Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liderët e Ballkanit Perëndimor diskutojnë në Sofje integrimin evropian të rajonit

| rinovuar më 17-12-07 2.25.MD
Foto: BGNES

Kryeministri Bojko Borisov dhe drejtoresha e përgjithshme ekzekutive të Bankës Botërore Kristalina Georgieva hapën në Sofje një forum, me të cilin vihet fillimi i nismës në përkrahje të integrimit rajonal të Ballkanit Perëndimor. Ndër pjesëmarrësit janë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç, kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, të Maqedonisë Zoran Zaev, të Serbisë Ana Bërnabiç, si dhe zëvendës kryeministri dhe ministër i tregtisë së jashtme dhe marrëdhënieve ekonomike të Bosnje e Hercegovinës Mirko Sharoviç. Në forum merr pjesë edhe komisionari i politikës evropiane të fqinjësisë dhe të aderimit Johanes Han. Në qendrën e vëmendjes janë mundësitë për shpejtimin e integrimit evropian të rajonit dhe realizimi i projekteve të përbashkëta infrastrukturore, siç është një nga prioritetet e Presidencës bullgare të Këshillit të BE-së. Para të pranishmëve kryeministri Bojko Borisov tha, se në Ballkan të gjithë duhet të jenë si gishtërinjtë e duarve – sepse nuk ka rëndësi se kush sa i madh është, pasi me më shumë vlerë është që të jemi të bashkuar. Kemi shansin e rrallë t’u sigurojmë kolegëve në Bruksel, se sjellim urtësi, jo probleme, theksoi zoti Borisov. Drejtoresha ekzekutive e Bankës Botërore Kristalina Georgieva nga ana e vet theksoi, se takimi ka një detyrë të qartë dhe konkret – të përqendrohet me seriozitet mbi lidhjet transportuese dhe potencialin e sektorit IT në rajon. Ajo tha, se Banka Botërore është gati të financojë projekte për tregti dhe transport në rajonin e Ballkan Perëndimor në përmasë deri në 200 milion dollarë. Komisionari evropian Jonahes Han tha, se fillon një vit frytdhënës për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Për zhvillimin e proceseve të integrimit të Ballkanit Perëndimor u shpallën liderët e tyre. Në diskutimin e tij para forumit presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha, se regjioni nuk ka qenë në pozitë më të mirë se sa tani për forcimin e proceseve integruese në BE-në. Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev theksoi domosdoshmërinë e bashkimit të ekonomive kombëtare të Ballkanit Perëndimor për përfshirjen e tyre në tregje të tjera. Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç siguroi, se vendi i saj përkrah përpjekjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë për integrimin evropian. Presidenti malazez bëri apel që procesi i aderimit të regjionit me BE-në të përshpejtohet. Pjesëmarrësit u bashkuan rreth tezës, se me zhvillimin e infrastrukturës dhe me ndërtimin e korridoreve transevropiane 8 dhe 10, lidhjet me BE-në do të thellohen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 8 majin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 14°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Në mesditë dhe pasdite në shumë vende do të ketë reshje shiu me bubullima. Ka kushte breshëri. Reshjet do..

botuar më 24-05-07 7.05.MD
Rosica Mateva

Përgatitjet për zgjedhjet po ecin normalisht

“Përgatitja për zgjedhjet 2 në 1 po shkon normalisht dhe në kohë”. Kështu ka deklaruar nënkryetarja dhe zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rosica Mateva. Sot skadon afati për fshirjen e regjistrimeve të partive dhe koalicioneve. Më 8..

botuar më 24-05-07 4.46.MD

Bullgaria do të furnizojë pajisje për restaurimin e sektorit energjetik të Ukrainës

Ministria bullgare e Energjisë është e gatshme ta ndihmojë Ukrainën të rivendosë sistemin e saj elektrik, i cili u dëmtua nga veprimet ushtarake të Rusisë. Kështu tha ministri në detyrë i energjisë, Vladimir Malinov, në një video-konferencë me homologun..

botuar më 24-05-07 3.56.MD