Pas koncerteve në vend dhe në disa shtete evropiane në fillim të vitit 2018, “Misteri i zërave bullgarë” ka në plan të nxjerrë një album të ri. Kori i njohur u themelua para 65 vitesh me ide të kryeredaktorit të ekipit “Muzikë Popullore” të Radios Kombëtare Bullgare Georgi Bojaxhiev. Në vitin 1975 në treg doli disku i parë me incizime të korit, producent i të cilit ishte Marsell Selie. Albumi “Misteri i zërave bullgarë” e vuri fillimin e një serie të suksesshme me po këtë titull. Ndoshta për këtë arsye në vitin 1997 kori popullor i grave u emërua po ashtu. Sipas producentes ekzekutive të albumit të ri Boyana Bounkova në albumin e ri do të kemi mundësi të dëgjojmë një stil të ri të interpretimit.
Boyana Bounkova mësoi drejtësi në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Pas kësaj vazhdoi arsimin edhe në Britaninë e madhe dhe në SHBA-në. Specializoi drejtësi prej autori. Pothuajse dhjetë vjet banon në Kaliforni, ku punon si avokate. Paralelisht themeloi dhe udhëheq zyrën bullgare e një kompanie të pavarur të producentëve. Që kur ishte fëmijë në qytetin e lindjes Kërxhali mësonte violinë dhe bënte pjesë në një orkestër fëmijësh me tela. Si të gjithë, ashtu edhe ajo është e mahnitur nga interpretimet e korit “Misteri i zërave bullgarë”. Dhe pasi shumë miq të saj e pyesnin pse nuk mund të gjejnë incizime të tyre, te ajo lindi ideja për incizimin e një albumi të ri.
Soliste në të do të jetë këngëtarja australiane Lisa Xherard – kompozitore e muzikës së filmave. Ajo u bë mbajtje e çmimit “Globi i Artë” për muzikën e filmit “Gladiator”. Në albumin e korit të famëshëm popullor bullgar merr pjesë edhe bullgari SkilleR – kampion botëror i stilit “bijtboks”, dhe perkusionisti gjerman David Kuckhermann, i cili prej vitesh punon me Lisa Xherard.
„Petër Dundakovi është një kompozitor i ri me përvojë në muzikën klasike korale dhe të orkestrave. Para kohe kompozonte edhe në fushën e muzikës pop. Prandaj i drejtova atij lutje të krijojë vepra për korin e famshëm, me qëllim që muzika e korit të qëndrojë më afër brezit të ri – rrëfen Boyana Bounkova. – Në ShBA-në ka njerëz të cilët janë me mbresa të mrekullueshme nga “Misteri i zërave bullgarë”. Para kohe desha të dërgoj në Bullgari një pako. Vajza që punonte në zyrë, kur dëgjoi se jam nga Bullgaria më tha se është e pasionuar pas këngëve të korit “Misteri i zërave bullgarë”. Prandaj mendoj se ka një potencial i madh për zgjerimin e auditorit jo vetëm në ShBA-në, por edhe në vendet e Evropës. Pikërisht këtë qëllim përpiqemi të arrijmë me projektin e ri. Përveç soliste Lisa Xherard është edhe bashkautore e disa këngëve. Ftuam edhe kompozitorin irlandez Jules Maxwell. Disa prej veprave janë prej autori, të tjera u janë të bazuar kryeveprave folklorike. Kori këndon në shoqërim të veglave të ndryshme, gjë që është novitet dhe ndryshon tingëllimin e zakonshëm. Prezantuam repertorin e ri në dy koncerte të mëdha në qytetet Sofje dhe Plovdiv, pas kësaj në Belgjikë, Holandë dhe Itali. Vitin e ardhshëm pasi albumi do të dalë në tregun muzikor planifikojmë të bëjmë një turne në Evropë.“
Këngët shoqërohen nga ekzekutuesit e njohur – Petër Millanov (kitarë), Hristina Beleva (gadullka), Kostandin Gençev (fyell), Dimitër Karamfillov (kontrabas). Producent muzikor i projektit është kompozitori Petër Dundakov. Në fillim të dhjetorit do të përhapet edhe kënga e parë “Pora Sotunda” si dhe një video pranë saj. Është e vështirë të thuhet, se çfarë do të thotë kjo, sepse ky fjalëformim është i krijuar nga Lisa Xherard në gjuhën e menduar prej saj. Si do të tingëllojë tërë albumi do të dëgjojmë muajin mars të vitit të ardhshëm, kur ai do të jetë në tregun muzikor.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Neli Kurteva
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..
Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..
Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..