Më 25 nëntor shkolla më e vjetër e lartë në Bullgari – Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” shënon ditën e patronit dhe mbrojtësit të vet qiellor – Shën Klimenti i Ohrid. Në kishën e vogël “Shën Klimenti i Ohrid” të Fakultetit të Teologjisë do të kryhet një liturgji solemne festive, gjë pas së cilës do të zhvillohet një parakalim festiv deri te monumenti i Shenjtorit Klimenti i Ohrid, ku do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora. Në Aulën e Universitetit do të mbahet një kremtim akademik i kushtuar festës së patronit të Universitetit. Ky do të jetë edhe kulmi i programit të Ditëve kushtuara Shën Klimentit të Ohrid, që mbahen gjatë tërë muajit nëntor.
Në vitin e largët 1902 Këshilli Akademik e caktoi 25 nëntorin, Ditën e Shën Klimentit të Ohrid, festë të Universitetit. Për popullin ky shenjtor mishëron synimin ndaj arsimimit dhe diturisë. Festat e para kushtuar Klimentit të Ohrit u organizuan në vitin 1916 në Ohër, pra aty, ku ky arsimtar krijoi Shkollën Letrare të Ohrid. Në këtë qytet Shën Klimenti ndërtoi disa kisha dhe manastire, arsimoi mijëra klerikë bullgarë dhe shkroi dhjetëra fjalime lavdëruese për të gjitha festat më të mëdha dhe më të rëndësishme të krishtere. Prapë në vitin 1916 në lidhje me 1000 vjetorin e vdekjes së Shen Klimentit, shkencëtarë bullgarë realizuan studimet e para të jetës dhe veprës së tij në Serbi dhe Rusi.
Shën Klimenti i Ohrid është nxënës dhe pasardhës i vëllezërve Kirill dhe Metodij – krijuesit e shkrimit sllav. Mbrojtës i parë i veprës iluministe të Klimentit u bë princi Boris I, i cili pagëzoi popullin bullgar në fenë e krishtere dhe pranoi dhe filloi përhapjen e shkrimit sllav në trojet bullgare. Ai i siguroi Klimentit strehim pas dështimit të misionit të tij në Moravinë e Madhe. Princi Boris i dhuroi atij prona dhe i siguroi kushte të mira për punë në kufijtë e Bullgarisë. Mirëpo, vepra iluministe dhe fetare e Shën Klimentit arriti apogjeun në kohën e mbretit Simeon të Madhërishmit, i cili sundonte Shtetin e Parë Bullgarë në periudhën e viteve 893 – 927. Pikërisht mbreti Simeon e shuguroi “peshkop të parë të gjuhës bullgare”. Në atë periudhë Klimenti ishte ekzark i Maqedonisë dhe i Krahinës së malit Rodopa të Bullgarisë Jugore.
Klimenti u nda nga jeta në vitin 916. Letrar dhe mësues, përhapës i shkrimit sllav në Mesjetë, Klimenti i Ohrid edhe më sot respektohet nga të gjithë bullgarët. Ai ndihmoi jo vetëm për afirmimin e shkrimit, për arsimimin e mijëra nxënësve dhe të krishterëve, por edhe për përhapjen dhe konsolidimin e fesë së krishtere në Bullgari, për afirmimin e bullgarëve si komb me shkrim dhe kulturë të vet.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: bg.wikipedia.orgPas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..