Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vasill Petrov dhe Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare në spektaklin SINATRA: VEGAS

Foto: BGNES

Vasill Petrov dhe Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Antoni Donçev prezantojnë programin e tyre të ri. Spektakli është më 4 dhjetor në sallën Nr. 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës dhe rikrijon atmosferën e kabaresë në “Qytetin e Engjëjve” gjatë shekullit të kaluar. Ideja për këtë koncert lindi para dy vitesh, kur bota shënoi një shekull të lindjes së Francis Albert Sinatrës. Që atëherë Margarita Tosheva, producentja e koncertit, ëndërronte për një shou të stilit të “Las Vegasit të hershëm”. Nuk është i rastit fakti se në qendër të aktivitetit është Vasill Petrov, me emrin “Frank Sinatra Bullgar”.

Koncerti i është kushtuar Sinatrës dhe rolit të tij në Vegas në fillim të viteve 60 të shekullit të kaluar – thotë Vasill Petrov. – Në atë kohë shou biznesi u ringjall, kurse personat kryesorë ishin Sinatra dhe kompania e tij The Rat Pack, ose banda “Minjtë”, siç i quanin - Dean Martin, Sammy Davis Jr., Peter Lawford and Joey Bishop. Ata ishin njëkohësisht komikë, valltarë, aktorë, këngëtarë...Në të njëjtën kohë corps de ballet u përfshi në shou. Në spektaklin tonë gjithashtu ka balet. Posaçërisht për shfaqjen tonë do të marrë pjesë si solist Bruce Johnson nga SHBA-ja – një miku im, i cili ka një bas bariton të jashtëzakonshëm. Bashkë me të do të paraqitim një arie të Ol' Man River – një prej mjuzikëllave të parë të Jerome David Kern dhe Oscar II Hammerstein II. Në skenë do të jenë gjithashtu Vesella Boneva, Hilda Kazasjan, Valeria Stojanova. Ka gjithashtu një këngë drejtuar Las Veagist etj. Me këtë koncert desha ta tërheqë vëmendjen e publikut ndaj një periudhe të mrekullueshme në historinë e shou biznesit.

Nga Vasill Petrovi mësuam disa prej titujve në program. Ndër ta kuptohet janë këngët – emblemë të Francis Sinatrës - "My way", "Fly me to the moon", "Come fly with me", "Something stupid", "New York, New York" … si dhe shumë të tjera – nga swing-u përmes baladave xhaz e gjer te bossa nova. Koreografët e baletit janë Stanisllava Goçeva dhe Ani Gançeva, regjisorë të spektaklit – Rumen Grigorov dhe Aleks Bornaz. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi MOLEC dhe "Nuk ka rëndësi"

Grupi MOLEC vazhdon të emocionojë fansat e tij me projekte dhe shfaqje të shumta në Bullgari dhe jashtë saj. Vetëm pak ditë më parë, një nga grupet më të suksesshme bashkëkohore bullgare u kthye nga Londra - destinacioni i fundit i turneut të tyre..

botuar më 24-04-29 7.45.PD

Koncert i Korit të Dhomës së Sofjes "Vasill Arnaudov"

Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..

botuar më 24-04-25 8.10.PD

“Përralla" e grupit P.I.F. me një version të ri

Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..

botuar më 24-04-24 8.10.PD