Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Klimenti i Ohrid mbron popullin bullgar dhe synimin e tij për arsim

БНР Новини
Kisha e rimëkëmbur “Shën Pantalejmon” në Ohër, ku ruhen lipsanet e Shenjtorit Klimenti i Ohrid

Më 25 nëntor shkolla më e vjetër e lartë në Bullgari – Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” shënon ditën e patronit dhe mbrojtësit të vet qiellor – Shën Klimenti i Ohrid. Në kishën e vogël “Shën Klimenti i Ohrid” të Fakultetit të Teologjisë do të kryhet një liturgji solemne festive, gjë pas së cilës do të zhvillohet një parakalim festiv deri te monumenti i Shenjtorit Klimenti i Ohrid, ku do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora. Në Aulën e Universitetit do të mbahet një kremtim akademik i kushtuar festës së patronit të Universitetit. Ky do të jetë edhe kulmi i programit të Ditëve kushtuara Shën Klimentit të Ohrid, që mbahen gjatë tërë muajit nëntor.

Shën Klimenti i Ohrid – afresku mbi qelq në Aulën e Universitetit të SofjesNë vitin e largët 1902 Këshilli Akademik e caktoi 25 nëntorin, Ditën e Shën Klimentit të Ohrid, festë të Universitetit. Për popullin ky shenjtor mishëron synimin ndaj arsimimit dhe diturisë. Festat e para kushtuar Klimentit të Ohrit u organizuan në vitin 1916 në Ohër, pra aty, ku ky arsimtar krijoi Shkollën Letrare të Ohrid. Në këtë qytet Shën Klimenti ndërtoi disa kisha dhe manastire, arsimoi mijëra klerikë bullgarë dhe shkroi dhjetëra fjalime lavdëruese për të gjitha festat më të mëdha dhe më të rëndësishme të krishtere. Prapë në vitin 1916 në lidhje me 1000 vjetorin e vdekjes së Shen Klimentit, shkencëtarë bullgarë realizuan studimet e para të jetës dhe veprës së tij në Serbi dhe Rusi.

Shën Klimenti i Ohrid është nxënës dhe pasardhës i vëllezërve Kirill dhe Metodij – krijuesit e shkrimit sllav. Mbrojtës i parë i veprës iluministe të Klimentit u bë princi Boris I, i cili pagëzoi popullin bullgar në fenë e krishtere dhe pranoi dhe filloi përhapjen e shkrimit sllav në trojet bullgare. Ai i siguroi Klimentit strehim pas dështimit të misionit të tij në Moravinë e Madhe. Princi Boris i dhuroi atij prona dhe i siguroi kushte të mira për punë në kufijtë e Bullgarisë. Mirëpo, vepra iluministe dhe fetare e Shën Klimentit arriti apogjeun në kohën e mbretit Simeon të Madhërishmit, i cili sundonte Shtetin e Parë Bullgarë në periudhën e viteve 893 – 927. Pikërisht mbreti Simeon e shuguroi “peshkop të parë të gjuhës bullgare”. Në atë periudhë Klimenti ishte ekzark i Maqedonisë dhe i Krahinës së malit Rodopa të Bullgarisë Jugore.

Klimenti u nda nga jeta në vitin 916. Letrar dhe mësues, përhapës i shkrimit sllav në Mesjetë, Klimenti i Ohrid edhe më sot respektohet nga të gjithë bullgarët. Ai ndihmoi jo vetëm për afirmimin e shkrimit, për arsimimin e mijëra nxënësve dhe të krishterëve, por edhe për përhapjen dhe konsolidimin e fesë së krishtere në Bullgari, për afirmimin e bullgarëve si komb me shkrim dhe kulturë të vet.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: bg.wikipedia.org


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD