Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoqëritë, të cilat investojnë në arsim tani do të jetojnë më mirë në të ardhmen

Një konferencë ndërkombëtare në Sofje tregon ndërvarësinë mes biznesit dhe arsimit

БНР Новини
Foto: capital.bg

Tema për arsimin shpesh gjen vend në emisionet e lajmeve dhe gjithmonë provokon diskutime dhe mendime të ndryshme. Mirëpo një gjë gjithmonë pranohet nga të gjithë pjesëmarrësit në këto diskutime – se ka nevojë për më shumë investime në fushën e arsimit. Ky është përfundimi i gazetarëve pas çeljes së konferencës së shtatë ndërkombëtare, kushtuar arsimit dhe biznesit. Kureshtar është fakti se ajo u zhvillua në formën e emisionit të drejtpërdrejtë televiziv. Nisma ishte përkrahur nga shumë partnerë dhe sponsorë dhe secili prej tyre shtoi nga diçka të re ndaj temës. Para publikut të gjerë televiziv dhe para pjesëmarrësve në sallë sivjet u shtrua një çështje globale, e cila do të bëhet gjithnjë e më aktuale në të ardhmen dhe e cila do t’i prekë të gjitha sferat e biznesit. Bëhet fjalë për njohuritë digjitale dhe në fushën e mediave të shoqërisë sonë. Teknologjitë ndryshohen shpejt dhe nuk është larg koha, kur robotët do t’i zëvendësojnë njerëzit në profesionet, të cilat nuk kërkojnë kualifikim të lartë dhe njohuri të posaçme. Sipas mendimit të përbashkët të pjesëmarrësve në konferencë pikërisht arsimi do të jetë lënda më e rëndësishme në të ardhmen, sepse bota shpejt ecën përpara dhe është me rëndësi që njeriu të jetë “krahë për krahë me kohën teknologjike” gjatë tërë jetës së tij.

Ndër pjesëmarrësit në këtë konferencë kishte ambasadorë dhe përfaqësues të institucioneve të huaja në Bullgari, menaxherë në kompani të njohura dhe njerëz të rinj të diplomuar në Bullgari apo jashtë shtetit, që sapo fillojnë karrierën e tyre në shkencë apo në biznes. Petër Andronov është ndër përfaqësuesit e sferës së bankave te ne. Është një njeri pragmatik, i cili kupton sa i rëndësishëm është roli i arsimit për suksesin e biznesit sot dhe në të ardhmen. Ai nënvizoi se ka nevojë për diskutime të tilla, të cilat i bashkojnë pozitat e arsimit dhe biznesit. Sipas fjalëve të tij bota zhvillohet shpejt dhe ofron modele të zhdërvjellëta të arsimit, mirëpo praktika e mësimit në Bullgari “vazhdon të lëvizet për inerci në drejtimin e kundërt”.

СнимкаNë çfarë arsim duhet të investojmë kështu, që të jemi të përgatitur për të ardhmen? Të gjitha raportet botërore, kushtuar profesioneve të së ardhmes, tregojnë se një pjesë e madhe e veprimtarive që janë lidhur me punë fizike do të zbatohen nga robotët. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë shumë vende pune janë zënë nga robotët. Raportet tregojnë gjithashtu se profesionet, të cilët nuk mund t’i zbatojë intelekti artificial, janë ato të lidhura me punë intelektuale dhe me emocione. Kudo shpjegohet se do të ketë profesione të reja dhe sistemi i arsimit duhet të ndryshohet dhe të adaptohet në mënyrë të re. Diçka tjetër është me rëndësi – shtetet, të cilat nuk investojnë në arsim nuk do ta kenë përgatitjen e duhur për të ardhmen. Në to në 84% prej vendeve të punës do të mund të punojnë robotë. Shoqëritë, të cilat që tani fillojnë të investojnë në arsimin e llojit të ri do t’i përballojnë këto sfida më lehtë, do të jetojnë më mirë dhe do të kenë  standard më të lartë të jetesës. Një aspekt tjetër i çështjes sipas analizatorëve është se në të ardhmen njerëzit do të jenë detyruar të arsimohen gjatë tërë jetës së tyre, jo vetëm në 20 vitet e para. Një pjesë e nismave korporative të bankave janë drejtuar te dijet në fushën e financave dhe ne investojmë në to. Megjithëse është i vogël, ky është kontributi ynë ndaj përpjekjeve të përbashkëta për zhvillimin dhe modernizimin e arsimit.

Arsimi është një sistem, i cili ka lidhje të drejtpërdrejtë me të ardhmen. Puna mbi sistemin bullgar të arsimit ka të bëjë me revolucionet teknologjike dhe evolucionet shpirtërore” – tha Denica Saçeva, Zëvendësministrja e arsimit. Ajo shpalli një iniciativë të re të Ministrisë së saj për mbledhjen e të gjitha ideve për përkrahjen e arsimit. Një portal i specializuar i internetit do t’i popullarizojë këto ide dhe shoqëria do të mund të informohet për zbatimin e propozimeve në praktikë. Programet e biznesit që kanë provuar efikasitetin e tyre do të marrin përkrahjen e Ministrisë dhe do të bëhen kombëtare.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD