Hyrja e Hyjlindëses në Tempull është një nga dymbëdhjetë kremtet tepër të respektuara nga feja e krishtere. Kjo festë shënohet si nga katolikët, ashtu edhe nga të krishterët ortodoks. Data e saj bie gjithnjë më 21 nëntor, ndërsa në disa vende më 4 dhjetor. Që nga viti 1929 me vendim të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, festa u shpall Ditë e Familjes së Krishtere dhe e Rinisë Ortodokse. Sivjet dita kremtuese do të shënohet me një koncert koral me emrin “Këngë kushtuara Hyjlindëses”. Organizatorë janë Filarmonia e Sofjes, Mitropolia e Shenjtë e Sofjes, Lidhja e Kompozitorëve Bullgarë dhe Bashkia e Kryeqytetit. Disa formacione korale do të interpretojnë këngë për nder të Nënës së Zotit. Veprimtaria kalon me bekimin dhe nën kujdestarinë e Shenjtërisë së Tij Patrikut Bullgar Neofit. Ai do të mirëpritet solemnisht me “Ati ynë” dhe “Tropar kushtuar Festës së Hyrjes së Hyjlindëses në Tempull” në interpretim të Korit pranë Fakultetit të Teologjisë së Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” me dirigjent Ljubomir Ignatov.
Publiku do të ketë mundësi të dëgjojë edhe vepra të reja të përfshira në forumin “Muzikë të Re Bullgare”, që organizohet çdo vit nga Lidhja e Kompozitorëve Bullgarë. Disa prej këngëve në program do të tingëllojnë për herë të parë. Ndër to është “Kënga e engjëjve” № 10 nga Stojan Babekov – një kompozitor me kontribut jashtëzakonisht të madh në muzikën e sotme kishtare.
Kori i përzier “Ave Muzika” me dirigjente Tanja Nikleva-Vlladeva gjithashtu do të realizojë premierën e disa këngëve – “Dyluftim” nga Tatjana Tonçeva, “Madrigal” dhe “Humoreska” № 1 nga Nikollaj Stojkov, “Lutje” nga Simeon Venkov.
Në koncert do të marrë pjesë edhe Kori i Priftërinjve të Sofjes nën drejtimin e ikonomit Kirill Popov – njeri prej kompozitorëve më të talentuar në këtë muzikë, laureat i trefishtë i Konkursit Ndërkombëtar të Kompozimeve Ortodokse “Shën Roman Sladkopevec” në Shën Peterburg.
Kori do të interpretojë “Të nderojmë” – një këngë kishtare respektuar nga Herodhjak Ignatij – Vasill Levski me rastin e 180 vjetorit të lindjes së tij. Publiku do të dëgjojë edhe këndimin lindor i kushtuar Shën Mërisë – “Vojvoda e zgjedhur”.
Kori Popullor i Grave “Dragostin Folk Nacional” do të prezantojë ciklin “Këngë besimi” nga kompozitori Stefan Draghostinov – krijues dhe dirigjent i këtij formacioni të dhomës. Në vitin 2016 ato këngë u mirëpritën në Moskë në kuadrin e edicionit të XV të “Festivalit të Pashkës”, organizuar nga Valerij Gergiev. Sipas autorit muzika e ciklit është një gërshetim midis traditës ortodokse muzikore dhe këngëve folklorike.
Publiku do të ketë fatin të dëgjojë edhe Korin Kombëtar Filarmonik “Svetosllav Obretenov” me dirigjent Sllavill Dimitrov. Veprat që do të interpretojnë janë nga Sergej Rahmaninov, Pjotër Iliç Çajkovski, Arvo Pjart dhe Kirill Popov.
Drejtues i koncertit do të jetë Julian Perikliev – njeri prej themeluesve të Formacionit të Dhomës “Jullangello”. Në final për të lavdëruar virtytet prej krishteri të gjithë pjesëmarrësit do të interpretojnë “Himnin e Rinisë Ortodokse të Krishtere” nga Petër Dinev. Sipas traditës koncerti do të përfundojë me këndimin kishtar “Për shumë vjet!”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..