Në ditën plotë dinamikë, debate, informacion mediatik, kënga e vjetër popullore përbën një shpëtim nga zhurma dhe kotësia. Ajo është një ishull i pastërtisë dhe i urtësisë, ndaj të cilit gjithnjë e më shpesh synojmë.
Për këngëtaren Snezhana Borisova, përfaqësuese e krahinës folklorike të quajtur bullgarisht “shopska”, synimi të ruajë folklorin e pastër është një mision. Megjithëqë ka shumë angazhime profesionale si këngëtare e Ansamblit Popullor Folklorik “Filip Kutev”, ajo pa u ndërprerë i viziton fshatrat përreth Sofjes për të kërkuar kryevepra të folklorit të grupit etnik “shopi”. Kështu nga njerëzit e moshuar ajo mëson stilin origjinal të këndimit.
Snezhana Borisova njihet edhe për eksperimentet e guximshme në muzikën elektronike bashkë me grupin “Transformejshën” dhe orkestrën “Boljari”. Megjithë kërkimet e pandërprera të rrugëve të reja, ajo gjithnjë rikthehet te këngët autentike. Brenda 15 viteve të fundit ajo udhëheq grupe folklorike të grave dhe të fëmijëve dhe kujdeset, që të rinjtë të trashëgojnë kulturën vendore. Për praktikën si udhëheqëse e grupeve folklorike të këndimit Snezhana Borisova tregon:
“Kënga autentike e shopëve më shoqëron tërë jetën. Për fat të keq traditat vdesin me njerëzit e moshuar dhe kjo u bë shkak që unë të filloj të punoj për ruajtjen e këtyre këngëve për brezat e ardhshëm. Kam frikë se një ditë nuk do të dimë këngët tona. Për shembull në familjen time gjyshja vdiq dhe unë nuk arrita të regjistroj këngët të cilat ajo dinte. Kisha tekstet, por meloditë nuk arrita të rikrijoj. Kur u bë udhëheqëse e disa grupeve folklorike, si qëllim i vura vetes të kërkoj kryevepra të panjohura nga njerëzit më të moshuar për repertorin e këtyre formacioneve. Gjithnjë merr në konsideratë stilin dhe dialektin e krahinës nga e cila janë këngët që interpretojnë grupet folklorike, të cilët i udhëheq. Një kënaqësi të veçantë më sjell kur mbledh fëmijët të këndojnë bashkë me gjyshet. Në këtë mënyrë ata dëgjojnë folklorin e pastër nga burimi. Personalisht unë bëj eksperimente të shumta me muzikën, por për këtë është e domosdoshme që njeriu të njoh burimin. Mund të them, se kënga autentike do të më shoqërojë gjatë tërë jetës sime.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..
Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..