Gjatë disave viteve të fundit numri i bashkatdhetarëve tanë, që kthehen në Bullgari, bëhet gjithnjë e më i madh, por në shumicën e rasteve ata mbeten thjeshtë një statistikë e aeroporteve bullgare. Mirëpo, disa prej tyre kanë fate dhe histori interesante.
Njëri prej këtyre bullgarëve është Martin Petrov. Ai ka mbaruar të drejtën në Universitetin e Sofjes, por për shkak të numrit të madh të juristëve në Bullgari vendosi të specializojë jashtë shtetit. Martin preferoi të merret me të drejtën penale dhe u regjistrua në programin për master në Kanada. Në Universitetin në Montreal ai mori pjesë në një projekt kërkimor të specialitetit, i cili i siguroi atij stazh në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë, kurse më vonë edhe punë të përhershme atje. Sipas Martinit devotshmëria në punë është vetia kryesore që duhet të disponojë një jurist, që të mund t’i përballojë sfidat në këtë mjedis kaq të konkurrueshëm. Kështu ai së shpejti do të ngrihet në hierarki dhe do të gëzojë besimin e kolegëve të tij.
“Punoja në Tribunalin për ish-Jugosllavinë 10 vjet dhe gjatë kësaj periudhe isha në pozita të ndryshme. Ajo e fundit ishte shef i kabinetit të sekretarit të gjykatës. Duke i zbatuar detyrimet e mia, unë kontribuova për krijimin e organizatës, e cila e trashëgoi Tribunalin për ish-Jugosllavinë dhe Tribunalin për gjenocidin në Ruandë. Krijuam një gjykatë të re, e cila i mori funksionet e këtyre dy gjykatave. Krahas kësaj pune më ftuan për të marrë pjesë në krijimin e Gjykatës Speciale për Kosovën, e cila tashmë ekziston. Ajo filloi së funksionuari zyrtarisht para më pak se një vit dhe pritet që së shpejti prokurori ta mbarojë hetimin dhe t’i parashtrojë aktakuzat. Pas kësaj më ftuan në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, që ta reformojë sekretariatin e saj. Ky projekt vazhdoi 18 muaj.”
Pas një dekade kushtuar së drejtës ndërkombëtare bashkatdhetari ynë vendosi se e ka arritur kulmin e karrierës së vet dhe duhet të gjejë sfida të reja. Ndërkaq, ai filloi t’i kushtojë më shumë vëmendje familjes dhe sidomos vajzës së tij të vogël, e cila vizitonte një klub fëmijësh në Hagë. Duke komunikuar me të Martinit menjëherë i bëri përshtypje ndryshimi i fëmijës dhe dëshira e tij e madhe për ta vizituar klubin. Së shpejti Martin kuptoi se ky nuk është një klub i zakonshëm, ku prindërit i dërgojnë fëmijët e tyre, por diçka më tepër. Programi i tij është amerikan dhe ka një traditë 40 vjeçare, që aplikohet në më shumë se 350 klube në botë:
“Klubi vizitohet nga fëmijët e moshës nga 10 muaj deri në 12 vjeç. Klasat janë formuar sipas moshës. Qëllimi i programit është që ta ndihmojë zhvillimin e hershëm të fëmijëve në tri drejtime – në atë fizik, mendor dhe social – thotë Martin dhe shton: Kjo ndodh në saje të shumë lojërave dhe dëfrimeve dhe me muzikë të kompozuar posaçërisht për këtë qëllim në qendër. Të gjitha “mësimet” e fëmijëve i përgjigjen një plani të rreptë mësimor dhe kanë një temë që ndryshohet çdo javë. Aftësitë që duhet t’i përvetësojnë fëmijët gjithashtu ndryshohen. Kështu ata mësojnë shumë, duke luajtur njëri me tjetrin”.
Ndërkaq, Martini mësoi se kompania, e cila i ka krijuar këto qendra, kërkon tregje të reja dhe mundësi të reja për t’u zgjeruar. Ai vendosi të kandidojë dhe arriti t’i bindë pronarët se pikërisht ai është njeriu, i cili mund ta zhvillojë projektin e tyre te ne. Kështu Martin Petrov nëpërmjet Franchising-ut e çoi kompaninë amerikane në Bullgari dhe e zbuloi misionin e vet të ri në jetë – t’i ndihmojë fëmijët, kështu qe ata të bëhen anëtarë të denjë të shoqërisë, sepse pikërisht fëmijët janë e ardhmja e saj.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personal
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..