BE-ja zvogëloi fondet e destinuara për Turqinë
Anëtarët e Parlamentit Evropian u morën vesh për zvogëlimin e mjeteve të parashikuara për financimin e Turqisë sipas programeve para aderimit. Financimi bëhet 105 mln. euro më pak. Shtetet anëtare ranë dakord gjithashtu për ngrirjen e akoma 70 miliona eurosh prej shpenzimeve të destinuara më parë për Turqinë. Vendimi u motivua me “gjendjen e demokracisë, epërsinë e ligjit dhe të drejtat e njeriut, që janë në rrezik”. Që nga tentativa për puçin e shtetit gjatë korrikut të vitit 2016 deri tani në Turqi 140 000 nëpunës kanë humbur vendet e tyre të punës, 50 mijë veta të tjerë – politikanë nga opozita, shkencëtarë, gazetarë, aktivistë dhe shtetas të Bashkimit Evropian janë arrestuar. Bashkimi Evropian ka premtuar 4,45 miliardë euro shpenzime para aderimi për këtë shtet nga viti 2014 deri më 2020-ën, mirëpo deri tani janë lëshuar vetëm 360 miliona, informoi AFP.
Në Kosovë do të ketë Asociacion të komunave serbe
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli shpalli para medias serbe “Telegraf” se në shtetin e tij do të ketë Asociacion të komunave serbe. Sipas Pacollit “gjithçka që është rënë dakord në Bruksel duhet të zbatohet nga Beogradi dhe Prishtina”. Për sa i përket krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës Ministri pohoi se është e mundur që për të të votojë bile Lista Serbe dhe “në se kjo nuk bëhet sot, do të bëhet nesër ”.
Mësuesit shqiptarë në Maqedoni kërkojnë ndryshime në librat e historisë
Bashkimi i Mësuesve Shqiptarë në Maqedoni insiston për ndryshime në përmbajtjen e librave të historisë për shkollat dhe me këtë qëllim kërkojnë formimin e një komisioni të posaçëm. Në lidhje me ndryshimet e kërkuara mësuesit shqiptarë dëshirojnë të zhvillohen konsultime me shoqërinë civile dhe deri në muajit shkurt-mars të vitit të ardhshëm të krijohet një komision, i cili do t’i kontrollojë programet mësimore dhe do ta përcaktojë strategjinë e re. Kryeministri Zoran Zaev disa herë pas nënshkrimit të Traktatit të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë shpalli krijimin e komisioneve për ndryshimin e librave të historisë për studentët maqedonas.
Kisha Maqedonase dëshiron nga Kisha Bullgare njohjen e autoqefalisë së saj
Sinodi i shenjtë i Maqedonase dhe Arkipeshkopia e Ohrit zyrtarisht kërkojnë nga Kisha Ortodokse Bullgare njohjen e kishës maqedonase për autoqefale. Kështu kisha bullgare do të bëhet “kisha – amë” e asaj maqedonase. Sinodi maqedonas shpreson se organi analogjik i Kishës Bullgare do të pranojë këto propozime për të mirën dhe mirëvajtjen e marrëdhënieve mes institucioneve kishtare.
Bullgaria dhe Maqedonia së shpejti do të nënshkruajnë akoma 10 marrëveshje dypalëshe
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev shpalli se Traktati i nënshkruar për fqinjësi të mirë me Bullgarinë do të ratifikohet deri në fundin e vitit. Ndërkohë, më 23 nëntor qeveritë e dy shteteve do të nënshkruajnë akoma 10 marrëveshje të lidhura me arsimin, turizmin, biznesin, kulturën dhe sfera të tjera të interes të përbashkët, shtoi Kryeministri. Me rëndësi të madhe sipas Zaevit është mbështetja nga ana e Bullgarisë e proceseve të integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO. Për sa u përket çështjeve historike Kryeministri kërkoi që të gjitha mosmarrëveshjet dhe ndarjet të ndërpriten dhe diskutimet të mbeten në mes të historianëve.
Varrosën Naim Sjulejmanogllu si një hero kombëtar
Qindra të afërm dhe miq, politikanë dhe persona publikë ishin të pranishëm në ceremoninë e varrosjes së peshëngritësit legjendar Naim Sjulejmanogllu (Naim Süleymanoğlu). Ai vdiq në moshën 50-vjeçare pas një sëmundjeje të rënde. Në varrezën Edirnekapë në Stamboll, ku varrosen vetëm njerëz të dalluar, ishin të pranishëm Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) dhe shumë adhurues të sportistit të madh. Naim Sjulejmanogllu ka lndur në Bullgari, por nga mesi i viteve të 80-të të shekullit të kaluar është sportist i Turqisë. Për Bullgarinë ai ka fituar dy tituj botëror, kurse për Turqinë tri tituj olimpik, pesë botëror dhe dy evropianë. Ka gjithashtu një medalje të bronztë nga Kampionati i kontinentit të vjetër të fituar në Sofje në vitin 2000.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: BGNES
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të..