Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Libri “Kampi i Përqendrimit Belene 1949-1987” – pasqyra e masakrave të komunizmit

БНР Новини
Foto: budnaera.com

СнимкаKohët e fundit nga shtypi doli një libër bazuar dokumenteve dhe dëshmive personale të atyre njerëzve, jeta e të cilëve vite me radhë ka kaluar në ishullin “Belene”, ishullin i cili e vrau njeriun e lirë. Autori Borisllav Skoçev në vazhidm të dhjetë viteve studionte arkivat bullgare dhe të huaja, për të paraqitur një studim të tërësishëm të strukturës dhe të masakrave në kampin më të madh komunist të përqendrimit.

Librin e prezanton Hristo Hristovi – një studiues tjetër i regjimit komunist, i cili tek ne me ligj u shpall kriminal.

Autorin e librit “Kampi i Përqendrimit Belene 1949-1987” Borisllav Skoçev i njohim nga sajti i tij “Dekomunizimi” – platforma e parë online kushtuar kapërcimit të varësive të së kaluarës totalitare. Ai nuk është as historian, as gazetar, ai është prej atyre njerëzve, të cilët përfshihen në nismat e shoqërisë civile.

Në libër autori zbulon shkaqet politike për krijimin e këtij kampi të përqendrimit – çfarë njerëz burgoseshin aty, puna e detyrueshme, mënyra e jetesës, ndëshkimet, provat për ikje, pushkatimet.

Foto: BGNESKampi u krijua me vendim sekret të Këshillit të Ministrave më 27 prill të vitit 1949 – vazhdon Hristo Hristovi. – Doemos partia komuniste nuk mendoi asgjë të re përveç të kopjojë sistemin sovjetik ndëshkimor represiv kundër njerëzve që mendouan ndryshe GULAG. Një fakt interesant, është se në atë kohë Belene ishte një fshat, dhe siç theksohet në dokumentet e arkivave të Sigurimit Shtetëror, aty nuk pritej ndonjë problem për shkak të popullsisë katolike dhe ndikimit të vogël të Partisë Komuniste Bullgare. Krahas kësaj edhe veçimi i këtij ishulli kishte një përparësi, sepse ideja ishte që aty të transferohen të gjithë të burgosurit në kampet e tjera të përqendrimit. Kampi “Belene” ekzistonte në mënyrë aktive deri në vitin 1953. Në të u burgosën përafërsisht 15 mijë veta. Kjo shifër nuk është aq e vogël për Bullgarinë, duke marrë parasysh se nga 18 deri në 30 mijë janë të vrarët ose të zhdukurit pa lënë gjurmë muajit e parë të terrorit komunist dhe 10 mijë të tjerë u dënuan nga i ashtuquajturi Gjyq Popullor.“

Gjatë tërë ekzistencës administrata e kampit ushtronte terror moral, fizik dhe psikik mbi të burgosurit – duke filluar nga privimi i ushqimit deri te qitja pa paralajmërim. Ato të vërteta të fshehura krahas thënieve për “jetën e qetë dhe të sigurt në kohën e socializmit” janë shkak, që njerëzit me pozitë aktive prej qytetari të bëjnë ashtu që të mos harrohen krimet e komunizmit. Krahas kësaj ata insistojnë për një mësimdhënie të historisë iu mbështetur fakteve. Lidhur me këtë bashkëbiseduesi Hristo Hristov thekson:

Historianët i kanë borxh shoqërisë, sepse pikërisht ata janë njerëzit të cilët duhet të arsimojnë. Libri i Borsillav Skoçevit është sinjifikative në këtë drejtim. Ai nuk është historian për nga profesioni, por është i angazhuar me idenë, që të mos harrohen krimet e komunizmit dhe të dihet të vërteta.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD