Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vllatko Stefanovski dhe Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare në koncertin “Ngjyrë dhe tinguj nga pranvera”

БНР Новини
Vllatko Stefanovski
Foto: reporter.mk

Koncerti është më 9 nëntor në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare. Titulli i programit vjen të sugjerojë larminë e stileve të pjesëve të zgjedhura nga Vllatko Stefanovski dhe Atnoni Donçev – dirigjenti i Big Bendit të Radios. Kitaristi dhe kompozitor legjendar Vllatko Stefanovski për herë të parë do të jetë solist i kësaj orkestre, megjithëqë shumë herë ka dhënë koncerte tek ne. Vjet bashkë me muzikantët Mirosllav Tadiç, Teodosij Spasov, Kori i Përzier dhe Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare hapën “Sallonin e Arteve” në Pallatin Kombëtar të Kulturës me projektin e Kristijan Jarvit “Ethe Ballkanike”.




Antoni DonçevPërpiqemi të realizojmë programe të larmishme dhe të ftojmë muzikantë nga vende të ndryshme, të cilët përbëjnë interes për publikun. Një pjesë prej kësaj ideje është edhe koncerti me muzikantin Vllatko Stefanovski”, rrëfeu dirigjenti Antoni Donçev dhe shtoi, se një koncert i ngjashëm muzikanti maqedonas ka realizuar në Slloveni. Krahas kësaj ai ishte solist i orkestrave të mëdha simfonike në Britaninë e Madhe, Gjermani, Austri e gjetkë. Në biografinë krijuese ka dhjetëra albume.

Ndër pjesët në program – vazhdon Antoni Donçev – do të theksoj posaçërisht suitën “Kvazi Ballkanika” nga kompozitori holandez  Izidor Lajtinger, me të cilin mbajmë kontakte që prej shtatë vitesh. Që në fillim të miqësisë sonë ai më përcolli këtë suitë. Kjo ishte koha kur nisa punë si dirigjent i Bind Bendit të Radios, prandaj isha i bindur, se një ditë do të ekzekutojmë këtë vepër. Kështu që për ne do të jetë një kënaqësi të veçantë të ekzekutojmë këtë suitë me kitaristin Vllatko Stefanovski. Muzika është e mrekullueshme dhe kompozitori tregon një njohje të mirë të veçorive të shpirtit ballkanik, të muzikës së rajonit, sepse në mënyrë të përsosur gërsheton dimensionet e pabarabarta. Si bazë janë të shfrytëzuar motive prej disa këngëve popullore dhe muzika është tepër pushtuese. Do të ekzekutojmë edhe disa prej pjesëve të njohura të solistit tonë me famë botërore, por të përpunuara për orkestër nga Izidor Lajtinger dhe kompozitorë të tjerë. Publiku do të dëgjojë këngë nga koha e grupit të kitaristit Vllatko Stefanovski “Lep i soll” (“Bukë dhe kripë”) dhe nga karriera e tij si solist, si për shembull “Kënga e ciganit”, “Jovano, Jovanke”, “Vallja e kallajxhinjve” etj."

Vllatko Stefanovski, Mirosllav Tadiç dhe Teodosij Spasov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD