Tek ne Shën Spiridoni konsiderohet përkrahës i artizanëve - i mjeshtërve-këpucëtarë, bakërxhinjve etj., festojnë po kështu rrobaqepësit, endësit e kështu me radhë. Pavarësisht se çdo një esnaf e ka shenjtorin e vet mbrojtës,12 dhjetori akoma nga periudha e Rilindjes është i njohur si Dita e Mjeshtërve. Krahas gëzimeve dhe humorit, në këtë ditë është zhvilluar dhe provim për marrjen e diplomës së mjeshtërisë. Përse është e rëndësishme që të vazhdojmë traditat në artizanat dhe cili është vendi i prodhimeve, të krijuara me ndihmën e teknologjive të vjetra në kohën e sotme moderne, tregon Marieta Nedkova:
“Ato formojnë një individualitet tek njeriu, flasin për karakterin, stilin dhe mënyrën e tij të jetesës, për kuptimet e tij estetike. Një aksesor i punuar me dorë ndaj veshjes ose ndonjë send nga jeta e ndryshon pamjen, më në veçanti kur është e punuar posaçërisht. E dimë se, sendet e punuara me dorë bëhen prej materialeve të forta, praktikisht janë të përjetshme dhe trashëgohen brez pas brezi. Në atë të cilën e ka punuar mjeshtri me duart e veta, ai ka futur aty jo vetëm këmbëngulje dhe mjeshtëri, por dhe shpirt dhe njohje për traditën në përpunimin e materialit."
Marieta zotëron dy zanate. Përpunimin artistik të lëkurës e ka përvetësuar nga babai i vet. Si mjeshtre e tekstilit artistik është e njohur për njohuritë e veta të thelluara për tekstilin jo të përpunuar - "pllëstite". Zotëron teknologjitë e vjetra jo vetëm të këtij zanati të lashtë. Ajo end në lloje të ndryshme veglash. Ajo është mes njerëzve të pakët , të cilët jo vetëm se mundin të endin, por përgatit modele të ornamenteve – më e vështira në këtë art të lashtë të aplikimit.
"Endja e lëkurave është një mjeshtëri, e cila pothuajse është zhdukur - sqaron ajo. Një aktivitet i cili kërkon shumë kohë, por ai i cili vendos ta praktikojë, ndeshet me problematikën, e cila zhvillon të menduarit krijues dhe në hapësirë. Kjo teknikë është e përshtatshme për punishtet e aplikimit të fëmijëve, si dhe për demonstrime. Në festival është e vështirë të tregosh një vegël të vërtetë për endje, kurse për endjen e lëkurës janë të domosdoshme vetëm katër pllaka me vrima në të katër cepat dhe penj. Praktika e lashtë ka ekzistuar kudo nëpër botë, tek ne mbase ka ardhur nga Azia. Është paraqitur në një kohë me veglat e para vertikale me pesha /shekulli i 6 dhe i 5/. Që atëherë ka artefakte të tilla. Dhe sot e kësaj dite popujt aziatikë përdorin shirita prej tekstili, të thurura me ndihmën e koreve. Sa më shumë pllaka përdoren kaq më e ndërlikuar dhe e pasur është pëlhura e formuar. Për shembull faraoni egjiptian Ramzes i 2 është i varrosur me një brez, të punuar me mbi 300 kore, me shumë ngjyra, përfshi dhe fije të arta, gjë e cila është një arritje e madhe. Të paktë janë njerëzit tek ne, të cilët e zotërojnë këtë teknikë, kurse ajo mund të praktikohet lehtë kudo. Në internet mund të gjendet një informacion në gjuhën angleze, disa me shumë sukses mësohen të endin, por nuk e përvetësojnë teknikën e vërtetë dhe nuk mundin të lexojnë dhe të krijojnë modele të reja."
Çfarë përdorimi gjejnë sot këto teknika të vjetra, kur bile dhe këngëtarët popullor dhe valltarët janë drejtuar drejt variantit të stilizuar të kostumit tradicional folklorik. Gjërat ndryshojnë, konsumatorët e zakonshëm të prodhimeve të artizanatit po kështu.
"Prandaj ekzistojnë njerëz, të cilët bëjnë restaurime historike dhe porosisin kopje të sendeve etnografike - tregon Marieta. Këto janë klubet e ndryshme dhe bashkimet e rinisë. Ata mundohen të përjetojnë jetën e njerëzve të lashtë. Për ta kam punuar restaurime prej lëkure, por tek "pllëstet" është më e vështirë. Teknika e vjetër përdor cilësinë e leshit që të ngushtohet gjatë larjes. Për të marrim të dhëna nga gravurat e lashta, ikonat. Në Bullgari nuk ka prodhime të gjetura të lashta, përmenden në letërsi, por nuk e di sesi janë dukur. Gjatë gërmimeve të një kodrine në Altaj janë gjendur sende të punuara përpara afro 4 000 vjetëve. Kodrina është e vjedhur shumë shpejt pas varrimit, gjatë së cilës në të ka hyrë ujë dhe "pllëstët" kanë ngrirë. Në këtë frigorifer natyror ato janë ruajtur deri në ditët tona. Drejt kësaj teknike të aplikimit drejtohet si artizanalët, kështu dhe piktorët profesional të cilët gjejnë një fushë interesante për tu paraqitur."
Krahas zanateve artistike Marieta në mënyrë të palodhshme jep mësim të zanateve të veta. E ftojnë në shkolla të ndryshme në të gjithë vendin, ajo mund të tërheqë vëmendjen e njerëzve në çdo moshë dhe të krijojë interes ndaj punës me duar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personalSecila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë..