Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Meloditë dhe ritmet e vjetra – “të ritreguara” në “MyStory of Folklore”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Снимка“MyStory of Folklore” është një projekt i ri i krijuar nga disa interpretues popullorë dhe një DJ. I shkruajnë dy fjalët e para së bashku, pothuaj si Mystery – fjala, e cila dekada me radhë e reklamon folklorin tonë në botë. Sigurisht që aluzioni është për emrin e korit tonë të njohur “Misteri i Zërave Bullgarë” dhe serinë e disqeve me të njëjtin emër, të cilat kanë grumbulluar incizime të disa grupeve të njohura folklorike. Muzikantët e MyStory vënë në dukje se titulli është shprehje e respektit para mjeshtërve të vjetër, të cilët i kanë ruajtur gjatë shekujve të kaluar traditat dhe zanatet. Pavarësisht nga e gjithë kjo interpretuesit kanë një qëndrim më të ndryshëm. Në plan të parë është një mister tjetër – ai, i cili lejon që folklori të gërshetohet me sukses me stile dhe tinguj më të ndryshëm.

Ja se çfarë na tregoi këngëtarja Maria Aleksandrova:

Filluam të punojmë aktivisht mbi projektin që gjatë vitit 2016, bashkë me muzikantët e njohur nga Orkestra për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare Hristina Beleva – gëdullka dhe Angell Dimitrov – tambura dhe kitarë, si dhe me perkusionistin Petër Jordanov – Bëni (i njohur nga grupi “Oratnica”) dhe Martin Donovski, i cili kujdeset për tingullin elektronik. Për herë të parë e paraqitëm këtë muzikë në festivalin Drum’n’Jazz në Plovdiv, por premiera zyrtare është më 13 nëntor nga ora 19.00 në Sofia Live Club. Do të prezantojmë edhe spotin tonë të parë të një prej këngëve. E filluam këtë projekt me idenë ta paraqesim folklorin bullgar në një mënyrë më tërheqëse për brezin e ri. Muzika do të jetë e përshtatshme për klubet. Përpiqemi ta gërshetojmë folklorin bullgar me stilet rock, reggae, me tingullin akustik dhe elektronik, në disa momente dëgjohen tone lindore... Prandaj edhe titulli i plotë është “MyStory of Folklore” – çdo një prej nesh, pjesëmarrësit, e ka historinë e vet, që ka ndonjë lidhje me folklorin. Për shembull, rruga ime si këngëtare popullore filloi që në fëmijërinë time, mbarova Shkollën Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov” dhe Universitetin e Ri Bullgar, në klasën për këndim folklorik të Nellka Petkovës. Jam pjesë e trios vokale “Evridika”. Përpiqem që të gjej për projektin këngë, të cilat nuk janë kaq të njohura. Në projekt interpretojmë këngë nga krahina të ndryshme folklorike. Çdo një prej tyre i ka veçoritë stilistike. Përpiqem ta ruaj sa më shumë stilin specifik të interpretimit dhe të aplikoj atë që e kam mësuar nga mësuesit, gjyshet dhe gjyshërit e mi.




Hristina Beleva, e cila merr pjesë në projekte të ndryshme origjinale të lidhura me folklorin, thotë:

Muzika është një hapësirë e pafund. Ajo është e bukur, e këndshme, ose e “largët” dhe nuk arrin tek njerëzit. Ne jemi të sinqertë në këtë projekt, ka energji të bukur mes nesh dhe unë mendoj se gjithçka ndodh mirë. Nganjëherë Marto na jep ritmin e gatshëm, unë e ekzekutoj idenë për temën, Angell e harmonizon... Pothuaj në çdo një pjesë ka mundësi për improvizime, ku çdonjëri të tregojë historinë e vet. Kjo është akoma një karakteristikë e muzikës – ajo është një tregim. Për mua ajo është si terapia – nëpërmjet muzikës tregoj gjërat më të gëzueshme dhe më të trishtuara. Nganjëherë është vështirë t’i shprehësh emocionet me fjalë, por në muzikë nuk ka kufij. Ndoshta më e rëndësishmja është që t’i pëlqesh njerëzit, me të cilat e interpreton muzikën. Atëherë frymëzimi është kudo – nga një fjalë e mirë, nga një akord i bukur. Shpresoj se do të kemi mundësi të vazhdojmë të pasurohemi njëri tjetrin dhe ta zhvillojmë projektin.




Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Albumi debutues “Nostalgji” i grupit “Tеrpentina”

Muzika magjike e grupit “Tеrpentina” na emocionon gjithnjë e më shumë kohët e fundit, sidomos pas albumit debutues “Nostalgji”.Ai përmban dhjetë këngë me tekst dhe muzikë të solistit të formacionit - aktori i njohur Ivan Jurukov, aranzhimi është i të..

botuar më 24-07-23 8.15.PD

"Mbetu"– një këngë me një video shumëngjyrëshe

Atazar, Kris V dhe këngëtarja Aleksandra Ivanova prezantuan këngën e tyre të përbashkët "Mbetu" me një video shumëngjyrëshe që na transferon në bregdet. Aleksandra i bashkohet për herë të parë ekipit të Atanas Zajkov - Atazar dhe Krëstjo Livrov - Kris..

botuar më 24-07-22 8.10.PD

"Xhaz nën yje" në Kamen Brjag

Shkëmbinjtë mbi fshatin Kamen Brjag, jo shumë larg qytetit tonë bregdetar të Kavarnës, për të dhjetën herë bëhen skena e Festivalit "Xhaz nën Yje". Këtë vit eventi zhvillohet më 19 dhe 20 korrik. Natën e parë adhuruesit e xhazit shijuan..

botuar më 24-07-20 7.15.PD