Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjeje Bullgarin në Viber

БНР Новини
Foto: ilovebulgaria.eu

Ministria e Turizmit u siguroi turistëve një mundësi të re të zbulojnë Bullgarinë. Shërbimi i parë bullgar në kërkuesin Viber u bë i mundshëm në sajë të bashkëpunimit të ministrisë me portalin internet IloveBulgaria.

Një nga qëllimet e projektit Viber chat extension sipas ministres së turizmit Nikolina Angellkova është popullarizimi i destinacioneve turistike, edhe për bullgarët. Secili, që shfrytëzon programin për bisedime dhe njoftime falas Viber mund të zbulojë aplikacionin “Unë e dua Bullgarinë” dhe të mësojë diçka të re për vendin. Aktualisht IloveBulgaria përfshin më se 5 000 fenomene turistike, edhe 100 Objektet Turistike Kombëtare. Ka edhe një kod QR, i cili me skanim me celular, siguron informacion të hollësishëm për monumentin e kërkuar. Me çdo skanim përdoruesi grumbullon pika për çmim. Aktualisht po punohet edhe mbi video të 100 Objekteve Turistike Kombëtare dhe mbi përkthimin e informacionit në 12 gjuhë. Pritet, që kjo të bëhet fakt verën e ardhshme.

Sipas të dhënave të fundit përdoruesit e Viber-it tejkalojnë 900 milion veta. Vetëm në vendin tonë ata janë mbi 3.5 milion. Statistika tregon, se pjesa dërmuese e turistëve planifikojnë pushimet e tyre mbi bazë të rekomandimeve të lexuara online, ndërsa 8 nga 10 udhëtues preferojnë që vet të mendojnë itinerarin e tyre. IloveBulgaria ka më se 40 mijë lexues në rrjetet sociale, ndërsa akseset janë më se 2 milion. Kështu që aplikacioni është një mundësi për popullarizimin e Bullgarisë nëpërmjet marketingut digjital, nga i cili vendi do të përfitojë gjithnjë e më shumë. Lidhur me këtë ministrja Angellkova shpjegon:

Vitet e fundit shfrytëzimi i internetit për turizëm u rrit me afro 10 për qind. Më se 37 për qind prej përdoruesve të shërbimeve mobile bëjnë rezervacionet e tyre për pushim nëpërmjet tyre. Kjo vjen të sugjerojë me sa rëndësi është interneti dhe shërbimet mobile.

Foto: BTA

Menaxheri i përgjithshëm i Viber-it për Evropën Qendrore dhe Lindore Atanas Rajkov shpjegoi pse është me aq rëndësi që vendi të reklamohet në hapësirën digjitale:

Me më shumë rëndësi është, se vëmendja e konsumatorëve të shërbimeve mobile gjithnjë e më shumë riorientohet nga rrjetet sociale te aplikacionet për komunikim si Viber. Kjo për arsye se në këtë mënyrë sigurohet mundësi që njerëzit të diskutojnë planet e tyre në grupe. Më se 90 për qind prej konsumatorëve shfrytëzojnë aplikacionin për njoftime të shkruara. Njerëzit planifikojnë paraprakisht se ku të shkojnë dhe çfarë vende të frekuentojnë. Dhe kjo realizohet më shpesh në hapësirën digjitale.

IloveBulgaria është sajti i parë bullgar, i cili ka partneritet me kompaninë, ndërsa logoja e tij është krahas atij të Youtube-s dhe platformës botërore për rezervacione të hoteleve Booking.com. Kështu Bullgaria u bë shteti i pare në botë me aplikacion special, i cili prezanton shërbimet e saj turistike në Viber.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga Arbanasi

Në gjurmët e shqiptarëve në rezervatin arkitekturor Arbanasi

Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe kishat mesjetare, njëra prej të cilave quhet "Lindja e Krishtit". Kishat e Arbanasit janë objekte..

botuar më 24-12-27 9.05.PD
Foto: Dr. Georgi Gerxhikov, Traventuria

Bullgaria është ndër destinacionet TOP për vëzhgimin e shpendëve në Evropë

Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..

botuar më 24-12-19 7.20.PD

Nga një përrallë dimërore deri në brigjet ekzotike – pik i udhëtimeve për festat e fundvitit

Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..

botuar më 24-12-17 7.20.PD