Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liderët e Ballkanit Perëndimor diskutojnë në Sofje integrimin evropian të rajonit

| rinovuar më 17-12-07 2.25.MD
Foto: BGNES

Kryeministri Bojko Borisov dhe drejtoresha e përgjithshme ekzekutive të Bankës Botërore Kristalina Georgieva hapën në Sofje një forum, me të cilin vihet fillimi i nismës në përkrahje të integrimit rajonal të Ballkanit Perëndimor. Ndër pjesëmarrësit janë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç, kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, të Maqedonisë Zoran Zaev, të Serbisë Ana Bërnabiç, si dhe zëvendës kryeministri dhe ministër i tregtisë së jashtme dhe marrëdhënieve ekonomike të Bosnje e Hercegovinës Mirko Sharoviç. Në forum merr pjesë edhe komisionari i politikës evropiane të fqinjësisë dhe të aderimit Johanes Han. Në qendrën e vëmendjes janë mundësitë për shpejtimin e integrimit evropian të rajonit dhe realizimi i projekteve të përbashkëta infrastrukturore, siç është një nga prioritetet e Presidencës bullgare të Këshillit të BE-së. Para të pranishmëve kryeministri Bojko Borisov tha, se në Ballkan të gjithë duhet të jenë si gishtërinjtë e duarve – sepse nuk ka rëndësi se kush sa i madh është, pasi me më shumë vlerë është që të jemi të bashkuar. Kemi shansin e rrallë t’u sigurojmë kolegëve në Bruksel, se sjellim urtësi, jo probleme, theksoi zoti Borisov. Drejtoresha ekzekutive e Bankës Botërore Kristalina Georgieva nga ana e vet theksoi, se takimi ka një detyrë të qartë dhe konkret – të përqendrohet me seriozitet mbi lidhjet transportuese dhe potencialin e sektorit IT në rajon. Ajo tha, se Banka Botërore është gati të financojë projekte për tregti dhe transport në rajonin e Ballkan Perëndimor në përmasë deri në 200 milion dollarë. Komisionari evropian Jonahes Han tha, se fillon një vit frytdhënës për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Për zhvillimin e proceseve të integrimit të Ballkanit Perëndimor u shpallën liderët e tyre. Në diskutimin e tij para forumit presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha, se regjioni nuk ka qenë në pozitë më të mirë se sa tani për forcimin e proceseve integruese në BE-në. Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev theksoi domosdoshmërinë e bashkimit të ekonomive kombëtare të Ballkanit Perëndimor për përfshirjen e tyre në tregje të tjera. Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç siguroi, se vendi i saj përkrah përpjekjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë për integrimin evropian. Presidenti malazez bëri apel që procesi i aderimit të regjionit me BE-në të përshpejtohet. Pjesëmarrësit u bashkuan rreth tezës, se me zhvillimin e infrastrukturës dhe me ndërtimin e korridoreve transevropiane 8 dhe 10, lidhjet me BE-në do të thellohen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 7 majin

E marta do të jetë kryesisht me diell. Pasdite kryesisht në zonat malore do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende me reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët nga jug-jugperëndimi, e cila në fushën e Danubit do të zhvendoset..

botuar më 24-05-06 6.40.MD

Po i marrim F-16-ët e parë në fillim të vitit të ardhshëm

Avionët e parë luftarakë F-16 do të mbërrijnë në fillim të vitit 2025, tha për BNT ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Në vjeshtë, pilotët bullgarë do të trajnohen në Shtetet e Bashkuara se si t’i drejtojnë avionët. Gjithashtu vitin e..

botuar më 24-05-06 4.03.MD

Dita e trimërisë u festua me bekim të flamujve të betejës

Në sheshin e kryeqytetit “Shën Aleksandër Nevski” Presidenti dhe Komandanti Suprem Rumen Radev pranojë gradën e nderit të njësive përfaqësuese të ushtrisë dhe vendosi kurorë me lule para Monumentit të Luftëtarit të Panjohur. Më pas u zhvillua..

botuar më 24-05-06 12.31.MD