Akademia Kombëtare Sportive mbushi 75 vjet. Jubileu u shënua me disa veprimtari, ndër të cilat edhe një Kongres Ndërkombëtar Shkencor dhe një koncert. Ky përvjetor është një arsye të kthehemi prapa në historinë e themelimit të kësaj shkolle. Të shumta janë faktet të njohura dhe të panjohura për këtë shkollë të lartë sportive. Më shumë hollësi sjell rektori profesor Penço Geshev:
“Në vitin 1942 me Dekret të Mbretit u themelua Shkolla e Lartë Shtetërore për Edukim Trupor. Në vitin 1947 me Ligjin për Arsimin e Lartë emri u ndryshua dhe u bë Shkolla e Lartë e Kulturës Fizike. Në vitin 1953 u u vendos që ky është Instituti i Lartë i Kulturës Fizike me emrin e Gjergj Dimitrovit. Në vitin 1995 u bë Akademia Kombëtare Sportive, ndërsa në vitin 1999 mori emrin e tanishëm Akademia Kombëtare Sportive “Vasill Levski”. Në fillim shkolla kishte katër katedra dhe 92 studentë – 77 vajza dhe 15 djem.”
Në se do t’i bëjmë një analize asaj periudhe krijimi i një institucioni i ri arsimor ishte një hap largpamës dhe i guximshëm nga ana e pushtetarëve. Ai tregon se ata ishin burrë shtetas të vërtetë, sepse megjithëqë vendi ishte në prag të luftës, ata menduan për të ardhmen e brezave. Vendimi për themelimin e shkollës së lartë sportive u bë fakt pas debateve të ashpra tremujore në Kuvendin Popullor. Rol kryesor për përkrahjen e kësaj ideje luajti Mbreti Boris III.
Shkolla e Lartë Sportive u inaugurua më 15 nëntor të vitit 1942 në aulën e Universitetit të Sofjes, dhe vite me radhë nuk dispononte godinë dhe bazë të vet materiale. Trajnimet e studentëve zhvilloheshin në sajë të bashkëpunimit të akademisë me organizatat sportive tek ne, të cilat siguruan sallat dhe stadiumet e tyre sportive për përgatitjen e studentëve dhe për garat e tyre. Në vitin 1948 pas një takimi të studentëve me kryeministrin Gjergj Dimitorv, Shkolla e Lartë e Kulturës Fizike mori leje të shfrytëzojë godinën e Kolegjit Katolik të Vajzave “Shën Mëria” në Sofje. Në vitin 1995 përfundoi ndërtimi i rektoratit të akademisë.
Përveç së kaluarës çdo institucion ka të tanishmen dhe të ardhmen e vet. Lidhur me këtë profesori Geshev thekson:
“Aktualisht tek ne mësojnë 3500 studentë dhe kemi 250 profesorë. Kishte kohë, kur interesi i të huajve të mësojnë në akademinë tonë ishte i madh. Sidomos te specialiteti kineziterapia. Tani tek ne mësojnë 250 të huaj kryesisht nga Greqia, Qiproja dhe Turqia. Vitet e fundit shihet një interes të theksuar ndaj doktoratave tona, sidomos nga ana e Turqisë. Që prej një viti shfaqin interes të mësojnë në akademinë tonë edhe nga Kazakistani. Kemi 150 doktorantë. Qëllimi ynë është të përgatitim specialistë të mirë.”
Një dëshmi për arsimin e mirë që siguron Akademia janë dhjetëra sportistët mbajtës të medaljeve, të cilët e përhapin lavdinë e vendit anë e mbanë botës.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..
Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..
Valentina Dimitrova me kohën 41 minuta e 12 sekonda fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Biatlonit për vajza. Në pushimoren dimërore..