“Koncerti i është kushtuar Sinatrës dhe rolit të tij në Vegas në fillim të viteve 60 të shekullit të kaluar – thotë Vasill Petrov. – Në atë kohë shou biznesi u ringjall, kurse personat kryesorë ishin Sinatra dhe kompania e tij The Rat Pack, ose banda “Minjtë”, siç i quanin - Dean Martin, Sammy Davis Jr., Peter Lawford and Joey Bishop. Ata ishin njëkohësisht komikë, valltarë, aktorë, këngëtarë...Në të njëjtën kohë corps de ballet u përfshi në shou. Në spektaklin tonë gjithashtu ka balet. Posaçërisht për shfaqjen tonë do të marrë pjesë si solist Bruce Johnson nga SHBA-ja – një miku im, i cili ka një bas bariton të jashtëzakonshëm. Bashkë me të do të paraqitim një arie të Ol' Man River – një prej mjuzikëllave të parë të Jerome David Kern dhe Oscar II Hammerstein II. Në skenë do të jenë gjithashtu Vesella Boneva, Hilda Kazasjan, Valeria Stojanova. Ka gjithashtu një këngë drejtuar Las Veagist etj. Me këtë koncert desha ta tërheqë vëmendjen e publikut ndaj një periudhe të mrekullueshme në historinë e shou biznesit.”
Nga Vasill Petrovi mësuam disa prej titujve në program. Ndër ta kuptohet janë këngët – emblemë të Francis Sinatrës - "My way", "Fly me to the moon", "Come fly with me", "Something stupid", "New York, New York" … si dhe shumë të tjera – nga swing-u përmes baladave xhaz e gjer te bossa nova. Koreografët e baletit janë Stanisllava Goçeva dhe Ani Gançeva, regjisorë të spektaklit – Rumen Grigorov dhe Aleks Bornaz.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..
Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..
Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..
“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë...
Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit..
Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe..