Biblioteka kombëtare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” u bë mikpritëse e prezantimit të një libri të ri historik, kushtuar lavdisë së ushtarëve bullgarë nga Mesjeta deri në Luftën e Dytë Botërore. Autorët e tij janë tre të rinj – një politolog, një jurist dhe një student në specialitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ata janë bashkuar nga dashuria ndaj historisë. Periudha e përfshirë në libër është shumë e gjerë dhe është studiuar edhe nga pikëpamja e fakteve historike, edhe nga ajo e legjendave për personalitetet dhe ngjarjet të treguara brez pas brezit. Ivomir Kolev, Martin Çorbaxhijski dhe Vlladisllav Karagjeorgjiev kanë punuar mbi librin “Lavdia e ushtarëve bullgarë” në vazhdim të nëntë muajve.
Pse vendosën ta botojnë atë, na tregon Ivomir Kolev:
“Na motivoi fakti se shpesh spekulohet me nocionin e lavdisë së ushtarëve bullgarë. Dëshirojmë ta tregojmë atë ashtu, siç është në të vërtetë. Dhe ta restaurojmë lidhjen e thyer mes personalitetit të ushtarit bullgar dhe trimërisë së treguar nga ai në fushën e luftës. Të prezantojmë ushtarin bullgar, duke kuptuar motivacionin e tij për t’i kryer të gjitha këto akte të trimërisë së papërsëritur.”
Dëshira e autorëve është ta ringjallin kujtimin për njerëzit, të cilët kanë flijuar jetën e tyre për paqen dhe lirinë e Bullgarisë, dhe të tregojnë se emrat e tyre nuk janë vetëm një listë e gjatë – pas secilit emri qëndrojnë të paktën disa fate njerëzish, shpresa dhe pritje. Shembulli i dhënë nga Ivomiri është me jetën e vojvodës së quajtur “mbrojtësi i malit të Rodopeve”:
“Kureshtar është fati i vojvodës Momçill. Për të kemi dëgjuar, sepse për të ka shumë legjenda dhe këngë popullore, mirëpo imazhi historik ndryshohet shumë nga personi legjendar. Bëhet fjalë për një person, dëshira e të cilit ka qenë që të bëhej sundimtar i pavarur. Nganjëherë ka luftuar edhe kundër bullgarëve dhe interesante, sipas meje, është se gjatë betejës së tij të fundit, në të cilën është mposhtur nga turqit dhe bizantinët e bashkuar, ai ka luftuar kundër një pasardhësi të largët të mbretit bullgar Asen, i cili në atë kohë ka qenë pjesë e ushtrisë bizantine. Vojvoda Momçill ka qenë një personalitet i nderuar, siç nga miqtë, kështu edhe nga armiqtë e tij për shkak të pozitës së fortë që e ka pasur.”
Momçill ndryshohet nga përfytyrimi idealist për një hero bullgar, sepse e ka përdorur dobësinë e Perandorisë Bizantine duke u bërë një kërcënim i madh për qytetarët e saj me bastisjet dhe grabitjet e tij. Prandaj Perandori u detyrua t’i bëjë atë vojvodën e një rajoni të madh në malin e Rodopeve. Kështu nga një grabitës, ai u bë mbrojtës i njerëzve atje.
Një pjesë e librit “Lavdia e ushtarëve bullgarë” u është kushtuar sukseseve të ushtarëve tanë pas Çlirimit. Lufta ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë (1885-86), veprimet e armatosura për çlirimin e Maqedonisë dhe pjesëmarrja e shtetit tonë në Luftërat e ashtuquajtura Ballkanike (Lufta e Parë Ballkanike – 1912 -1913, dhe Lufta e dytë Ballkanike në pjesën e dytë të vitit 1913) kanë lënë gjurma të thella në historinë tonë të re. Historianët akoma nuk kanë arritur unanim në vlerësimin e këtyre ngjarjeve, shpesh rreth tyre provokohen diskutime dhe mosmarrëveshje. Duke lexuar këto rreshta në librin “Lavdia e ushtarëve bullgarë” ne për herë të radhës kemi mundësi t’i rishikojmë informacionet, me të cilat disponojmë dhe t’i nxjerrim mësimet tona, sepse “një komb, i cili nuk e njeh historinë e tij është dënuar ta përsërisë atë”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...