Të drejtat e njeriut janë norma dhe parime sociale, të cilat e dallojnë njeriun nga kafsha dhe kanë një karakter të detyrueshëm akoma që në momentin e lindjes. Nivelet e lirisë personale, si dhe ato të shprehjes, janë mes treguesve bazë për demokracinë e një vendi. Përcaktuese janë dhe për standardin e jetës dhe të qytetarëve të saj. Mjerisht, akoma jo pak shtete janë në fund të klasifikimeve mbi këta tregues. Në këtë kuptim, çdo një debat në këtë drejtim është i mirëseardhur, mjaft që të çojë deri në vendime konkrete. Midis 7dhe 9 nëntorit, Sofja është mikpritëse e seminarit për “Të drejtat e njeriut dhe fëmijët”, nën egjidën e Forumit Evropë-Azi /ACEM/, e cila është organizata më e madhe për bashkëpunim midis Evropës dhe Azisë, në të cilën anëtarësojnë 53 shtete. Me rëndësi është të themi se vendi ynë është i pari nga Evropa Qendrore dhe Lindore, në të cilin organizohet një takim i ngjashëm. Temat bazë të seminarit, i cili është një ngjarje shoqëruese nga kalendari i kryesisë Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, janë ndihma shtetërore për shpëtim dhe zhvillim, mbrojtja e fëmijëve të prekshëm dhe partneriteti ndërkombëtar në këtë drejtim.
Ofelija Këneva, kryetare e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve, sqaron:
"Kur flasim për të drejtat e fëmijës dhe të njeriut në shekullin e 21, ne kemi nevojë prej urave të shumta, që të mund të jemi të sigurt, se çdo një prej nesh, pavarësisht nga fakti se ku ndodhet, do të përfitojë nga të drejtat themelore. Ajo e cila është aksent në debatet është në 3 drejtime. Njëra është bashkëpunimi ndërshtetëror dhe ndërkombëtar sa u përket të drejtave të fëmijëve. E dyta është lidhur me fëmijët në rrezik, duke llogaritur rreziqet e reja, të cilat mijëvjeçari i ri i hap përpara brezave të ardhshëm. Në këtë numër hyjnë lëvizja e lirë e njerëzve, sfera digjitale, dhuna midis njerëzve. Drejtimi i tretë është i lidhur me mundësitë për një pjesëmarrje aktive të fëmijëve në marrjen e vendimeve, të cilat i prekin drejt për së drejti. Bullgaria është mikpritëse për fëmijët prej 30 shteteve, të cilët debatojnë rreth po këtij rendi të ditës, mbi të cilin debatojnë dhe të moshuarit."
Vendimet, të cilat ata i marrin, do të përfshihen pranë konkluzioneve nga seminari. Kështu për herë të parë në historinë e Forumit “Evropë-Azi” /ACEM/ , fëmijët në moshë midis 14 dhe 18 vjeç do të paraqesin pikëpamjen e vet mbi problemet, të cilat na prekin të gjithë ne, dhe do të dëgjohen në një nivel kaq të lartë. Gjatë hapjes së forumit, Ministri i Punës dhe i Politikës Sociale Biser Petkov deklaroi se, shtëpitë e specializuara për fëmijët pa prindër në Bullgari janë pakësuar deri më 36. Për krahasim - gjatë vitit 2010, numri i tyre ka qenë 137. Aktualisht në to ka më pak se 1000 fëmijë, por institucionet shtetërore po vazhdojnë të kërkojnë mundësi për integrimin e tyre jashtë shtëpive. Gjetja e prindërve strehues familjar ose kthimi i tyre tek prindërit biologjik janë vendimet më të mira për zhvillimin e tyre dhe për nevojat e tyre personale.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Georg Gjeorgjiev bindi se, aksesi i barabartë i fëmijëve deri tek arsimi dhe kultura është shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe qeveria po e vazhdon punën e vet në këtë drejtim.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej..
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena,..