Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Turqia qëllon përjashtijmin e “elementeve terroriste”

Foto: BGNES

Pas takimit trepalësh në Soçi të Rusisë të liderëve shtetërorë të Rusisë, Turqisë dhe Iranit – Vlladimir Putin, Rexhep Erdogan dhe Hasan Rohani, Presidenti Erdogan shpalli se Turqia i jep prioritet përjashtimit të “elementeve terroriste”  nga procesi i zgjidhjes së problemeve në Siri. Sipas tij këto elemente janë struktura politike dhe ajo ushtarake e kurdëve sirianë. Në Soçi presidentët u morën vesh për thirrjen e Kongresit Kombëtar të Sirisë për dialog si hapi i parë për vendosjen e një dialogu bashkues në shtet, ku po zhvillohen veprime luftarake. Presidenti Putin e përshëndeti rolin special, të cilin Erdogani dhe Rohani kanë luajtur në procesin paqësor në Astana, të zhvilluar paralelisht me negociatat politike për Siri në Gjenevë. 


Athina aktualizoi prognozat e saj për rritjen ekonomike gjatë 2018-ës

Foto: BGNES

Qeveria në Greqi shpalli se pret se gjatë vitit 2018 ekonomia e shtetit do të shënojë një rritje 2,5%, e cila është një përmirësim i konsiderueshëm në krahasim me prognozën e mëparshme për 0,1%. Qeveria parashikon një tepricë buxhetore prej 3,8% prej Produktit të Brendshëm Bruto pa pagimet e borxhit, po të pasur parasysh se qëllimi i vendosur nga kreditorët është 3,5%. Sipas Ministrisë së Financave në Athinë Greqia po ndodhet në fillimin e një periudhe të re të qëndrueshmërisë ekonomike dhe qëllimi kryesor tani është rikthimi i shtetit në tregjet botërore të kapitalit. 


Kryeministri maqedonas për herë të parë e vizitoi zyrtarisht Serbinë

Foto: @predsednikrs

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev bisedoi në Beograd me Presidentin Aleksandër Vuçiç dhe me Kryeministren Bërnabiç, në kuadrin e vizitës së tij të parë zyrtare atje që kur u bë kryeministër. U bë e qartë se marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve kanë një potencial të madh të thellimit. U nënvizua se Maqedonia dhe Serbia kanë shumë interesa të përbashkëta në fushën e sigurisë dhe në sferën e mirëqenies ekonomike dhe sociale të qytetarëve, kështu edhe në shumë nisma regjionale. U pohua gatishmëria për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit.


Ratko Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm

Foto: BGNES

Tribunali ndërkombëtar i Hagës për Ish-Jugosllavinë dënoi ish-kreun ushtarak serb Ratko Mlladiç me burgim të përjetshëm, pasi e shpalli atë fajtor për krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krime lufte – të gjitha ato të kryera gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Ish-Jugosllavinë gjatë viteve 1992-1995. Atëherë vdiqën 100 mijë veta, 2,2 miliona u larguan nga shtëpitë e tyre. Dënimi u shpall në mungesën e të pandehurit, sepse pak para kësaj ai u largua nga salla e gjyqit në një pikë pasi ndërpreu seancën duke u bërtitur gjyqtarëve. Procesi kundër “kasapit nga Bosnja” vazhdon tashmë 4 vjet dhe është një nga çështjet më të rëndësishme për krime lufte në Evropë pas Tribunalit në Nurmberg pas Luftës së Dytë Botërore. 


Kryeministri i Kosovës kërkon arbitrazh ndërkombëtar për demarkacionin

Foto: BGNES

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj shpalli se varianti i tanishëm i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi nuk është i mirë dhe shprehu shpresë se Prishtina dhe Podgorica do të dakordohen për arbitrazh ndërkombëtar për konfirmimin e kufirit. Sipas Haradinajit “Vizioni i tanishëm i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk do të marrë shumicë të dy të tretave në Parlamentin e Kosovës. Kjo e hap rrugën për arbitrazh ndërkombëtar apo negociata për marrëveshje të re me Malin e Zi”.


Ish-Kryeministri i Maqedonisë ka pasur 34 llogari bankare

Foto: BGNES

Prokurorja e Posaçme e Maqedonisë Katica Janeva shpalli se ish kryeministri i shteti dhe lideri i partisë VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski është titullar i 35 llogarive bankare. 20 prej tyre janë në denarë dhe shuma e përbashkët në to është 10 miliona denarë (163 mijë euro). 14 llogaritë e tjera janë në euro dhe në to Gruevski disponon me 46 727 euro. Më herët gjatë kësaj jave u bë e qartë se Nikolla Gruevski është pronar i një ndërtese të madhe në Antverpen të Belgjikës me vlerë 7 miliona euro. Ai zotëron gjithashtu shtëpi në bregdetin kroat të Adriatikut. Po zhvillohen hetime në lidhje me disa çështje gjyqësore kundër Ish-Kryeministrit dhe tashmë 5 muaj pasaporta e tij ndërkombëtare është sekuestruar. Pas një pyetjeje në Prokurorinë e Posaçme, që vazhdoi dy orë, ai deklaroi se çështjet gjyqësore kundër tij janë ilegale dhe qëllimi i tyre është devijimi i vëmendjes publike nga problemet e qeverisjes së sotme.

Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD