugjatë ishin njerëz modestë, gjithçka ishte koordinuar me Agjencinë Shtetërore të Refugjatëve dhe me organizatën bamirëse “Karitas”. U urojë të gjithëve, që duan të kryejnë vepra të mira, të jenë të guximshëm dhe t’i respektojnë ligjet, Ungjillin dhe vlerat njerëzore, sepse ne jemi të detyruar t’i dashurojnë njerëzit, të ndihmojmë jo vetëm me fjalë, por edhe me veprat tona. Bashkësia jonë përsëri do të përpiqet t’i ndihmojë nevojtarët pavarësisht nëse janë bullgarë, romë, refugjatë. Në fakt, gjysma e banorëve të Belenesë gjithashtu janë refugjatë në mbarë botën, sepse këtu nuk ka punë dhe unë shpresoj se njerëzit do t’i pranojnë dhe do t’i ndihmojnë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personal
Njeriu po liron gjithnjë e më shumë hapësira për teknologjitë, të cilat ai i menaxhon me aftësi dhe i mban nën kontrollin e tij. Në këtë hapësirë të përbashkët, me hapa të shpejtë, po gjen vend inteligjenca artificiale. AI, siç e quajmë shkurt, vitet e..
Për herë të parë sot, 3 prilli, do të festohet Dita e Industrisë Bullgare të Konservimit. Ngjarja festive do të zhvillohet në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Do të mbahet edhe një tryezë e rrumbullakët me..
Në shenjë ndjeshmërie për personat me autizëm, më 2 prill, Ura е Plazhit të Burgasit në Detin e Zi do të ndriçohet me ngjyrë blu, njoftoi Bashkia e qytetit Burgas. Kjo ditë u caktua në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Qëllimi është që..
Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh...
Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica..
Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për..